Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Shqipëria po i paketon, Italia në hall: Ja tre bosët shqiptarë që na fshihen në Dubai

    27.02.2026

    1 mln euro në furgon, zbardhet dëshmia e policit

    27.02.2026

    Zhvatën 36 mln euro e prona qytetarëve, SPAK edhe 5 muaj kohë për plotësim hetimi

    27.02.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    TETE Albania shtyp minatorët, i detyron të mohojnë grevën

    Nga InfoNews29.11.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Më datë 8 tetor 2025, minatorët e Spaçit nisën protestën dhe më pas grevën, jashtë ambienteve të kompanisë turke ‘Tete Albania Tunnel and Mining’, për të kërkuar të drejtat e tyre të mohuara, ku përfshihej kontrata kolektive dhe rritja e pagave. Ndërkohë në muajin gusht ata ishin anëtarësuar pranë Konfederatës së Sindikalistëve Shqiptarë, duke formuar kështu Sindikatën e Minatorëve.

    Mirëpo kompania turke jo vetëm që nuk e njeh sindikatën e krijuar, por nuk pranon as kërkesat e minatorëve. Si ndërmjetës në këtë proces janë futur edhe përfaqësues nga Ministria e Ekonomisë dhe Inspektorati i Punës, por deri më tani nuk është gjetur asnjë zgjidhje.

    Më datë 7 nëntor ‘Piranjat’ ishin në minierën e Spaçit ku kërkuan një takim me përfaqësues të kompanisë lidhur me problematikën e krijuar, por nuk u bë e mundur.

    Takimin me përfaqësues turk ‘Piranjat’ e kërkuan edhe në zyrat qendrore të kompanisë, por sërish nuk u bë e mundur. Ndaj grupi i xhirimit udhëtoi sërish në Spaç. Minatorët vijojnë grevën, në temperatura vërtet të ulëta, në pritje të shtrirjes së dorës së dialogut nga kompania dhe shteti shqiptar.

    ‘Asnjë strukturë nuk ka ardhur këtu’, thotë Albert Bushpreni, ish-përgjegjës turni për pjesën e nëntokës.

    ‘Çfarë presim ne prej kompanisë turke, në një kohë kur nuk kemi përfaqësi nga shteti?’, shprehet Lekë Gjergji, zjarrmëtar.

    ‘Ne po bëjmë 46 ditë që jemi në grevë dhe nuk kemi folur me asnjë përfaqësues të kompanisë që nga data 8 që kemi dal këtu’, shton Kastriot Prenga, me profesion fadromist.

    Ai thotë se nga 60 grevistë, sot kanë mbetur rreth 55, pasi pjesa tjetër është larguar duke rinisur punën, për shkak të pamundësisë ekonomike. Mirëpo dokumentet që ata kanë firmosur, janë tërësisht në kundërshtim me Kodin e Punës, dhe jashtëçdo norme morali të një punonjësi profesionist.

    Bëhet fjalë për dy fletë, të formësuara në vetën e parë, por të përpiluara nga juristët e firmës ‘Tete Albania’.

    Njëra është kërkesë, me anë të së cilës, nëse e firmosin, punonjësit e rikthyer janë të detyruar të pranojnë se nuk janë paraqitur në punë për shkak të grevës, dhe se ata vetë kanë patur dëshirë të paraqiten, sepse janë shumë të kënaqur me kushtet e punës atje, por e kanë patur të pamundur për shkak të trysnisë dhe paragjykimit nga kolegët e tjerë.

    Madje ata vetë duhet të pranojnë se greva ishte e paligjshme. Për sa i takon ligjshmërisë së grevës, e kemi bërë të qartë me dokumente. Lidhur me trysninë, nëse do të ndiheshin të tillë minatorët do vijonin ende protestën jashtë dëshirës së tyre. Ndërsa për kushtet e mira të punës brenda firmës ‘Tete Albania’ dhe vlerësimin që u bën kjo e fundit, flasin vetë minatorët.

    ‘Vjen drejtori, tash 2 muaj, mos të ndalet 5 minuta me punëtorin. Thua se ne jemi skllevërit e atij. Nuk na trajtojnë mirë. Ai punëtori turk trajtohet 3-fish me punëtorin shqiptar. Ne jemi në të njëjtin vend, e njëjta punë, ai merr shumë shpërblime. Ka shumë disnivele me turkun’, thotë Tonin Përkeqi, me profesion sondist.

    Ata thonë se diferencat e pagave të tyre me ato të punonjësve turq, për të njëjtat pozicione pune janë shumë të mëdha.

    ‘Një xhumbist shqiptar, për 26 ditë pune, 1.670.000, kurse një xhumbist turk, 3.150.000, pra i bie 2-fish’, deklaron zjarrmëtari Lekë Gjergji.
    ‘Një fadromist turk merr 3.750.000, ndërsa unë rreth 1.2 milionë lekë’, shton fadromisti Gjovalin Nikolli.

    Minatorët deklarojnë se edhe në raste aksidentesh në punë, nuk kanë gjetur mbështetjen e kompanisë.

    ‘Unë para 4 muajsh pësova aksident në minierë. Nuk më mbajti spitali i Rrëshenit dhe më nisën për Tiranë. Edhe doktori i kompanisë më la aty dhe iku. U interesova pas pak kohësh për raportet, shkova te sigurimet, pyes aty për emrin dhe më thanë nuk figuroj. Po pse nuk figuroj? Më tha ‘Nuk është regjistruar si aksident në punë’. I marr ata të kompanisë në telefon, më thanë ‘Do ta bisedojmë këtë punë gradualisht, por mos fol për këtë gjë’’, deklaron Gjon Simoni.

    Krahas asaj që firma e quan kërkesë, ka përpiluar edhe një dokument tjetër, ‘Deklaratë Personale’, me anë të së cilës i detyron minatorët të lidhin një kontratë të re pune dhe duke hedhur firmën e zezë mbi fletën e bardhë, ata duhet të pranojnë se heqin dorë në mënyrë të pakushtëzuar, në të tashmen dhe në të ardhmen, për të ndjekur procedura administrative apo ligjore lidhur me ndërprerjen e punës nga ana e kompanisë.

    Mirëpo nuk mbaron me kaq, sepse kompania ka menduar edhe për ditët e grevës. Pas firmosjes së këtij dokumenti, me pikën 4 punonjësi është i detyruar të pranojë se nuk do të ngrejë asnjë padi dhe nuk do të pretendojë asnjë dëmshpërblim që lidhet me mungesën e tij në punë përpara këtij ripunësimi.

    ‘Na takon për të filluar fillestar. Duhet të mbledhim letër në Prokurori, letër te Spitali, të gjitha, të fillojmë edhe njëherë nga e para. të takon të shkosh te siguria, të marrin në testim ata. Duke e patur kontratën, këta thonë ‘Jo, kjo e para të iki’. Si ta firmos atë letër unë?’, thotë Erjon Tusha, me profesion fadromist.

    Minatorët shprehen të gatshëm për të vijuar grevën deri në plotësimin e kërkesave të tyre, ndërsa ‘Piranjat’ kërkuan sërish takim me përfaqësues të kompanisë, por ata u shmangën me pretekstin se përkthyesit nuk ndodheshin në zyrë dhe se administratori me origjinë turke nuk mund të komunikojë anglisht. /Piranjat

    i detyron të mohojnë grevën Tete albania TETE Albania shtyp minatorët
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Shqipëria po i paketon, Italia në hall: Ja tre bosët shqiptarë që na fshihen në Dubai

    27.02.2026
    Aktualitet

    1 mln euro në furgon, zbardhet dëshmia e policit

    27.02.2026
    Aktualitet

    Zhvatën 36 mln euro e prona qytetarëve, SPAK edhe 5 muaj kohë për plotësim hetimi

    27.02.2026
    Aktualitet

    Durim Bami: Kam hasmit në burg…më çoni në Fushë Krujë

    27.02.2026
    Aktualitet

    Ligji i minierave/ Spak: Samir Mane e bleu me vila! Kryemadhi shfajsohet: E firmosi edhe Edi Rama

    27.02.2026
    Aktualitet

    Ndryshime në polici! Kush e merr Krujën, Pogradecin etj…

    27.02.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Shqipëria po i paketon, Italia në hall: Ja tre bosët shqiptarë që na fshihen në Dubai

    27.02.2026

    1 mln euro në furgon, zbardhet dëshmia e policit

    27.02.2026

    Zhvatën 36 mln euro e prona qytetarëve, SPAK edhe 5 muaj kohë për plotësim hetimi

    27.02.2026

    Durim Bami: Kam hasmit në burg…më çoni në Fushë Krujë

    27.02.2026

    Ligji i minierave/ Spak: Samir Mane e bleu me vila! Kryemadhi shfajsohet: E firmosi edhe Edi Rama

    27.02.2026
    Më të lexuarat

    Lidhjet me Ergys Agasin, Orest Sota shet me urgjencë Fortis Beton pas lëvizjeve të SPAK

    Nga InfoNews24.02.20260

    Lidhjet me Ergys Agasin, Orest Sota shet me urgjencë Fortis Beton pas lëvizjeve të SPAK…

    VIDEO/ ANK e Kolajve dhe 2T e Sakove masakruan lumin? Del blof drejtori i ARRSH Ami Kozeli: Ja pasojat e gërryerjes…u shemb edhe hekurudha

    22.02.2026

    Testi për Prokurorinë e Elbasanit! Hetimi për shembjen e rrugës, dy kompanitë dhe provat në terren!

    22.02.2026

    Nuk ndalet SPAK! Këmba këmbës pas AKSHI-t, 25 dëshmi që fundosin Ermal Beqirin, Mirlindën dhe Gys Agasin

    26.02.2026

    1 mln euro për kokën e tij, nga atentatet te armiqësitë me ish deputetin dhe Vis Martinaj/ Kush është Durim Bami

    26.02.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.