Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    DETAJET/ Mori armën doli në rrugë dhe plagosi shokun, si ndodhi ngjarja tragjike te ish sheshi Shqiponja

    24.05.2026

    Audio regjistrimi Nuredin Dumani: Ja pse i tradhëtova shokët…thashë shyqyr që e vranë Lamajn

    24.05.2026

    Si u bë Krymi i Elbasanit “Pendito”/ Flet prokurorja që theu Erion Alibejn

    24.05.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    A po e heton SPAK Albanian Solar Power? Si e fitoi tenderin 80 milion euro punonjësi i Salillarit…

    By InfoNews23.11.2025No Comments
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, theksoi se zv.kryeministrja Belinda Balluku është përfshirë në një aferë tjetër korruptive si ajo me projektin gjigant të fotovoltaikëve.

    Bardhi shton se ky project kushton 80 mln euro dhe sipas tij, përfitues është një punonjës i thjeshtë i kompanisë që e ka marrë përsipër.

    “E pamundur të gjesh një projekt që mban firmën e Belinda Ballukut dhe të jetë në përputhje me ligjin! Pas cdo projekti miliona euro fshihen vetëm afera korruptive apo dyshime serioze për pastrim të parave të pista.

    Belinda Balluku rezulton të ketë shpallur fituese kompaninë Albanian Solar Poëer për një leje gjigande për ndërtimin e centralit gjenerues prej 82 megavatësh të energjisë elektrike fotovoltaike, në fshatin Boçovë të Bashkisë Fier. Ky projekt me vlerë të paktën 80 milionë euro investim, rezulton se ka si përfitues shtetasin Engjëll Agalliu, një punonjës i thjeshtë i kompanisë “Salillari”, që nuk gëzon as kapacitetet teknike dhe as financiare për realizimin e një projekt të tillë.

    Ky është një tjetër rast që dëshmon se Belinda Balluku është zyrtari më i korruptuar në historinë e shtetit shqiptar, pas shefit dhe avokatit të saj Edi Rama.

    I takon Prokurorisë së Posaçme të mbajë përgjegjës për këtë paligjshmëri Belinda Ballukun dhe Edi Ramën, si dhe t’u tregojë shqiptarëve se kush fshihet pas emrit fiktiv të pronarit të kësaj kompanie dhe paratë e kujt po tentohen të pastrohen përmes këtij projekti 80 milion euro.”, tha Bardhi.

    Engjëll Agalliu është një emër i panjohur për publikun dhe biznesin shqiptar, por ai ka marrë në dorëzim një nga projektet më të mëdha të energjisë diellore të dhëna ndonjëherë nga qeveria shqiptare me kompaninë Albania Solar Power .

    Një vit më parë ai themeloi një kompani me vetëm 100 mijë lekë kapital fillestar.

    Sot, ai është përfituesi zyrtar i një leje për ndërtimin e një centrali diellor me kapacitet 82 megavat në Fier, një investim që kërkon minimalisht 80 milionë euro.

    Këshilli i Ministrave, i cili miratoi ndërtimin dhe operimin për 49 vjet të një centrali fotovoltaik në fshatin Boçove të Fierit, në emër të kompanisë Albania Solar Power.

    Aksioneri i vetëm i kësaj kompanie, sipas ekstraktit të QKB-së, është vetë Engjëll Agalliu, një 40-vjeçar i lindur në Terpan të Beratit, pa asnjë histori të mëparshme biznesi apo kapitali të dukshëm.

    Sipas të dhënave zyrtare, kompania Albania Solar Power është themeluar në shkurt të vitit 2024 me një kapital fillestar prej vetëm 100 mijë lekësh.

    Deri në momentin e aplikimit për këtë projekt gjigand energjetik, nuk ka asnjë aktivitet tjetër të deklaruar, as asete të regjistruara, as bilance financiare të publikuara.

    Kjo ngre pikëpyetjen thelbësore: Si mund të marrë një kompani e këtij profili një leje për një investim prej dhjetëra milionë eurosh?

    hetim Salillari SPAK
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Related Posts

    Aktualitet

    DETAJET/ Mori armën doli në rrugë dhe plagosi shokun, si ndodhi ngjarja tragjike te ish sheshi Shqiponja

    24.05.2026
    Aktualitet

    Audio regjistrimi Nuredin Dumani: Ja pse i tradhëtova shokët…thashë shyqyr që e vranë Lamajn

    24.05.2026
    Aktualitet

    Si u bë Krymi i Elbasanit “Pendito”/ Flet prokurorja që theu Erion Alibejn

    24.05.2026
    Aktualitet

    Si duket pas 30 vitesh në arrati vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha

    24.05.2026
    Aktualitet

    Pyetja për SPAK…Daniel Shima i paprekshëm apo i pafajshëm?

    24.05.2026
    Aktualitet

    Kujt po i dhurohen 3.7 milion euro? Farsa e tenderi për fuoristradat e drejtorëve të policisë

    24.05.2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    Të Fundit

    DETAJET/ Mori armën doli në rrugë dhe plagosi shokun, si ndodhi ngjarja tragjike te ish sheshi Shqiponja

    24.05.2026

    Audio regjistrimi Nuredin Dumani: Ja pse i tradhëtova shokët…thashë shyqyr që e vranë Lamajn

    24.05.2026

    Si u bë Krymi i Elbasanit “Pendito”/ Flet prokurorja që theu Erion Alibejn

    24.05.2026

    Si duket pas 30 vitesh në arrati vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha

    24.05.2026

    Pyetja për SPAK…Daniel Shima i paprekshëm apo i pafajshëm?

    24.05.2026
    Më të lexuarat

    Shifrat e AMF/ Eurosig dhe Insig i Kadri Morinaj ulin dëmshpërblime për aksidentet, fitojnë milionat

    By InfoNews22.05.20261

    Shifrat e AMF/ Eurosig dhe Insig i Kadri Morinaj ulin dëmshpërblime për aksidentet, fitojnë milionat…

    SIGAL i Avni Ponarit humbet sërish terren në tregun e dëmeve, pagesat bien me 58.4%

    23.05.2026

    Inceneratori i Tiranës: Apeli i GJKKO ul dënimin e Alqi Bllakos në 2 vite burg!

    20.05.2026

    EKSKLUZIVE/ Goditet skema me Inteligjencë Artificiale! Video Call me Edi Ramën, si u mashtrua drejtori i ndërmarrjes shtetërore: Urgjent 60 mijë euro në Elbasan

    19.05.2026

    SIGMA rrit fitimet, por ul pagesat për dëmet

    22.05.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.