Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Dosja e SPAK: Kompania me humbje që u kthye në ndërtuese të rezidencave luksoze në Hamallaj

    20.06.2026

    Si i pastroi paratë Shpëtim Aliu? Roli i kompanive “Aliu Road House”, “Lalzi Marina Seaside” dhe “Porto Lalzi Villas” në Hamallaj

    20.06.2026

    Arrestohet në USA shqiptari John Alite! Ish-anëtari i mafias Gambino

    20.06.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Zbardhen përgjimet, ish-kreu i ARRSH firmoste transfertat për ‘DAAM shpk’! Motra: Faturat po t’i çoj

    Nga InfoNews20.11.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    TIRANË- Përgjimet nga Dosja e SPAK të Evis Berberit janë zbardhur ditën e sotme. Sipas dosjes, Berberi vepronte si pronar i shoqërisë “DAAM” Shpk dhe kompania e tij ka fituar një pjesë të tenderit të Lotit të 4 të Unazës së Madhe, gjë për të cilën SPAK ka vënën në akuzë edhe Belinda Ballukun.

    Në dosje thuhet se Berberi udhëzon shtetasin Ervis Lami kur dhe si të veprojë me pagesat e tatimeve, në mënyrë që të shmangë gjobat. Gjithashtu ai angazhohet të realizojë transfertat, të cilat i siguron me anë të të motrës, Elektra Berberi e cila punon në bankë.

    Kjo e fundit i thotë se shkresat për firmosje do ja çojë tek shtëpia e mamasë së tij. Ndërkohë që shitja fiktive e kompanisë DAAM shpk sipas përgjimeve të SPAK rezulton të jetë bërë shtetases Brunilda Buli, të cilës Evis Berberi i drejtohet si “Teze”.

    PJESE NGA DOSJA E SPAK:

    Kohë në të cilën shtetasi Evis Berberi bën shitje fiktive të shoqërie së tij, shtetases Brunilda Buli, por nga bisedat vërehet se shtetasi Evis Berberi vepron në cilësinë e pronarit të shoqërisë “DAAM” sh.p.k, pasi ai interesohet dhe informohet për aktivitetin e shoqërisë (për klientët, furnitorët, detyrimet, punonjësit e shoqërisë) si dhe merr vendime për pagesat, faturat, detyrimet si dhe punonjësit e shoqërisë, siç rezulton nga bisedat, si më poshtë:

    Në datën 11.02.2019, në orën 09:33, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetasit Ervis Lami, urdhër pagesën në vlerën 293,913 lekë për tatimin e thjeshtuar mbi fitimin të shoqërisë “DAAM” sh.p.k.

    Në orën 13:27, Evis Berberi: “Mos me harro Tatim fitimin sot se ha gjobe”.
    Në orën 13:27, Ervis Lami: “Atje po iki”.
    Në orën 13:28, shtetasi Evis Berberi: “Thanks”.

    Në lidhje me bisedat e mësipërme, referuar të dhënave bankare të shoqërisë “DAAM” sh.p.k. në bankën Raiffeisen, rezulton se në datën 11.02.2019 (data e komunikimit), nga llogaria bankare e kësaj shoqërie, është kryer pagesa në vlerën 293,093 lekë, në drejtim të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, me përshkrimin “tat i thj mbi fitim janar-dhjetor 2018”.

    Në datën 13.02.2019, në orën 11:40, shtetasi Ervis Lami i dërgon SMS shtetasit Evis Berberi: “Do besh nesër një kërkese për 21 mije € Ne mënyre qe ti thyjm për te bere pagesën?”.

    Në orën 11:40, Evis Berberi: “Ok”.
    Në orën 11:40, Ervis Lami: “Edhe ti fusim ne banke ti kemi gjendje?”.
    Në orën 11:40, shtetasi Evis Berberi: “Ok”.
    Në orën 11:40, Ervis Lami: “Oki”.
    Në orën 11:41, shtetasi Evis Berberi i dërgon sms motrës së tij, shtetases Elektra Berberi (punonjëse e bankës Raiffeisen gjatë kohës së komunikimeve): “Me bej kërkese për 21000 euro nesër”.

    Në orën 11:57-11:58, Elektra Berberi: “Ok Do vish vet?? Se ke një formular pa firme. Apo ta çoj te mami dhe e firmos atje?”.

    Në orën 11:58, Evis Berberi: “Çoje te mami”. Në orën 11:58, Elektra Berberi: “Ok”.

    Më pas në orën 13:13, Elektra Berberi: “Ta bëra rezervimin, deri ne 30,000 euro tërheq kështu qe je ok. Pa komision eshte.”.

    Në orën 13:13, Evis Berberi: “Ok thanks”.
    Në orën 13:16, shtetasi Evis Berberi i dërgon SMS shtetasit Ervis Lami: “E bera kërkesën! Neser I ke gati”.
    Në orën 13:16, Ervis Lami: “Oki shoku”.

    Në datën 25.02.2019, në orën 08:26, shtetasi Ervis Lami i dërgon SMS shtetasit Evis Berberi: “Thuaj pak motres per 30 mijë”.
    Në orën 08:44, shtetasi Evis Berberi: “Ok Transferte?”.
    Në orën 08:44-08:45, Ervis Lami: “Pagese fature pjesore. Do ja nis une me foto faturen”
    Në orën 08:45, Evis Berberi: “Ok?
    Shtetasi Evis Berberi: “Fola”. Coja”.

    Në lidhje me bisedat e mësipërme, referuar të dhënave bankare të shoqërisë “DAAM” sh.p.k në bankën Raiffeisen, rezulton se në datën 25.02.2019 (data e komunikimit), nga llogaria bankare e kësaj shoqërie është kryer pagesa në vlerën 30,000 Euro në drejtim të shoqërisë “PM&A Company” sh.p.k, me përshkrimin “lik pjesor ft 282 d 15/2/19”,

    Në datën 07.03.2019, në orën 09:20, shtetasi Ervis Lami i dërgon SMS shtetasit Evis Berberi:

    “Mirmengjes. Me duhet nje firme e Brunildes. Me foto. Dhe passëordi emailit Daam”.
    Në orën 09:29, shtetasi Evis Berberi i dërgon SMS shtetases Brunilda Buli: “Teze me bej një foto firmës tende dhe ma nis!
    Ne Ëhat app 09:31, shtetasja Brunilda Buli dërgon një fotografi, në të cilën vërehen katër shënime në dukje! Ta falsifikoj pak “.

    DAAM DAAM shpk ish-kreu i ARRSH firmoste transfertat për ‘DAAM shpk’! Motra: Faturat po t’i çoj Zbardhen përgjimet
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Dosja e SPAK: Kompania me humbje që u kthye në ndërtuese të rezidencave luksoze në Hamallaj

    20.06.2026
    Aktualitet

    Si i pastroi paratë Shpëtim Aliu? Roli i kompanive “Aliu Road House”, “Lalzi Marina Seaside” dhe “Porto Lalzi Villas” në Hamallaj

    20.06.2026
    Aktualitet

    Arrestohet në USA shqiptari John Alite! Ish-anëtari i mafias Gambino

    20.06.2026
    Aktualitet

    E pa dëgjuar në Shqipëri! Si u kap Ilir Shtufi? I nisi agjentit të BKH vendndodhjen: Jam në Selanik…

    19.06.2026
    Aktualitet

    SPAK kontrolle tek biznesmeni Dodë Doçi dhe kompania e Vilave ‘Lura’ në Lalz

    19.06.2026
    Aktualitet

    Skema e pronave në Zvërnec? Dokumentet lidhin vendimet në favor të Artur Shehut me përfitimet e Alaudin Malajt

    19.06.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Dosja e SPAK: Kompania me humbje që u kthye në ndërtuese të rezidencave luksoze në Hamallaj

    20.06.2026

    Si i pastroi paratë Shpëtim Aliu? Roli i kompanive “Aliu Road House”, “Lalzi Marina Seaside” dhe “Porto Lalzi Villas” në Hamallaj

    20.06.2026

    Arrestohet në USA shqiptari John Alite! Ish-anëtari i mafias Gambino

    20.06.2026

    E pa dëgjuar në Shqipëri! Si u kap Ilir Shtufi? I nisi agjentit të BKH vendndodhjen: Jam në Selanik…

    19.06.2026

    SPAK kontrolle tek biznesmeni Dodë Doçi dhe kompania e Vilave ‘Lura’ në Lalz

    19.06.2026
    Më të lexuarat

    Plagosi dy persona! Pranga Ylli Muratit, vëllait të Fation Muratit

    Nga InfoNews17.06.20260

    DVP Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Udhëkryqi”. I kërkuar për plagosje të dyfishtë, me mjet prerës,…

    45-vjeçari që u gjet i vdekur në Mirditë dyshohet si autor i vrasjes së Anton Kelit

    15.06.2026

    U kujtohet sherrin në Palasë? Kush janë vëllezërit Koçeku që drejtojnë trafikun e drogës

    12.06.2026

    Tiranë/ Efektivi i policisë i jep fund jetës me armën e shërbimit

    14.06.2026

    Gol në Austri! Goditen dy Call Center-a mashtrues pranë ‘Liqenit të Thatë’ në Tiranë

    16.06.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.