Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    SPAK rrëmon te KADASTRA! Skandale që pritet të trondisin vendin…a do vihet drejtësia në vend?

    23.12.2025

    Ikën italianë, francezë dhe grekë, por vijnë turqit! Por kush është banka Ziraat, skandale në Gjermani dhe SHBA

    23.12.2025

    Shteti digjital në duart e krimit! Lidhja e Gys Agasit me klanin Çopja

    23.12.2025
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Dyshime për pastrim parash, një kompani fantazmë blen Arena Casino nga Albstar, kush fshihet pas Lake Horizont LLC?

    Nga InfoNews18.11.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Arena Casino, kazinoja që gjendet në Stadiumin Kombëtar, Air Albania, operohet nga kompania Space+.

    Deri më sot aksionet e kësaj kazinoje janë zotëruar në masën 99 për qind nga kompania AlbStar e Ismailëve dhe 1 për qind nga një shoqëri e quajtur W-CZ Holdings s.r.o, e lidhur me Bledar Sinanin. Por tani jo më.

    Një kompani guackë e regjistruar në Wyoming të Shteteve të Bashkuara do të jetë pronarja e re e Arena Casino. Transaksioni është njoftuar nga Autoriteti i Konkurrencës përmes një njoftimi zyrtar, ndërkohë që anonimati i blerësit ngre pikëpyetje të mëdha mbi rolin e Autoritetit të Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit në miratimin e shitjes.

    “Pranë Autoritetit të Konkurrencës është protokolluar shkresa nr. 722 prot. i AK, datë 13.08.2025 “Konfirmim i Depozitimit të Dokumenteve”, me të cilën jemi njoftuar në lidhje me transaksionin e propozuar mbi hyrjen e shoqërisë GLG INVESTMENT SHPK tek shoqëria target Space+ SHA nëpërmjet përvetësimit të kuotave të zotëruara nga shoqëria ALB – STAR SHPK, të cilat përfaqësojnë 99% të kapitalit aksionar,” thuhet në njoftimin e Autoritetit të Konkurrencës.

    GLG Investiment është një shoqëri e themeluar nga Gerti Lumani, një shtetas shqiptar që jeton në SHBA, në mars të vitit të kaluar.

    Dyshime për pastrim parash, një kompani fantazmë nga Amerika ble

    Por në fund të vitit të kaluar, Lumani ja shiti shoqërinë GLG Investment për 100 mijë lekë një shoqërie amerikane të quajtur Lake Horizont LLC. Kjo kompani do të jetë pronarja e kazinosë Arena.

    Pronar anonim dhe një rrjet i rëndë skandalesh

    Lake Horizont LLC është një kompani e themeluar në shtetin e Wyomingut në 2 maj të vitit të kaluar me pronar të panjohur. Organizator i saj është një shtetas i lindur në Venezuelë, i quajtur Joselises Maradey, ndërsa agjenti regjistrues quhet Registered Agents Inc., një kompani regjistrimesh e përfshirë në disa skandale të mëdha.

    Dyshime për pastrim parash, një kompani fantazmë nga Amerika ble

    Sipas ligjit amerikan, organizatori është personi që përpilon dokumentat për themelimin e një kompanie, ndërsa agjenti i regjistrimit është ai që merr njoftimet ligjore dhe ato të taksave nga autoritetet. Asnjë nga këta nuk është pronari.

    Registered Agents Inc. është një zyrë regjistrimesh, e cila ka regjistruar më shumë se 260 mijë kompani. Vitin e kaluar zyra e regjistrimit u përfshi në një skandal të rëndë, teksa u pagezua nga mediat amerikane si fabrika e sekreteve.

    Një investigim i revistës Wired gjeti se Registered Agents Inc. përdorte masivisht emra fiktivë për të fshehur pronarët realë të bizneseve që ajo regjistron.

    Dyshime për pastrim parash, një kompani fantazmë nga Amerika ble

    Njëra nga emrat më të famshëm fiktivë ishte ai Riley Park, një person që nuk ekzistonte, por që figuronte pronarë në dhjetra kompani guacka. Disa ish punonjës të Registered Agents identifikuan të paktën mbi 10 persona fiktivë, të cilët Registered Agents i paraqiste si pronarë kompanish.

    Por nuk mbaron këtu. Po vitin e kaluar, Registered Agents Inc. u përfshi në një tjetër skandal të madh teksa u bëri të mundur agjentëve të Koresë së Veriut të krijonin kompani fiktive në SHBA dhe të fitonin miliona dollarë përmes mashtrimit duke i transferuar në Korenë e Veriut.

    Dyshime për shkelje ligji

    Ligji shqiptar për Lojrat e Fatit ndalon Autoritetin e Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit të liçencojë kazino me pronarë, administrator apo persona në organet drejtuese, të cilët kanë qenë të denuar ose janë në proçes ndjekje penale.

    Kufizimet e forta mbi pronësinë e kazinove lidhen me riskun e lartë që këto subjekte kanë për pastrim parash apo fuqizimin financiar të krimit. Por fakti që pronarët e Lake Horinzont janë anonim hedh dyshime të forta nëse kërkesat ligjore janë respektuar.

    Përtej kësaj, ky është një transaksion me risk të lartë për pastrim parash dhe duhet të jetë automatikisht subjekt verifikimi nga Autoriteti për Parandalimin e Pastrimit të Parave. Shoqëritë e liçencuar si kazino kanë detyrimin të kenë minimalisht një kapital sa 12 milionë euro. Kjo do të thotë se transaksioni për blerjen e Space+ është të paktën në këto përmasa.

    Ligji detyron AMLF të verifikojë burimin e fondeve të kazinove. Por deri më tani nuk dihet se nga kanë ardhur fondet për blerjen e kazinosë Arena.

    Me shumë gjasa pronarët e rinj sekretë të kazinosë së Stadiumit janë shqiptarë. Ashtu si fondet për blerjen e saj janë po nga Shqipëria. Por fakti që ata po fshihen është një indicie e fortë, që autoritetet të verifikojnë se kush po lëviz miliarda në tregun e kumarit. Ndoshta edhe para të pista. /kapitali.al

    Dyshime për pastrim parash kush fshihet pas Lake Horizont LLC? një kompani fantazmë blen Arena Casino nga Albstar
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    SPAK rrëmon te KADASTRA! Skandale që pritet të trondisin vendin…a do vihet drejtësia në vend?

    23.12.2025
    Aktualitet

    Ikën italianë, francezë dhe grekë, por vijnë turqit! Por kush është banka Ziraat, skandale në Gjermani dhe SHBA

    23.12.2025
    Aktualitet

    Shteti digjital në duart e krimit! Lidhja e Gys Agasit me klanin Çopja

    23.12.2025
    Aktualitet

    Jo vetëm çokollata, lekët e shqiptarëve AKSHI i bleu dhe çibukë

    23.12.2025
    Aktualitet

    Nga Thesari i Shtetit tek Policia e Burgjet! Ja 19 tenderat që përfitoi Ergys Agasi

    23.12.2025
    Aktualitet

    10 mln Euro biskota dhe çokollata/ Zbardhet skema tjetër e mashtruesve tek AKSHI

    22.12.2025
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    SPAK rrëmon te KADASTRA! Skandale që pritet të trondisin vendin…a do vihet drejtësia në vend?

    23.12.2025

    Ikën italianë, francezë dhe grekë, por vijnë turqit! Por kush është banka Ziraat, skandale në Gjermani dhe SHBA

    23.12.2025

    Shteti digjital në duart e krimit! Lidhja e Gys Agasit me klanin Çopja

    23.12.2025

    Jo vetëm çokollata, lekët e shqiptarëve AKSHI i bleu dhe çibukë

    23.12.2025

    Nga Thesari i Shtetit tek Policia e Burgjet! Ja 19 tenderat që përfitoi Ergys Agasi

    23.12.2025
    Më të lexuarat

    36 mln €, rrjeti i Darjo Jasharit dhe karremi i SPAK për Gys Agasin

    Nga InfoNews21.12.20250

    Ishte data 28 Maj, 2025, kur SPAK zbuloi se një fabrikë cigaresh në periferi të…

    Nga firma e Dario Jasharit me cigaret tek tenderi 7.6 mln € në AKSHI, si ra në rrjetën e SPAK Gys Agasi

    18.12.2025

    Disinformation networks against the European Integration Process in Albania: resources, narratives and distribution channels

    19.12.2025

    Ikën italianë, francezë dhe grekë, por vijnë turqit! Por kush është banka Ziraat, skandale në Gjermani dhe SHBA

    23.12.2025

    Biznesmenë, policë, zyrtarë e politikanë! Si i filmonte Agasi bashkëpunëtorët tek zyra e Equos Resort

    21.12.2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2025 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.