Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Si në filma! Policia e Elbasanit ndjek makinën plotë me drogë…

    11.02.2026

    Skifer Ponari kërcënon familjen: Më keni 500 mijë euro borxh, dilni nga shtëpia

    11.02.2026

    Bie në rrjetën e SPAK një tjetër kryebashkiak! Dërgohet në gjyqë Gjolek Guci

    11.02.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Zëri i Amerikës: Tregu i sigurimit të automjeteve dhe rritja e çmimeve në kurriz të shqiptarëve

    Nga InfoNews18.11.2025Updated:18.11.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Në Shqipëri që prej 1 janarit të vitit 2025 për afro 900 mijë mjete rrugore do të ketë një mënyrë të re të përllogaritjes së çmimit të sigurimit të detyrueshëm. Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, përmes një rregulloreje ka shtuar disa faktorë risku, që kanë sjellë rritje çmimi të sigurimit të automjeteve që shkon edhe në 20%.

    Sipas Byrosë Shqiptare të Sigurimit, rritja totale është vetëm 3%. Rregullorja që i vjen në ndihmë edhe sigurisë rrugore po shkakton debate në lidhje me disa elementë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Tiranë Mimoza Picari sjell një analizë të detajuar në lidhje me këtë çështje.

    Në Shqipëri mjaft qytetarë janë përballur që prej fillimit të vitit me rritje të çmimit të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve. Dy prej tyre i konfirmuan Zërit të Amerikës se sigurimi i automjetit këtë vit iu kushtoi gati 10 dhe 15 % më shumë se një vit më parë.

    Një ligj i miratuar në vitin 2021 për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit solli një qasje tjetër në këtë fushë duke i lënë hapësirë Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare të përpilojë një rregullore të re në shtator të vitit 2023, që shton ndjeshëm faktorët e riskut, në përllogartjen e primit të sigurimit.

    Më herët merreshin në konsideratë fuqia motorike e autmojetit dhe viti i prodhimit, ndërsa që prej janarit të këtij viti janë shtuar disa faktorë të tjerë risku si mosha e të siguruarit, eksperienca në drejtimin e mjetit motorik, përdorimi i mjetit nga një subjekt apo individ dhe qarku i regjistrimit të mjetit.

    Por rregullorja e re nuk merr në konsideratë të paktën deri në vitin 2026 historikun e dëmit që e ul çmimin për atë që nuk ka kryer shkelje dhe e kundërta për atë që ka kryer shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

    Në përgjigjen me shkrim për Zërin e Amerikës Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare sqaroi se hyrja në fuqi e këtij përkufizimi eshtë shtyrë me qëllim që publiku të njihet me këtë element të ri të parashikimit ligjor.

    “Ky parim është thelbësor pasi individët duhet të kenë mundësinë të njihen me normat ligjore dhe të planifikojnë veprimet e tyre në përputhje me ligjin, i cili duhet të jetë i qartë, i qëndrueshëm dhe i parashikueshëm. Nisur nga ky parim si dhe mundësisë së drejtuesve të mjeteve për ndërgjegjësim dhe disiplinim gjatë përdorimit të mjetit, kjo rregullore nuk ka fuqi prapavepruese përsa i përket “historikut të dëmeve” të ndodhura para hyrjes në fuqi të saj”- sqaron AMF.

    Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare shpjegoi gjithashtu se metodologjia e zbatuar për faktorin e riskut “historiku i dëmeve” ndryshon nga një vend në një vend tjetër në bazë të karakteristikave të tregut të sigurimeve, duke nënvizuar rëndësinë e ekuilibrit financiar të këtij tregu.

    “E rëndësishme është që me zbatimin e këtij faktori të ruhet ekuilibri tekniko-financiar në nivel portofoli për linjën e biznesit ku aplikohet. Përsa i përket tregut të sigurimeve në Shqipëri, portofolit të autoveturave, historiku i dëmeve që merren në konsiderate është deri në tre vite, sikurse përllogaritet me metoda aktuariale dhe i bazuar edhe në rekomandimet e Bankës Botërore” -argumenton AMF.

    Byroja Shqiptare e Sigurimit i konfirmoi Zërit të Amerikës se rritja mesatare e çmimit është 3% në total. Kryetari i Asamblesë së kësaj byroje Kadri Morina tha se prej 3 dekadash çmimet në tregun e sigurimeve thuajse nuk kanë ndryshuar, ndërkohë që sigurimi i shëndetit për mjetet motorike është rritur ndjeshëm që prej vitit 2021. Gjithashtu siç shprehet Z. Morina janë rritur dhe vlerat e dëmeve nga aksidentet gjatë viteve të fundit me gati 40%.

    “Përshembull ju e dini si kanë shkuar çmimet e hekurit, sepse ai përdoret në serviset e makinave. Vetëm niveli i rritjes së dëmeve ka shkuar në 40%. Pjesa kryesore e publikut kanë çmimet aq sa i kanë patur por dhe më të ulëta, kurse kategoritë sipas kubikazhit të makinës, moshës së drejtuesit automjetit, sipas qarqeve, vjetërsisë së makinës, kanë pësuar një trend rritje të vogël, ku i gjithë rritja në tregun e sigurimeve është 3%. Kush ka një makinë të vogël 1500 kubikë i është ulur siguracioni, por një makine me vlerë 400 mijë euro që ka fuqi motorike të lartë i është rritur edhe 20%, por ne flasim për shtresën e gjerë të publikut”- shprehet Z. Morina.

    Tregu i sigurimeve në mjaft raste ka qenë në shënjestër të kritikave se funksionon mbi bazën e marrëveshjeve të ndaluara, ku kompanitë që zotërojnë tregun fiksojnë çmimet duke penguar konkurecën dhe dëmtuar konsumatorin. Një shqetësim të tillë e ndau më Zërin e Amerikës deputeti socialist Erjon Brace.

    -“Po flasim për një treg që funksionin në bazë të një marrëveshje të ndaluar. Autoriteti i Konkurencës në këtë rast është për të garantuar konkurencë efektive në treg që ndodh përmes verifikimeve të vazhdueshme, dhe natyrisht penalizimeve në rastin e marrëveshjeve të ndaluara. AMF në tregun e sigurimeve duhet të garantojë rregulla që sjellin konkurencë. Hyrje, licensime që shtojnë konkurencën”- thotë Z. Braçe

    AMF i pyetur mbi këto shqetësime tha se sipas ligjit nuk është në tagrin e këtij institucioni çështja e konkurrencës së lirë në tregun e sigurimeve, ndërsa Autoriteti i Konkurencës i tha Zërit të Amerikës se gjatë viteve të fundit ka vlerësuar marrëveshjet në tregun e sigurimeve duke dhënë rekomandimet përkatëse kur e ka parë të arsyeshme. Ky institucion sqaron se nuk ka evidentuar problemtika të cilat shtrembërojnë konkurrencën, pasi në të kundërt do të kishte ndërmarrë veprimet përkatëse ligjore. Këto

    tregje mbeten nën monitorim të vazhdueshëm, thotë ky institucion, në përgjigjen me shkrim.

    Nga ana tjetër kryetari Kryetari i Asamblesë së Byrosë Shqiptare të Sigurimit Kadri Morina i rrëzoi aludimet për marrëveshje të ndalara mes kompanive të sigurimit dhe konfirmoi se konkurenca në treg është e fortë.

    “Konkurenca është e tmerrshme si në çdo treg tjetër. Ka raste kur na vjen klienti dhe na thotë – ma ul çmimin dy mijë lekë se ma ka dhënë kompania tjetër më lirë. Është konkurencë, është treg i lirë”- shprehet Z. Morina.

    Zëri Amerikës kreu një vëzhgim në 6 prej 8 kompanive të sigurimit që operojnë në treg. Për të njëjtin automjet çmimi fillestar i ofruar prej tyre varjon nga 205 mijë deri në 216 mijë lekë të vjetra në varësi të kompanive. Megjithatë në negociata kompanitë ofruan ulje nga 5 deri në 16 mijë lekë dhe çmimi zbriti- në tre kompani 200 mijë lekë, në dy 205 mijë, dhe në një tjetër 210 mijë lekë të vjetra.

    Rregullorja e re e Autoritetit të Mbikqyjes Financiare “Për përcaktimin e faktorëve të riskut që përfshihen në përllogaritjen e primit për produktet e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit”, po shoqërohet me mjaft diskutime. Ky është viti i parë i aplikimit ndaj dhe kalkulimet e plota apo ndikimi i saj në sigurinë rrugore, sipas ekspertëve i takojnë së ardhmes.

    Shqipëri tregu i sigurimit të automjeteve dhe rritja e çmimeve
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Si në filma! Policia e Elbasanit ndjek makinën plotë me drogë…

    11.02.2026
    Aktualitet

    Bie në rrjetën e SPAK një tjetër kryebashkiak! Dërgohet në gjyqë Gjolek Guci

    11.02.2026
    Aktualitet

    Dhoma Amerikane: Tenderat e AKSHI-t po mbaten peng nga korrupsioni

    11.02.2026
    Aktualitet

    Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro të ‘bosit’ të njohur, i lidhur me ‘ARMO-n’

    11.02.2026
    Aktualitet

    Kreditë e grabitqarëve që zhvasin shqiptarët! Si u pagua “suksesi” me jetët

    11.02.2026
    Aktualitet

    3 ha tokë publike në Himarë/ Vangjel Tavo dhe Blendi Gonxhe shpallin “investim strategjik” prodhimin e betonit

    11.02.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Si në filma! Policia e Elbasanit ndjek makinën plotë me drogë…

    11.02.2026

    Skifer Ponari kërcënon familjen: Më keni 500 mijë euro borxh, dilni nga shtëpia

    11.02.2026

    Bie në rrjetën e SPAK një tjetër kryebashkiak! Dërgohet në gjyqë Gjolek Guci

    11.02.2026

    Dhoma Amerikane: Tenderat e AKSHI-t po mbaten peng nga korrupsioni

    11.02.2026

    Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro të ‘bosit’ të njohur, i lidhur me ‘ARMO-n’

    11.02.2026
    Më të lexuarat

    Ngrihu Ermal Beqiri, ulu Gerond Meçe! Kush po i vjedh fondet publike tek AKSHI

    Nga InfoNews10.02.20260

    Ngrihu Ermal Beqiri, ulu Gerond Meçe! Kush po i vjedh fondet publike tek AKSHI Skandali…

    KLSH: Lajthiza? Si iu dha qytetarëve ujë me aromë…e toleroi AKU

    09.02.2026

    Wizz Air kundër shqiptarëve? Akuza të forta për abuzim masiv

    08.02.2026

    SKANDALI KURUM! Si ja mbathën kokat, nga Arif Shkalla, Mbarime Koroci, Olizana Pemati tek Doni e Gjovana Doni Sokolaj

    07.02.2026

    U krijuan sot, fituan sot! Misteri i fotovoltaikëve në Vau të Dejës drejtuar nga Kristian Shkreli

    07.02.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.