Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    SPAK rrëmon te KADASTRA! Skandale që pritet të trondisin vendin…a do vihet drejtësia në vend?

    23.12.2025

    Ikën italianë, francezë dhe grekë, por vijnë turqit! Por kush është banka Ziraat, skandale në Gjermani dhe SHBA

    23.12.2025

    Shteti digjital në duart e krimit! Lidhja e Gys Agasit me klanin Çopja

    23.12.2025
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Berisha shkoi për aferën ‘Partizani’, SPAK i lë në dorë fletëthirrjen e tretë për ’21 Janarin’! Do paraqitet të mërkurën

    Nga InfoNews17.11.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    TIRANË- Sali Berisha nuk mundi të shmangë këtë herë fletëthirrjen e SPAK për të dëshmuar mbi vrasjen e katër protestuesve në bulevard më 21 janar të 2011. Tre ditë pasi refuzoi të paraqitej në Prokurorinë e Posaçme me pretendimet se nuk kishte asnjë dijeni për fletëthirrjen, tashmë SPAK ia ka dorëzuar Berishës njoftimin në dorë, kur ai u paraqit në zbatim të masës detyrim paraqitjeje për aferën Partizani. Thirrjen e pohoi indirekt edhe para gazetarëve.

    “Se kur jam ftuar, këtë do e mësoni. Keni durim. Ata njoftojnë më përpara gazetarët se mua”, tha Berisha.

    SPAK i ka kërkuar Berishës që të paraqitet të premten, por ish-kryeministri kishte kërkuar përmes avokatit të tij të caktohej një datë tjetër, me argumentin se më datë 21 nëntor do jetë jashtë shtetit. Kështu, mësohet se SPAK ka caktuar të mërkurën ora 09:00, ditën kur ish-kryeministri duhet të paraqitet përballë prokurorit Alfred Shehu për tu marrë në pyetje si person që ka dijeni.

    Pasi doli nga SPAK, Berisha vijoi të insistojë se nuk ka pasur dijeni për fletëthirrjen, ndonëse njoftimi i dytë i ishte dorëzuar në 3 adresa. Ai pretendon se deri më sot, SPAK nuk ia kishte dorëzuar fletëthirrjen personalisht, ndërsa vijoi piruetat duke thënë se nuk e përdor emailin ku SPAK i tha se i dorëzoi thirrjen për 21 janarin.

    “Njoftim quhet kur një person njoftohet direkt. Nga data 3 deri sot, asnjë person s’më ka ardhur të më thotë orë dhe datë, të më dorëzojë një letër dhe asnjë person nuk rezulton të ketë marrë përsipër një gjë të tillë. Unë kam dy posta elektronike njëra është e imja dhe njëra është e kuvendit, që unë nuk e përdor. Unë kam një numër telefoni që e njeh gjithë bota, marr SMS çdo ditë dhe aty nuk ka ardhur asgjë”, tha Berisha.

    Sulmet nuk i kurseu ndaj Altin Dumanit, duke e akuzuar se gjithçka ishte një sajesë e tij me qëllim që të hiqej vëmendja nga vjedhja tek Tuneli i Llogarasë.

    “Mbetet në historinë e turpit të Altin Troplinit, i cili për të zhurmuar aferë e tmerrshme të Edi Ramës dhe lubi ballukut, sajoi turpet, skenarin e turpshëm të ftesës sime në SKAP për tu pyetur si njeri që ka dijeni për 21 janarin. Ftesa e parë e Altin Troplinit, sipas tij mban datën 3 nëntor, pikërisht datën që isha në zyrat e SKAP-t, donte jo njoftimin tim, por donte që mercenarë, lakej të qeverisë në media të hapnin studiot televizive jo me lubinë dhe Ramën dhe vjedhjet e tyre në Tunelin e Llogarasë, por se e ftuam, se ftuam, nuk erdhi”, tha Berisha.

    Ish-kryeministri u zu ngushtë nga pyetja e gazetareve për fshirjen e serverëve të Kryeministrisë, duke e kaluar përgjegjësinë tek garda.

    Pse u fshinë serverat e kryeministrisë, keni ndonjë koment për këtë?

    Berisha: Kush? Asnjë dijeni për këtë. Kryeministria nuk ka patur si kryeministri asnjë lloj serveri për vëzhgimin. Nëse Garda ka patur serverin aty, është punë tjetër. Garda në kryeministri, presidencë, ministri e kudo ka një zyrë të veten. Kanë përsipër siguri, dhe çfarë mbajnë aty është punë e tyre dhe jo e të tjerëve.

    Edhe SPAK informoi se fletëthirrja i është dorëzuar Berishës, por nuk specifikon se në cilën datë.

    “Sot më datë 17.11.2025, gjatë zbatimit të masës “detyrim paraqitje” në Prokurorinë e Posaçme, z. Sali Berisha është njohur dhe ka nënshkruar urdhër-thirrjen lidhur me procedimin penal nr.138 të vitit 2024 (çështja e 21 Janarit), përmes të cilës, i kërkohet të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme, në datën dhe orën e caktuar”, informoi SPAK.

    Më 14 nëntor Sali Berisha nuk u paraqit në SPAK për të dëshmuar për vrasjen e 4 protestuesve para zyrës së tij 21 janarin e vitit 2011. SPAK thotë njerëzit e tij e kanë refuzuar të marrin fletëthirrjet e firmosura nga prokurori Alfred Shehu që prej datës 3 nëntor. Nëse kreu i PD refuzon edhe fletëthirrjen e tretë, ai shoqërohet nga Policia. Më herët është thirrur për të dhënë dëshminë e tij edhe ish ministri i Brendshëm Lulzim Basha.

    Dosja 21 janari

    SPAK po heton ngjarjen që sistemi i vjetër e drejtësisë e gjykoi si “vrasje nga pakujdesia”. Insistimi i familjarëve të Aleks Nikës, viktima e vetme pa autor, bëri që dosja të rikthehej në vëmendje. Më 12 mars 2024, Gjykata e Lartë, pas vendimit të Strasburgut, urdhëroi SPAK-un të hetojë 21 Janarin si krim shtetëror dhe të zbardhë përgjegjësitë e drejtuesve të lartë, përfshirë Berishën, Bashën dhe Ndrea Prendin, për vrasjen e katër protestuesve Hekuran Deda, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Aleks Nika. Fillimisht, Prokuroria e Tiranës çoi në gjyq vetëm ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi, dhe ish-efektivin Agim Llupo, të dënuar respektivisht me 1 dhe 3 vite burg, të cilët prej kohësh janë të lirë. Më korrik 2024, SPAK regjistroi procedimin penal për tre akuza: “vrasje në rrethana të tjera cilësuese” në bashkëpunim, “shpërdorim detyre” dhe “pengim të zbulimit të së vërtetës”, të gjitha të kryera në bashkëpunim.

    Berisha shkoi për aferën 'Partizani' SPAK i lë në dorë fletëthirrjen e tretë për '21 Janarin'! Do paraqitet të mërkurën
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    SPAK rrëmon te KADASTRA! Skandale që pritet të trondisin vendin…a do vihet drejtësia në vend?

    23.12.2025
    Aktualitet

    Ikën italianë, francezë dhe grekë, por vijnë turqit! Por kush është banka Ziraat, skandale në Gjermani dhe SHBA

    23.12.2025
    Aktualitet

    Shteti digjital në duart e krimit! Lidhja e Gys Agasit me klanin Çopja

    23.12.2025
    Aktualitet

    Jo vetëm çokollata, lekët e shqiptarëve AKSHI i bleu dhe çibukë

    23.12.2025
    Aktualitet

    Nga Thesari i Shtetit tek Policia e Burgjet! Ja 19 tenderat që përfitoi Ergys Agasi

    23.12.2025
    Aktualitet

    10 mln Euro biskota dhe çokollata/ Zbardhet skema tjetër e mashtruesve tek AKSHI

    22.12.2025
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    SPAK rrëmon te KADASTRA! Skandale që pritet të trondisin vendin…a do vihet drejtësia në vend?

    23.12.2025

    Ikën italianë, francezë dhe grekë, por vijnë turqit! Por kush është banka Ziraat, skandale në Gjermani dhe SHBA

    23.12.2025

    Shteti digjital në duart e krimit! Lidhja e Gys Agasit me klanin Çopja

    23.12.2025

    Jo vetëm çokollata, lekët e shqiptarëve AKSHI i bleu dhe çibukë

    23.12.2025

    Nga Thesari i Shtetit tek Policia e Burgjet! Ja 19 tenderat që përfitoi Ergys Agasi

    23.12.2025
    Më të lexuarat

    36 mln €, rrjeti i Darjo Jasharit dhe karremi i SPAK për Gys Agasin

    Nga InfoNews21.12.20250

    Ishte data 28 Maj, 2025, kur SPAK zbuloi se një fabrikë cigaresh në periferi të…

    Nga firma e Dario Jasharit me cigaret tek tenderi 7.6 mln € në AKSHI, si ra në rrjetën e SPAK Gys Agasi

    18.12.2025

    Disinformation networks against the European Integration Process in Albania: resources, narratives and distribution channels

    19.12.2025

    Ikën italianë, francezë dhe grekë, por vijnë turqit! Por kush është banka Ziraat, skandale në Gjermani dhe SHBA

    23.12.2025

    Biznesmenë, policë, zyrtarë e politikanë! Si i filmonte Agasi bashkëpunëtorët tek zyra e Equos Resort

    21.12.2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2025 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.