InfoNews, ka siguruar dosjen për shkeljet me procedurën e tenderit të Llogarasë me fond limit 190 mln euro, në të cilën zbulohen edhe bisedat mes zv.kryeministres Belinda Balluku me ish-kreun e ARRSH, Evis Berberi, i cili që prej fillimit të procedurave dhjetorin e 2020-s ishte caktuar anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. Mesazhet mes tyre, të zbuluara nga një telefon “Blackberry” të sekuestruar Berberit, janë zhvilluar gjatë kohës kur ishte hapur tenderi i parë për tunelin e Llogarasë dhe kompania Gjoka Konstruktion kishte dhënë ofertën më të ulët prej 140 mln euro. Mesazhet, janë shkëmbyer në aplikacionin Signal, i cili preferohet për shkak se është i papërgjueshëm, por ato u zbuluan pasi Berberi i kishte ruajtur komunikimet.
Në dosje, tregohet me detaje se si Balluku mbikëqyrte çdo lëvizje për tenderin, nga ndryshimi i kritereve, çdo veprim e ndiqte nga afër, çdo komunikim e kishte me vartësin e saj Berberi, derisa sa në fund dha urdhër që procedurat e tenderit të anuloheshin pasi situata po i dilte jashtë kontrollit pasi Kompania Gjoka që ata donin ta merrte tenderin, nuk i mbushte kriteret, edhe pse ato ishin përshtatur në mënyrë të paligjshme që pikërisht kjo kompani ta merrte.
Më datën 26 janar 2021, Belinda Balluku i dërgon mesazh Evis Berberit, sot të burgosur për abuzime në tenderë: “Një pyetje, kemi ndryshuar ne tek tuneli eksperiencën e objekteve të ngjashme nga 5 në 3 vite?”
Berberi përgjigjet: “Kërkoi Pëllumbi të jetë 3 nga 5 vitet e fundit. Te takimi që patëm më datë 31 dhjetor me Artën dhe Pëllumbin ai kërkoi që të jetë 3 nga 5 vitet e fundit. Po Arta më tha që e kishte diskutuar përpara takimit me Pëllumbin këtë gjë me ty”.
Më tej, në dosje zbulohen disa biseda të bëra gjatë muajit mars 2021 kur duhej edhe të shpallej kompania fituese, por më 19 prill procedura e tenderit u mbyll, për tu hapur sërish pak muaj më vonë, tender që u fitua nga bashkimi i operatorëve turq për 170 mln euro pa TVSH.
Në dosjen e siguruar përshkruhet se si Balluku i ka dhënë urdhër nga celulari Evis Berberit që ta mbyllë procedurën tenderuese, pasi sipas saj “kishte një ndjesi që nuk duhej”. Berberi i përgjigjet “E ke te frikshme ndjesine. Kur e do”.
Balluku i thotë se duhet ta mbyllë procedurën me urgjencë, ndërsa ish-kreu i ARRSH shprehet i gatshëm, duke thënë se s’ia ndjen për asnjë. Më datë 18 mars, ditën kur është bërë biseda mes Ballukut dhe Berberit, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka bërë vlerësimin duke skualifikuar të gjithë ofertat e dorëzuara. Në këtë moment, Berberi ka informuar Ballukun me mesazh në celular “e mbyllëm”. Ndërsa ministrja kërkon rishpalljen menjëherë, edhe që të digjen afatet e ankimimit.
Pjesë nga dosja hetimore dhe bisedat mes Ballukut dhe Berberit
Në orën 17:40, Belinda Balluku: “Mendoj ta anulojmë Shkualifikoji te gjithë”. Në orën 17:43, Evis Berberi: “Jam mese dakort. Se kam diçka qe sme kuadron ne gjithe situaten e do sot apo neser Mgith nese te duhet ja kendoj kengen sma ndjen shume per asnje dhe e çoj ku duhet”. Në orën 17:50, Belinda Balluku: “Jo jo Kam ate ndjesine time qe nuk duhet”. Në orën 17:51, Evis Berberi: “E ke te frikshme ndjesine. Kur e do”. Në orën 17:56, Belinda Balluku: “Me jep afatet nese e shpallim neser”. Në orën 18:01, Evis Berberi: “Max 24 mars ankimimi ne MIE ne 25 i kthejme pergjigje. Max 4 prill ankohet ne KPP dhe min 14 prill max 22 prill kthen KPP pergjigje. Duhet ta rishpallim pernjehere qe ti djegim afatet e ankimimit ne gjykate”.
Në datën 18.03.2020, në orën 11:30, shtetsasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhet: “Po si ke lajmeruar te tjeret per anullim? Mbylleni sot me urgjence. Në orën 11:36, Evis Berberi: “Po gysin orën 17:09. Evis Berberi: “E mbyllem”. Sot e ke te mbaruar”.
Një komunikim i datës 23 maj 2021 në aplikacionin e papërgjueshëm “Signal Private Messenger”, Belinda Balluku i shkruan Evis Berberit dhe interesohet për tenderin e Llogarasë pas anulimit të të parit. Ajo interesohet se kur do të rihapet tenderi.
“Ne daten 23.05.2021 , ne oren 11 :30, shtetasja Belinda Balluku i dergon shtetasit Evis Berberi mesazhin: “Kur do ta hapësh Llogarane se plasa”. Ne oren 22:52-22:56, Evis Berberi: “Kur te miratoje Reida formatin e DST te reja ne perputhje me ndryshtimet e vkm. Se varianti yne ska dst tip Ste ka thene gje Arla se I kam thene qe para 10 ditesh qe nuk puhlikojme dot gje pa DST Por mesa di as Vkm nuk eshte miratuar”, shkruhet në dosje.,
5 ditë më vonë Balluku i shkruan sërish Berberit këtë herë për t’i dhënë lajmin se do të emërohet në krye të Autoriutetit Rrugor Shqiptar. Pasi rihapet tenderi i Tunelit të Llogarasë, data përcaktohet 30 gushti 2021. 11 ditë më herët, më 19 gusht ministrja Belinda Balluku i shkruan Evis Berberit dhe I dërgon një mesazh në anglisht që e kishte marrë nga turqit. Ajo e nxit vartësin e saj që të takohen me turqit të cilët ndodheshin në Tiranë.
Më pas Balluku interesohet se kur do të bëhet vlerësimi dhe vartësi i ministers i thotë se do ta lënë disa ditë që të duket sikur ata po vlerësojnë. Megjithatë I thotë Berberi nëse duhet shpejt e bëjmë, dhe teksa negociojnë lënë datën 16 shtator, vetëm 9 ditë nga momenti I mbylljes së ofertave.
Menjëherë sapo Komisioni i Vlerësimit ë Ofertave kishte bërë vlerësimin për tenderin e Tunelit të Llogarasë, ministrja Balluku i kërkon pak kohë para se ta shpllate vartësit të saj Berberi. “Sa t’i çoj fjalën atij kurvës që më kërcënon me sms”, shkruan Balluku, dhe pas pak minuta i jep leje Evis Beberit që ta shpallë fituesin.
Edhe pas shpalljes së fituesit, ka komunikime mes Berberit dhe Ballukut që ajo të takonte përfaqësuesit e kompanisë turke para se të firmosej marrëveshja.
Zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe 5 vartësit e saj, janë marrë të pandehur për veprën penale ‘Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike’ lidhur me ndërtimin e tunelit të Llogarasë.
Tenderi për tunelin e Llogarasë
Tenderi i parë i Tunelit të Llogarasë u anulua pasi kompania “Gjoka Konstruksion” sh.a., edhe pse klishte bërë një ofertë me vlerë 14 miliardë lekë ose rreth 140 milionë euro, nuk plotësonte disa kritere. E njëjta garë u shpall 22 qershor 2021 për ndërtimin e tunelit të Llogarasë me fond limit 18.9 miliardë lekë, pa Tvsh. Në tenderin i cili u mbyll më 28 korrik po të vitit 2021, u bënë 5 oferta, ku grupi I dy kompanive turke Intecar dhe Asl, u shpall fitues, me ofertë 17 miliarde leke, pa Tvsh. Oferta e tyre ishte e katërta për çmimin më të ulët. Bashkimi i kompanive JV Concord Engineering and Contracting &Alb Building shpk & Alb Star shpk, që kishte dhënë një ofertë afro 12 milionë euro më të ulët, u skualifikua, sikundër dhe tre të tjerat.
Shoqëria “Gjoka Konstruksion” sh.a., e cila vetëm pak muaj më parë në tenderin e mëparshëm duke ofruar një vlerë ndjeshëm më të ulët, nuk u përfshi në garën e dytë. Por gjurmët e saj do të shfaqen më vonë. Ajo rezulton të jetë përfshirë si nënkontraktore e punimeve. Nga kjo skemë, që tashmë ka përfunduar me 6 të pandehur në SPAK, bashkë me zv. kryeministren, Buxhetit të Shtetit provohet se i është shkaktuar një dëm prej të paktën 30 milionë euro, për shkak se nuk pasqyrohet ndonjë shpenzim për këtë vlerë”.
