Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    57 mln euro vetëm maja Ajsbergut! Edhe 3 fraksione të hapura pas thesit me para të AKSHI-t

    23.12.2025

    SPAK rrëmon te KADASTRA! Skandale që pritet të trondisin vendin…a do vihet drejtësia në vend?

    23.12.2025

    Ikën italianë, francezë dhe grekë, por vijnë turqit! Por kush është banka Ziraat, skandale në Gjermani dhe SHBA

    23.12.2025
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    30 milion euro qyl me turqit! TENDERI që po i “ha kokën” Belinda Ballukut

    Nga InfoNews31.10.2025Updated:31.10.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    SPAK njoftoi sot se zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është marrë zyrtarisht e pandehur për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera publike, në lidhje me ndërtimin e tunelit të Llogarasë, një prej projekteve më të mëdha gjatë viteve të fundit, por edhe që ka shkaktuar mjaft debate e akuza në drejtim të saj.

    Skyweb.al mëson se ka të dhëna se hetimet paraprake të SPAK kanë zbuluar një zinxhir vendimesh të diskutueshme, që nisën me një garë të fituar nga një kompani shqiptare, kaluan tek kompani turke me lidhje të forta pranë partisë së Presidentit Erdogan dhe përfunduan sërish me të njëjtën kompani shqiptare si nënkontraktore e turqve tashmë.

    Ministria e Infrastrukturës shpalli tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë në dhjetor 2020. Kompania shqiptare “Gjoka Konstruksion” paraqiti ofertën më të ulët, rreth 140 milionë euro, por tenderi u anulua pa ndonjë shpjegim.

    Foto nga takimi i delegacionit shqiptar ne Ankara, fillim qershori 2022
    Foto nga takimi i delegacionit shqiptar ne Ankara, fillim qershori 2021

    Siç mëson Skyweb.al, pak muaj më vonë, në qershor 2021, pas një vizite zyrtare në Ankara të Belinda Ballukut, ku ishin të pranishëm Arben Ahmetaj dhe kryeministri Edi Rama, tenderi u rihap. Fitues doli bashkimi i kompanive turke “Intekar Yapi” dhe “ASL Insaat”, me ofertë 30 milionë euro më të lartë se Gjoka, ose rreth 170 milionë euro.

    Në mënyrë të pazakontë, “Gjoka Konstruksion” nuk mori pjesë në garën e dytë dhe nuk e ankimoi vendimin e parë, ndonëse kishte ofertën më të ulët.

    Duket se palët ishin marrë vesh. Rolet ishin ndarë dhe secili po bënte detyrën e paracaktuar.

    Problemi është se pse një punë që Gjoka garantoi se do ta bëntë për 140 milionë euro, tani po e bën sërish Gjoka, por për 170 milionë euro.

    Duket se lëvizje e çuditshme, ku turqit vetëm bëjnë letrat dhe çojnë faturat dhe punën e bëri Gjoka është bërë një nga pikat kryesore të hetimit të SPAK.

    Por, ka edhe më!

    Pas shpalljes fituese, më 8 nëntor 2021, dy kompanitë turke themeluan shoqërinë e përbashkët “Intekar–ASL”, e cila u regjistrua në Qendrën Kombëtare të Biznesit nga Rovena Dorëzi, juriste e punësuar në “Gjoka Konstruksion”.

    Dokumentet tregojnë se “Intekar–ASL” nuk kishte asnjë licencë ndërtimi aktive në Shqipëri, megjithatë Ministria e Infrastrukturës ka kryer 36 pagesa me vlerë totale 170 milionë euro për këtë konsorcium.

    Në terren, punimet janë kryer nga “Gjoka Konstruksion”, që shfaqej me logot dhe punonjësit e saj gjatë çdo inspektimi të Belinda Ballukut.

    Pra, kompania që u përjashtua nga gara përfundoi duke bërë të gjitha punimet si nënkontraktore e kompanive fituese, duke ngritur dyshime për favorizim dhe manipulim të procesit të tenderimit.

    Belinda Balluku dhe Edi Rama në Ankara, fillim qershori 2022
    Belinda Balluku dhe Edi Rama në Ankara, fillim qershori 2021

    Rritet kostoja e tunelit 

    Në dhjetor 2022, qeveria shtoi edhe 50 milionë euro në buxhetin e projektit përmes dy akteve normative, të firmosura nga vetë Balluku.

    Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se shtesa e fondeve është bërë pa analizë financiare dhe jashtë afateve ligjore, duke e përkeqësuar më tej situatën ligjore të ministres.

    Hetimi i SPAK 

    Sipas njoftimit të SPAK, hetimet po zhvillohen në kuadër të procedimit penal nr.136 të vitit 2025, të bashkuar me procedimet nr.167 dhe 181 të vitit 2024, për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

    Balluku u njoftua për akuzën më 21 tetor 2025 dhe u thirr për t’u paraqitur në SPAK më 31 tetor, në orën 15:00. Hetimi fokusohet në mënyrën se si u anulua gara e parë, si u favorizuan kompanitë turke në garën e dytë dhe pse punimet përfunduan tek kompania që fillimisht ishte skualifikuar.

    Një foto e publikuar vite më parë, ku Belinda Balluku shihet përkrah Arben Ahmetajt gjatë një takimi në Ankara, është rikthyer në qendër të vëmendjes.

    Belinda Balluku dhe Arben Ahmetaj, Ankara, fillim qershori 2022
    Belinda Balluku dhe Arben Ahmetaj, Ankara, fillim qershori 2021

    Pikërisht pas asaj vizite, tenderi kaloi nga duart e kompanisë shqiptare te konsorciumi turk.

    Hetimet e SPAK pritet të thellohen mbi lidhjet mes zyrtarëve shqiptarë dhe përfaqësuesve të kompanive turke, ndërsa dosja e tunelit të Llogarasë rrezikon të kthehet në një nga skandalet më të mëdha të korrupsionit publik të viteve të fundit. /skyweb.al

    30 milion euro qyl me turqit! TENDERI që po i “ha kokën” Belinda Ballukut
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    57 mln euro vetëm maja Ajsbergut! Edhe 3 fraksione të hapura pas thesit me para të AKSHI-t

    23.12.2025
    Aktualitet

    SPAK rrëmon te KADASTRA! Skandale që pritet të trondisin vendin…a do vihet drejtësia në vend?

    23.12.2025
    Aktualitet

    Ikën italianë, francezë dhe grekë, por vijnë turqit! Por kush është banka Ziraat, skandale në Gjermani dhe SHBA

    23.12.2025
    Aktualitet

    Shteti digjital në duart e krimit! Lidhja e Gys Agasit me klanin Çopja

    23.12.2025
    Aktualitet

    Jo vetëm çokollata, lekët e shqiptarëve AKSHI i bleu dhe çibukë

    23.12.2025
    Aktualitet

    Nga Thesari i Shtetit tek Policia e Burgjet! Ja 19 tenderat që përfitoi Ergys Agasi

    23.12.2025
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    57 mln euro vetëm maja Ajsbergut! Edhe 3 fraksione të hapura pas thesit me para të AKSHI-t

    23.12.2025

    SPAK rrëmon te KADASTRA! Skandale që pritet të trondisin vendin…a do vihet drejtësia në vend?

    23.12.2025

    Ikën italianë, francezë dhe grekë, por vijnë turqit! Por kush është banka Ziraat, skandale në Gjermani dhe SHBA

    23.12.2025

    Shteti digjital në duart e krimit! Lidhja e Gys Agasit me klanin Çopja

    23.12.2025

    Jo vetëm çokollata, lekët e shqiptarëve AKSHI i bleu dhe çibukë

    23.12.2025
    Më të lexuarat

    36 mln €, rrjeti i Darjo Jasharit dhe karremi i SPAK për Gys Agasin

    Nga InfoNews21.12.20250

    Ishte data 28 Maj, 2025, kur SPAK zbuloi se një fabrikë cigaresh në periferi të…

    Nga firma e Dario Jasharit me cigaret tek tenderi 7.6 mln € në AKSHI, si ra në rrjetën e SPAK Gys Agasi

    18.12.2025

    Disinformation networks against the European Integration Process in Albania: resources, narratives and distribution channels

    19.12.2025

    Ikën italianë, francezë dhe grekë, por vijnë turqit! Por kush është banka Ziraat, skandale në Gjermani dhe SHBA

    23.12.2025

    Biznesmenë, policë, zyrtarë e politikanë! Si i filmonte Agasi bashkëpunëtorët tek zyra e Equos Resort

    21.12.2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2025 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.