Lirohen nga gjykata e Durrësit katër të arrestuarit e policisë për vrasjen e dyfishtë të Manzës. Të arrestuar të enjten për moskallëzim krimi, shtetasit Erald Cani, 25 vjeç, Ergi Kadiu, 21 vjeç, Taulant Beqja, 37 vjeç, Emirian Beqja, 34 vjeç, të gjithë banues në Manzë, u lanë në masën detyrim paraqitjeje dhe ndalim të daljes jashtë vendit, ndërsa hetimet vijojnë.
Ndërkohë autori i dyshuar i njërës prej vrasjeve, Daniel Pepa 21 vjeç është ende në kërkim. Ai dyshohet si autor i vrasjes së Flori Paluçit dhe ndaj tij janë ngritur akuzat për veprat penale“Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”. Ndërkaq në kërkim është dhe Gëzim Allçi, 30 vjeç, i cili akuzohet se e ndihmoi të largohet nga vendi I ngjarjes.
Policia vijon punën për gjetjen e dy të kërkuarve.
