Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Albania Solar Power ndërtim parku fotovoltaik në toka të kontestuara

    24.12.2025

    4 kulla 30 kate në qendrën historike të Durrësit, kush fshihet pas?!

    24.12.2025

    Laert Kasaj pjesë e grupit kriminal të AKSHI-it

    24.12.2025
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    E PLOTË/ Nga grushtet tek arma, çfarë filmuan kamerat në Manzë! Lufta me armë plasi tek dera…Danieli u rikthye dy herë, mori të gjithë shokët

    Nga InfoNews23.10.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Detaje të reja janë zbuluar nga dinamika e krimit të dyfisht të ndodhur më 22 tetor në Manëz, ku si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, humbën jetën Flori Paluçi dhe Aranit Kurti.

    Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orën 01:25, në fshatin Manëz, në lokalin “ROAM”, pranë karburantit “Gega Oil”.

    Nga hetimet, sipas policisë viktima Flori Paluçi ndodhej brenda lokalit, në shoqërinë e disa personave, ndër to edhe kamarieri i mitur i këtij lokali.

    Në një moment brenda lokalit ka hyrë Daniel Pepa, i cili ka nisur një debat verbal me kamarierin, dhe më pas edhe me shtetasin Flori Paluçi. Sipas dëshmitarëve dhe kamerave të sigurisë, Daniel Pepa, i cili aktualisht është në kërkim, I është drejtuar kamarierit t’I bënte një kafe ekspres, por kur kamarieri I ka thënë që ka fikur ekspersin, pajisjen që bën kafe, Daniel Pepa, dyshohet se e ka qëlluar me një çantë (marsup) që e mbante me vete.

    Në këtë moment ka qënë viktima Flori Paluçi ai i cili ka ndërhyrë dhe I është dretjuar Daniel Pepës duke I thënë “Lëre, mos u merr me kamarierin, çfarë ke me të”.

    Pas ndërhyrjes së të pranishmëve, Daniel Pepa është larguar me automjet, por rreth një minutë më vonë është rikthyer në vendngjarje në shoqërinë e dy miqve të tij Ergi Kadiu dhe Aranit Kurti.

    Në tentativë për të hyrë sërish në lokal, është penguar nga disa persona të tjerë, për të mos u konfliktuar, ndërsa ka vijuar sharjet në drejtim të Flori Paluçit. Bashkë me Daniel Pepën kanë qënë edhe Aranit Kurti, ndërsa pak më tutje dhe Ergi Kadiu.

    Në këtë moment Flori Paluçi ka dal nga lokali me një pistoletë revolver, në dorë dhe ka qëlluar fillimisht në tokë.

    Nga ana tjetër ka qënë Daniel Pepa ai I cili ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të Flori Paluçit duke e plagosur fillimisht në shpinë. Gjatë konfliktit dhe përleshjes fizike, Aranit Kurti ka qëlluar me grushte Flori Paluçin. Ky I fundit ka hapur sërish zjarr në drejtim të Daniel Pepës dhe Aranit Kurtit. Plumbi ka kapur pas shpine Aranit Kurtin duke e plagosur rëndë , I cili më pas ka ndërruar jetë.

    Në këtë moment Daniel Pepa, është larguar drejt makinës së tij, ndërsa Flori Paluçi ka tentuar ta ndjekë, për ta qëlluar sërish.

    Flori Paluçi ka tentuar që të shkojë vetë me makinën e tij në spital, por është gjetur I vdekur në timon.

    Ndërkohë disa minuta pas ngjarjes, është konstatuar me kamerat e sigurisë, se Daniel Pepa, është rikthyer sërish në vendin e ngjarjes, bashkë me Gëzim Allcin, i cili mbante në dorë një send që sipas policisë ngjante me armë zjarri pistoletë. Nën shoqërinë e tyre kanë qënë edhe Taulant.B dhe Emirjan.B. Më pas, këta shtetas janë larguar në drejtim të Maminasit me automjet.

    Policia e Durrësit për këtë ngjarje kanë shpallur në kërkim:

    1. Daniel Pepa, lindur në Argis, Greqi dhe banues në Manëz, për veprat penale – “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”.

    2. Gezim Allçi, lindur në Durrës dhe banues në Manëz, Durrës për veprat penale – “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzim krimi”.

    Si dhe janë arrestuar shtetasit:

    3. Ergi Kadiu, lindur dhe banues në Manëz, Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Moskallëzim krimi”.

    4. Erald Cani, lindur në Durrës dhe banues në Manëz, Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Moskallëzim krimi”.

    5. Taulant Beqja, lindur dhe banues në Manëz, Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Moskallëzim krimi”.

    6. Emirjan Beqja, lindur dhe banues në Manëz, Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Moskallëzim krimi”.

    Por çfarë janë gjetur në vendin e ngjarjes?

    1 fishek luftarak kalibër 7.65 mm;
    1 gëzhojë fisheku luftarak kalibër 7.65 mm;
    2 fishekë luftarak kalibër 9 mm;
    1 predhë arme zjarri kalibër 9 mm

    çfarë filmuan kamerat në Manzë! Lufta me armë plasi tek dera…Danieli u rikthye dy herë E PLOTË/ Nga grushtet tek arma mori të gjithë shokët
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Albania Solar Power ndërtim parku fotovoltaik në toka të kontestuara

    24.12.2025
    Aktualitet

    4 kulla 30 kate në qendrën historike të Durrësit, kush fshihet pas?!

    24.12.2025
    Aktualitet

    Laert Kasaj pjesë e grupit kriminal të AKSHI-it

    24.12.2025
    Aktualitet

    Skema si Big Market zhvat qytetarët! Çmimi në faturë ndryshon nga ai në raft

    24.12.2025
    Aktualitet

    Rriti çmimin e biletës së autobusit, SHPRESA AL merret nën hetim

    24.12.2025
    Aktualitet

    Ryanair, gjobitet me 256 milionë euro në Itali

    24.12.2025
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Albania Solar Power ndërtim parku fotovoltaik në toka të kontestuara

    24.12.2025

    4 kulla 30 kate në qendrën historike të Durrësit, kush fshihet pas?!

    24.12.2025

    Laert Kasaj pjesë e grupit kriminal të AKSHI-it

    24.12.2025

    Skema si Big Market zhvat qytetarët! Çmimi në faturë ndryshon nga ai në raft

    24.12.2025

    Rriti çmimin e biletës së autobusit, SHPRESA AL merret nën hetim

    24.12.2025
    Më të lexuarat

    36 mln €, rrjeti i Darjo Jasharit dhe karremi i SPAK për Gys Agasin

    Nga InfoNews21.12.20250

    Ishte data 28 Maj, 2025, kur SPAK zbuloi se një fabrikë cigaresh në periferi të…

    Nga firma e Dario Jasharit me cigaret tek tenderi 7.6 mln € në AKSHI, si ra në rrjetën e SPAK Gys Agasi

    18.12.2025

    Ikën italianë, francezë dhe grekë, por vijnë turqit! Por kush është banka Ziraat, skandale në Gjermani dhe SHBA

    23.12.2025

    Disinformation networks against the European Integration Process in Albania: resources, narratives and distribution channels

    19.12.2025

    Biznesmenë, policë, zyrtarë e politikanë! Si i filmonte Agasi bashkëpunëtorët tek zyra e Equos Resort

    21.12.2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2025 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.