Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Albania Solar Power ndërtim parku fotovoltaik në toka të kontestuara

    24.12.2025

    4 kulla 30 kate në qendrën historike të Durrësit, kush fshihet pas?!

    24.12.2025

    Laert Kasaj pjesë e grupit kriminal të AKSHI-it

    24.12.2025
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Greva e Marinzës në ditën e 7, ndërsa drejtori Lun Tao largohet dhe negociatori Mentor Kllari hesht

    Nga InfoNews21.10.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Nga Dea Hasanaj
    Në fushën naftëmbajtëse të Marinzës, zhurma e motorëve është zëvendësuar nga heshtja e një greve që po paralizon gjithë sektorin e prodhimit të naftës në vend. Nuk është mungesë energjie apo defekt teknik ai që ka ndalur puset, por një grevë urie dhe një grevë e përgjithshme e punonjësve të Bankers Petroleum Albania Ltd., që po zgjat tashmë prej shtatë ditësh.
    Rreth dhjetë naftëtarë janë futur në grevë urie në zyrat e Sindikatës së Sektorit të Hidrokarbureve në Marinëz, ndërsa pjesa tjetër e punonjësve ka bojkotuar punën. Për pasojë, puset po dalin një nga një jashtë funksionit dhe vendburimi më i madh i naftës në Evropën kontinentale rrezikon ndalimin e plotë të prodhimit.
    Ndërsa situata vijon të përshkallëzohet, gjendja shëndetësore e grevistëve është përkeqësuar ndjeshëm. Tre prej tyre janë trajtuar me injeksione nga mjekët e zonës, ndërsa një punonjës është dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit pas humbjes së ndjenjave dhe lëndimeve fizike të shkaktuara nga rënia në tokë. Mjekët raportojnë për dehidrim të rëndë dhe tension të ulët te disa prej grevistëve, por pavarësisht paralajmërimeve, asnjëri prej tyre nuk ka ndërmend të tërhiqet.
    “Ne nuk po kërkojmë luks, por drejtësi në paga dhe trajtim me dinjitet,” shprehen grevistët, duke theksuar se greva do të vazhdojë derisa të merret një përgjigje konkrete nga kompania.
    Një grevë që kërkon drejtësi
    Kërkesat e naftëtarëve janë të qarta: rritje pagash dhe trajtim dinjitoz. Përtej shifrave, kjo është një revoltë e grumbulluar ndër vite. Punëtorët ndihen të poshtëruar përballë disbalancës ekstreme në paga midis tyre dhe drejtuesve të lartë, vendas apo të huaj. Dokumentet e rrjedhura nga Prokuroria e Fierit kanë zbuluar shifra që për ta janë provokim: paga që variojnë nga 10 mijë deri në 100 mijë dollarë për menaxherë dhe drejtues të nivelit të lartë, ndërsa një inxhinier fushe, që kalon ditët mes gazrave toksikë dhe temperaturave ekstreme, nuk merr më shumë se 800 dollarë në muaj.
    Kjo ndjenjë padrejtësie është përkthyer në revoltë. Sindikata e Sektorit të Hidrokarbureve, që ka organizuar grevën, thotë se për muaj të tërë ka kërkuar dialog me kompaninë për një rritje minimale prej 9 për qind për punonjësit me paga të ulëta. Përgjigjja e Bankers Petroleum ka qenë një “jo” e ftohtë, e mbështetur mbi argumente financiare, por që për grevistët tingëllon si justifikim.
    Argumentet e kompanisë dhe mungesa e dialogut
    Në një deklaratë zyrtare, Bankers Petroleum Albania Ltd. ka shpjeguar se nuk mund të plotësojë kërkesat për rritje pagash për shkak të situatës financiare të vështirë. Kompania ka theksuar se gjatë viteve të fundit ka kryer rritje periodike pagash, përkatësisht 11 për qind në vitin 2022, 10 për qind në 2023 dhe një tjetër rritje mesatare prej 10 për qind në 2024 për më shumë se gjysmën e stafit. Sipas saj, janë përmirësuar ndjeshëm edhe trajtimet ushqimore, sigurimet shëndetësore dhe mbulimi i pushimeve mjekësore me 100 për qind të pagës.
    Në letër, kjo tingëllon si kujdes social, por në terren, naftëtarët thonë se “nuk mban më uji”. Greva nuk është më vetëm për lekët, por për dinjitetin. Për herë të parë pas shumë vitesh, ata kanë zgjedhur një formë ekstreme, grevën e urisë, duke e kthyer vendburimin e Marinzës në një zonë të tensionuar dhe pa zgjidhje.
    Kompania ka konfirmuar se më 13 tetor zhvilloi një takim zyrtar me bordin e sindikatës, ku u ofrua një rritje e trajtimit ushqimor sipas standardeve të kompanive shtetërore të naftës. Por sindikata e refuzoi ofertën, duke e konsideruar të pamjaftueshme.
    Heshtja e politikës dhe mungesa e shtetit
    Ndërsa greva thellohet, shteti shqiptar vijon të mbetet jashtë lojës. Ministria e Energjisë dhe kompania shtetërore Albpetrol, pronare e vendburimit, nuk kanë ndërmarrë asnjë hap publik për të ndërmjetësuar. Deputetët e zonës nuk janë shfaqur në terren dhe asnjë forcë politike, as nga mazhoranca dhe as nga opozita, nuk ka mbajtur qëndrim zyrtar.
    Vetëm një zë politik është dëgjuar, ai i Arlind Qorrit, i cili ka shprehur gatishmërinë për t’i vizituar grevistët, por kjo ftesë është refuzuar nga vetë punëtorët që duan të mbajnë grevën të pavarur nga çdo ndikim politik.
    Burime pranë sektorit të energjisë thonë se qeveria po ndjek një strategji të heshtur, duke pritur që situata të përshkallëzohet në mënyrë që të justifikohet heqja e licencës së kompanisë kineze që menaxhon vendburimin.
    Vendburimi në prag të kolapsit
    Greva ka kthyer në rrezik operimin e të gjithë fushës së Marinzës. Puset e naftës kërkojnë mirëmbajtje dhe kujdes të vazhdueshëm, ndaj çdo ditë pa punë është një humbje e madhe. Një inxhinier i fushës, që preferon të mbetet anonim, thotë për Blu TV:
    “Çdo pus i lënë pa kontroll për më shumë se 48 orë mund të humbasë prodhim për muaj të tërë. Kjo nuk është më vetëm krizë sociale, por teknike dhe ekonomike. Shteti duhet të ndërhyjë, sepse po prishet vendburimi.”
    Nëse situata vazhdon, Marinza rrezikon të hyjë në një fazë të rënies së parikthyeshme të prodhimit, çka do të sillte dëme të mëdha për ekonominë dhe për vetë kompaninë.
    Negociatori që hesht, drejtori që largohet
    Në këtë situatë të paqartë, figura që duhej të ishte urë komunikimi, negociatori Mentor Kllari, i emëruar së fundmi si Këshilltar i Lartë i CEO të Bankers Petroleum Albania, nuk ka dhënë asnjë koment publik për grevën. I kontaktuar nga Blu TV, Kllari nuk është përgjigjur pyetjeve mbi mundësinë e një marrëveshjeje apo përpjekjeve për ndërmjetësim me qeverinë.
    Ndërkohë, burime nga brenda kompanisë pohojnë se administrata e Bankers është përfshirë në kaos dhe mungesë të plotë drejtimi. “Askush nuk di çfarë po bëhet, presim urdhra nga ‘Headquarters’, kështu siç i referohen brenda zyrave qendrore në Kinë,” thotë një punonjës.
    Në kulmin e krizës, drejtori i komanduar Lun Tao Chen është larguar jashtë vendit, duke e lënë kompaninë në pasiguri të plotë. Punonjësit e konsiderojnë këtë si braktisje të hapur në një moment kritik, kur vendburimi ndodhet në prag të ndalimit të plotë të prodhimit.
    Një vend që hesht para barkut bosh
    Në fund, ajo që mbetet nuk janë shifrat, por fytyrat e punëtorëve që prej ditesh po vetesakrifikohen, zerat e femijeve dhe familjareve te tyre qe vijne per ti vizutar ,
    Fusha që dikur prodhonte miliona dollarë në ditë është kthyer në një kamp të heshtur grevistësh, ndërsa shteti dhe politika mbeten spektatorë.
    Kjo grevë është pasqyra e një Shqipërie që ka harruar se ekonomia nuk ndërtohet mbi dollarë, por mbi njerëz. Kur punëtorët e saj hyjnë në grevë urie për një rritje page dhe institucionet heshtin, atëherë problemi nuk është më te nafta, por te ndërgjegjja kolektive që po humbet.
    Në Marinëz, puset po ndalen një nga një. Por ajo që po ndalet në heshtje është edhe besimi i njerëzve se dikush, diku, i dëgjon. Dhe kjo, më shumë se mungesa e prodhimit, është kriza e vërtetë që po e gërryen vendin nga brenda.

    Greva e Marinzës ne diten e 7 ndërsa drejtori Lun Tao largohet dhe negociatori Mentor Kllari hesht
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Albania Solar Power ndërtim parku fotovoltaik në toka të kontestuara

    24.12.2025
    Aktualitet

    4 kulla 30 kate në qendrën historike të Durrësit, kush fshihet pas?!

    24.12.2025
    Aktualitet

    Laert Kasaj pjesë e grupit kriminal të AKSHI-it

    24.12.2025
    Aktualitet

    Skema si Big Market zhvat qytetarët! Çmimi në faturë ndryshon nga ai në raft

    24.12.2025
    Aktualitet

    Rriti çmimin e biletës së autobusit, SHPRESA AL merret nën hetim

    24.12.2025
    Aktualitet

    Ryanair, gjobitet me 256 milionë euro në Itali

    24.12.2025
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Albania Solar Power ndërtim parku fotovoltaik në toka të kontestuara

    24.12.2025

    4 kulla 30 kate në qendrën historike të Durrësit, kush fshihet pas?!

    24.12.2025

    Laert Kasaj pjesë e grupit kriminal të AKSHI-it

    24.12.2025

    Skema si Big Market zhvat qytetarët! Çmimi në faturë ndryshon nga ai në raft

    24.12.2025

    Rriti çmimin e biletës së autobusit, SHPRESA AL merret nën hetim

    24.12.2025
    Më të lexuarat

    36 mln €, rrjeti i Darjo Jasharit dhe karremi i SPAK për Gys Agasin

    Nga InfoNews21.12.20250

    Ishte data 28 Maj, 2025, kur SPAK zbuloi se një fabrikë cigaresh në periferi të…

    Nga firma e Dario Jasharit me cigaret tek tenderi 7.6 mln € në AKSHI, si ra në rrjetën e SPAK Gys Agasi

    18.12.2025

    Ikën italianë, francezë dhe grekë, por vijnë turqit! Por kush është banka Ziraat, skandale në Gjermani dhe SHBA

    23.12.2025

    Disinformation networks against the European Integration Process in Albania: resources, narratives and distribution channels

    19.12.2025

    Biznesmenë, policë, zyrtarë e politikanë! Si i filmonte Agasi bashkëpunëtorët tek zyra e Equos Resort

    21.12.2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2025 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.