Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Vrasja e 17-vjeçarit shqiptar Aleks Vangjeli në Greqi, arrestohet autori i dyshuar

    27.02.2026

    Kompania holandeze nuk e fali skualifikimin…kallëzimi në SPAK për 400 mln euro në Porto Romano

    27.02.2026

    Si dështoi Prokuroria e Tiranës… i fali pasuritë një organizate kriminale

    27.02.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Dhunuan blogeren/ Gjykata e Tiranës dënon motrat Berishaj! 3 vite burg për Marielën, 2 vite shërbim prove për Antonelën

    Nga InfoNews20.10.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Gjykata e Tiranës dënoi sot me 3 vite burg Mariela Berishën, vendim i cili zbriti në 2 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar. Ajo është hetuar dhe gjykuar në arrest shtëpie, ndaj ky vendim nuk e çon në burg, derisa të marrë formë të prerë.

    As motra e saj, Antonela Berishaj nuk rrezikon të vuajë burg, pasi i njëjti dënim si Mariela, iu konvertua në 3 vite shërbim prove.

    Motrat Berishaj u dënuan për shkak të dhunës së ushtruar ndaj blogeres Klea Prenga. Kjo e fundit ishte duke darkuar në një restorant në kryeqytet në zonën e Kodrës së Diellit, mbrëmjen e 6 gushtit 2024 teksa motrat e goditën me sende të forta, shishe qelqi, duke i shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në fytyrë.

    Shkak i dhunës që motrat ushtruan mbi Prengën mendohet se është bërë dyshimi i Marielës se Klea kishte lidhje me bashkëshortin e saj. Mariela dhe Antonela Berishaj fillimisht u shpallën në kërkim, më pas u vetëdorëzuan në polici dy muaj pas ngjarjes.

    Njoftimi i plotë:

    Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Penale, pasi ka mbyllur shqyrtimin gjyqësor të çështjes penale në ngarkim të të pandehurave M.B. dhe A.B, ka shqyrtuar dhe vlerësuar të gjitha aktet dhe provat të administruara në kuadër të këtij procedimi penal, ka dëgjuar palët në pretendimet e tyre përfundimtare, në emër të Republikës,
    VENDOSI
    1. Deklarimin fajtore të të pandehures M.B. për kryerjen e veprës penale të “Plagosje e rende me dashje” e kryher ne bashkëpunim parashikuar nga neni 88 e 25 i K.Penal dhe dënimin e saj në bazë të këtij neni me 3 (tre) vjet burgim.
    2. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit M. B. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 2 (dy) burgim.
    3. Vuajtja e dënimit për të pandehuren M.B. fillon nga dita e vete-dorëzimit te saj date 15.10.2024, dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
    4. Deklarimin fajtor të të pandehures A.B. për kryerjen e veprës penale të “Plagosje e rende me dashje” e kryher ne bashkëpunim parashikuar nga neni 88 e 25 i K.Penal dhe dënimin e saj në bazë të këtij neni me 3 (tre) vjet burgim.
    5. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit A. B., i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 2 (dy) vjet burgim.
    6. Në bazë të nenit 59 të Kodit Penal urdherohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim, për një kohë prove prej 3 (tre) vjet, me kusht që e pandehura të mbajë kontakte me Sherbimin e Provës dhe gjate kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale.
    7. Heqjen e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, caktuar nga Gjykata e Shkalles se Pare e Juridiksionit te Pergjithshem Tiranë me vendimin nr. 2540 Akti, date 10.10.2024.
    8. Shpenzimet proceduriale gjate fazes se hetimeve paraprake si dhe shpenzimet gjyqesore i ngarkohen te pandehurave ne menyre solidare.
    9. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit te Juridiksionit te Pergjithshem Tiranë, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit.
    U shpall sot në Tiranë, më datë 16.10.2025

    2 vite shërbim prove për Antonelën Dhunuan blogeren/ Gjykata e Tiranës dënon motrat Berishaj! 3 vite burg për Marielën
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Vrasja e 17-vjeçarit shqiptar Aleks Vangjeli në Greqi, arrestohet autori i dyshuar

    27.02.2026
    Aktualitet

    Kompania holandeze nuk e fali skualifikimin…kallëzimi në SPAK për 400 mln euro në Porto Romano

    27.02.2026
    Aktualitet

    Si dështoi Prokuroria e Tiranës… i fali pasuritë një organizate kriminale

    27.02.2026
    Aktualitet

    Shqipëria po i paketon, Italia në hall: Ja tre bosët shqiptarë që na fshihen në Dubai

    27.02.2026
    Aktualitet

    1 mln euro në furgon, zbardhet dëshmia e policit

    27.02.2026
    Aktualitet

    Zhvatën 36 mln euro e prona qytetarëve, SPAK edhe 5 muaj kohë për plotësim hetimi

    27.02.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Vrasja e 17-vjeçarit shqiptar Aleks Vangjeli në Greqi, arrestohet autori i dyshuar

    27.02.2026

    Kompania holandeze nuk e fali skualifikimin…kallëzimi në SPAK për 400 mln euro në Porto Romano

    27.02.2026

    Si dështoi Prokuroria e Tiranës… i fali pasuritë një organizate kriminale

    27.02.2026

    Shqipëria po i paketon, Italia në hall: Ja tre bosët shqiptarë që na fshihen në Dubai

    27.02.2026

    1 mln euro në furgon, zbardhet dëshmia e policit

    27.02.2026
    Më të lexuarat

    Lidhjet me Ergys Agasin, Orest Sota shet me urgjencë Fortis Beton pas lëvizjeve të SPAK

    Nga InfoNews24.02.20260

    Lidhjet me Ergys Agasin, Orest Sota shet me urgjencë Fortis Beton pas lëvizjeve të SPAK…

    VIDEO/ ANK e Kolajve dhe 2T e Sakove masakruan lumin? Del blof drejtori i ARRSH Ami Kozeli: Ja pasojat e gërryerjes…u shemb edhe hekurudha

    22.02.2026

    Testi për Prokurorinë e Elbasanit! Hetimi për shembjen e rrugës, dy kompanitë dhe provat në terren!

    22.02.2026

    1 mln euro për kokën e tij, nga atentatet te armiqësitë me ish deputetin dhe Vis Martinaj/ Kush është Durim Bami

    26.02.2026

    Si dështoi Prokuroria e Tiranës… i fali pasuritë një organizate kriminale

    27.02.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.