Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Oltion Çaçi i Sarandës ndan 2 mln euro për miqtë! Dy tendera për të njëjtën rrugë

    24.12.2025

    Albania Solar Power ndërtim parku fotovoltaik në toka të kontestuara

    24.12.2025

    4 kulla 30 kate në qendrën historike të Durrësit, kush fshihet pas?!

    24.12.2025
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    DETAJET/ Hetimi për Portin e Limionit në Sarandë, SPAK kontrolle në banesën dhe zyrën e biznesmenit Artan Dulaku

    Nga InfoNews16.10.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Në kuadër të hetimeve që SPAK po zhvillon prej 2 vitesh për tjetërsimin e pronave të ushtrisë në Sarandë, mësohet se ditën e sotme janë ushtruar kontrolle në banesën dhe zyrën e biznesmenit Artan Dulaku. Burime bëjnë me dije se kontrollet janë ushtruar me kërkesë të prokurores Manjola Kajana dhe me vendim të GJKKO-së, ndërsa agjentët e BKH-së janë mbështetur edhe nga Policia e Shtetit.

    Në bazë të këtyre hetimeve, me vendim të GJKKO është vënë në sekuestro edhe Portin e Limionit, një bazë e Forcave Detare, pronë e ushtrisë shqiptare e cila në korrik të viti 2020, me vendim të qeverisë, i është dhënë me qira, si pjesë e një territori shumë më të madh, prej mbi 265 mijë metrash katrorë, bashkimit të shoqërive “Concord Investment” sh.p.k. dhe “Kastrati Group” sh.a., përfaqësuar nga shoqëria “Marina Bay Saranda” shpk, si qiramarrës. Shoqëria parashikon ndërtimin e një kompleksi hotelesh, rezidencash dhe një port jahtesh që do të ofrojë mundësinë për ankorim, për 400 anije. Kërkesa e shoqërisë “Marina Bay Saranda” për heqjen e sekuestros për bazën detare në qytetin bregdetar është rrëzuar edhe nga Gjykata Kushtetuese më 12 nëntor 2024.
    Hetimi nisi pas kallëzimit në SPAK nga ish-zëvendëskomandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari në vitin 2021 kundër vendimit të Këshillit të Ministrave, që më 1 korrik 2020 vendosi që Baza Detare Limion me një sipërfaqe të përgjithshme mbi 265 mijë metra katrorë, t’i jepej me qira për 20 vjet me tarifën simbolike 1 euro bashkimit të 2 shoqërive. Baza detare e Sarandës do të qëndrojë e sekuestruar derisa Prokuroria e Posaçme të dalë me një vendim për hetimin e nisur lidhur me procedurat e ndjekura për dhënien me qira te privati të pronës së ushtrisë.

    Hetimi për Portin e Limionit në Sarandë SPAK kontrolle në banesën dhe zyrën e biznesmenit Artan Dulaku
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Oltion Çaçi i Sarandës ndan 2 mln euro për miqtë! Dy tendera për të njëjtën rrugë

    24.12.2025
    Aktualitet

    Albania Solar Power ndërtim parku fotovoltaik në toka të kontestuara

    24.12.2025
    Aktualitet

    4 kulla 30 kate në qendrën historike të Durrësit, kush fshihet pas?!

    24.12.2025
    Aktualitet

    Laert Kasaj pjesë e grupit kriminal të AKSHI-it

    24.12.2025
    Aktualitet

    Skema si Big Market zhvat qytetarët! Çmimi në faturë ndryshon nga ai në raft

    24.12.2025
    Aktualitet

    Rriti çmimin e biletës së autobusit, SHPRESA AL merret nën hetim

    24.12.2025
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Oltion Çaçi i Sarandës ndan 2 mln euro për miqtë! Dy tendera për të njëjtën rrugë

    24.12.2025

    Albania Solar Power ndërtim parku fotovoltaik në toka të kontestuara

    24.12.2025

    4 kulla 30 kate në qendrën historike të Durrësit, kush fshihet pas?!

    24.12.2025

    Laert Kasaj pjesë e grupit kriminal të AKSHI-it

    24.12.2025

    Skema si Big Market zhvat qytetarët! Çmimi në faturë ndryshon nga ai në raft

    24.12.2025
    Më të lexuarat

    36 mln €, rrjeti i Darjo Jasharit dhe karremi i SPAK për Gys Agasin

    Nga InfoNews21.12.20250

    Ishte data 28 Maj, 2025, kur SPAK zbuloi se një fabrikë cigaresh në periferi të…

    Nga firma e Dario Jasharit me cigaret tek tenderi 7.6 mln € në AKSHI, si ra në rrjetën e SPAK Gys Agasi

    18.12.2025

    Ikën italianë, francezë dhe grekë, por vijnë turqit! Por kush është banka Ziraat, skandale në Gjermani dhe SHBA

    23.12.2025

    Disinformation networks against the European Integration Process in Albania: resources, narratives and distribution channels

    19.12.2025

    Biznesmenë, policë, zyrtarë e politikanë! Si i filmonte Agasi bashkëpunëtorët tek zyra e Equos Resort

    21.12.2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2025 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.