Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Rinasi hyn në një epokë të re! Nisin fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos

    19.06.2026

    Pastruan 100 milion euro, goditet në Spanjë grupi shqiptar i trafikantëve, bashkëpunuan me kinezët

    19.06.2026

    Shenja në bark zbardhi misterin! Si u zbulua trupi i Eglant Koçit

    19.06.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Nadir Çausholli do të ndërtojë hotelin LUKSOZ në Shkëmbin e Kavajës në ortakëri me “Visin e Pojës”!

    Nga InfoNews11.10.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Partia Demokratike ka denonucuar, se sipas tyre, pas dëmit 2.2 mln euro me recetat false, Nadir Çausholli do të ndërtojë hotelin luksoz në Shkëmbin e Kavajës në ortakëri me Visin e Pojës.

    Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, deklaroi se Nadir Çausholli zotëron 60% të aksioneve tek kompania ‘ROCK OF KAVAJA’ .Për blerjen e këtyre kuotave, deklaroi ajo, Nadir Çausholli i pagoi ortakut vetëm 600 euro.

    “Kështu, në korrik 2024, u regjistrua kompania ‘ROCK OF KAVAJA’ sh.p.k., e cila vetëm dy muaj më pas mori nga vetë Edi Rama lejen për ndërtimin e një hoteli 10–11 katësh me 3 kate nëntokë në zonën e Shkëmbit të Kavajës, me kapital të deklaruar prej 2.2 milionë eurosh”, u shpreh Vangjeli.

    Duke shtuar se: “Nadir Çausholli zotëron 60% të aksioneve, ndërsa pjesa tjetër i përket ortakut të tij Elvis Doçi (Visi i Pojës). Për blerjen e këtyre kuotave Çausholli i pagoi ortakut vetëm 600 euro.”

    Ajo u shpreh se drejtësia duhet të veprojë realisht duke sekuestruar pasuritë dhe bizneset e Nadir Çaushollit.

    Deklarata e plotë:

    Në vijim të hetimeve mbi abuzimet në sistemin e rimbursimeve të barnave, Prokuroria e Tiranës ka ushtruar disa ditë më parë një kontroll të gjerë në ambientet e kompanisë ‘CFO Pharma’, duke sekuestruar inventarët dhe dokumentacionin e rimbursimeve.

    Kujtojmë se më 29 prill 2025, për Nadir Çaushollin ekziston një vendim gjykate i formës së prerë për veprën penale ‘manipulim i tregut’.

    Sipas raportimeve, ai ka shitur medikamente deri në 180 herë më shtrenjtë se çmimi i tyre real, duke dëmtuar rëndë qytetarët dhe buxhetin e shtetit.

    Historia e përfshirjes së tij në skema të paligjshme nuk është e re.

    Që në vitin 2016, Prokuroria e Tiranës konstatoi një dëm ekonomik prej 2.2 milionë eurosh ndaj shtetit nga receta false dhe abuzime me barnat e rimbursueshme, për çka Çausholli u arrestua.

    Megjithatë, pas vitit 2017, bizneset e Çaushollit vijuan të lulëzojnë. Përveç linjës së autobusëve të ‘Unazës’ në Tiranë, ai hapi edhe pesë biznese të tjera, në disa prej të cilave rezulton bashkëpronar me persona publikë.

    Pasi përfitoi miliona euro nga tenderat publikë, dhe ndonëse Agjencia e Prokurimit Publik (APP) në korrik 2024 e përjashtoi kompaninë CFO Pharma nga pjesëmarrja në tendera për 6 muaj, Çausholli vendosi ta ‘festojë’ këtë masë duke hapur një biznes të ri në fushën e turizmit.

    Dhe nuk i doli keq….

    Kështu, në korrik 2024, u regjistrua kompania ‘ROCK OF KAVAJA’ sh.p.k., e cila vetëm dy muaj më pas mori nga vetë Edi Rama lejen për ndërtimin e një hoteli 10–11 katësh me 3 kate nëntokë në zonën e Shkëmbit të Kavajës, me kapital të deklaruar prej 2.2 milionë eurosh.

    Nadir Çausholli zotëron 60% të aksioneve, ndërsa pjesa tjetër i përket ortakut të tij Elvis Doçi (Visi i Pojës).

    Për blerjen e këtyre kuotave Çausholli i pagoi ortakut vetëm 600 euro.

    Në këtë situatë, mbetet për t’u parë nëse drejtësia do të veprojë realisht duke sekuestruar pasuritë dhe bizneset e Nadir Çaushollit, apo këto do të mbeten vetëm masa ‘në letra’.

    Për aq kohë sa Edi Rama vijon të jetë në krye të qeverisë, duket se për njerëzit e lidhur me pushtetin, ‘show must go on’, pavarësisht skandaleve, dënimeve apo abuzimeve me paratë e qytetarëve.

    Nadir Çausholli do të ndërtojë hotelin LUKSOZ në Shkëmbin e Kavajës në ortakëri me "Visin e Pojës"!
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Rinasi hyn në një epokë të re! Nisin fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos

    19.06.2026
    Aktualitet

    Pastruan 100 milion euro, goditet në Spanjë grupi shqiptar i trafikantëve, bashkëpunuan me kinezët

    19.06.2026
    Aktualitet

    Shenja në bark zbardhi misterin! Si u zbulua trupi i Eglant Koçit

    19.06.2026
    Aktualitet

    SPAK dërgon për gjykim Erion Isain e Kolonjës dhe 12 të pandehur

    19.06.2026
    Aktualitet

    Plagosja në Tiranë, policia: Ja si ndodhi ngjarja

    19.06.2026
    Aktualitet

    Grabitja e taksistit fundos 27-vjeçarin hajdut, zbardhen 5 krime

    19.06.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Rinasi hyn në një epokë të re! Nisin fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos

    19.06.2026

    Pastruan 100 milion euro, goditet në Spanjë grupi shqiptar i trafikantëve, bashkëpunuan me kinezët

    19.06.2026

    Shenja në bark zbardhi misterin! Si u zbulua trupi i Eglant Koçit

    19.06.2026

    SPAK dërgon për gjykim Erion Isain e Kolonjës dhe 12 të pandehur

    19.06.2026

    Plagosja në Tiranë, policia: Ja si ndodhi ngjarja

    19.06.2026
    Më të lexuarat

    Plagosi dy persona! Pranga Ylli Muratit, vëllait të Fation Muratit

    Nga InfoNews17.06.20260

    DVP Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Udhëkryqi”. I kërkuar për plagosje të dyfishtë, me mjet prerës,…

    U kujtohet sherrin në Palasë? Kush janë vëllezërit Koçeku që drejtojnë trafikun e drogës

    12.06.2026

    Ka marrë 1 milion euro cash…2 të tjera më vonë! përgjimet e SPAK të grupit kriminal për Samir Mane

    12.06.2026

    45-vjeçari që u gjet i vdekur në Mirditë dyshohet si autor i vrasjes së Anton Kelit

    15.06.2026

    Tiranë/ Efektivi i policisë i jep fund jetës me armën e shërbimit

    14.06.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.