Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Arrestohet në Tiranë djali i Petrit Çakrrit! I ati në burg për rrëmbim dhe vrasje

    14.08.2026

    Para false në ProCredit Bank, nis hetimi

    14.08.2026

    Doni të punoni në SPAK? Kjo është mundësia…

    14.08.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    E paketuan në Spanjë, kush është ushtari i Visit të Pojës

    Nga InfoNews11.10.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    TIRANË – Juxhin Drazhi, 34-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK për trafik droge në kuadër të operacionit të koduar “Ura”, është ekstraduar nga Spanja pas arrestimit më 8 gusht. Në prill, GJKKO me kërkesë të SPAK, caktoi për 34-vjeçarin masën e sigurisë “arrest në burg” për trafikim të lëndëve narkotike në Norvegji dhe Belgjikë si dhe pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal.

    Drazhi, pjesë e grupit të Elvis Doçit i njohur edhe si Visi i Pojës, u arrestua nga autoritetet spanjolle në një shtëpi luksoze në Almuñécar (Granada) në të cilën konstatuan se po merreshin masa të shumta sigurie. Shtëpia ishte në një terren të lartë, që i lejonte të monitoronte mjedisin përreth dhe policinë.
    34-vjeçari rezulton edhe personi i fundit që ka takuar Miklovan Dakajn, i cili rezultonte i zhdukur që prej muajit maj dhe u gjet i vdekur në fillim të shtatorit në Marbella të Spanjës. Më herët SPAK i sekuestroi 34-vjeçarit Juxhin Drazhit firmën ‘Majestic Construction’ dhe 9 prona në kuadër të këtij operacioni.
    “Ura” kishte në fokus tre grupe të krimit të organizuar, me aktivitet të gjerë në trafikimin ndërkombëtar të drogës, kokainë e heroinë, pastrim parash dhe shpërdorim detyre.
    Operacioni “Ura” u finalizua një Maj dhe kishte në fokus tre grupe të krimit të organizuar, me aktivitet të gjerë në trafikimin ndërkombëtar të drogës, kokainë e heroinë, pastrim parash dhe shpërdorim detyre. Hetimet nisën në 2016-ën dhe u intensifikuan në 2020-ën, ku zbuluan se rrjetet kriminale trafikonin drogë në Itali dhe vende të tjera të Evropës. Nga përgjimet dhe monitorimet, përfshirë bisedat e koduara SkyECC, u dokumentuan transaksione CASH deri në 5 milionë.
    Paratë e trafikut depërtonin në ekonomi, përmes kompanive, pronave të paluajtshme, mediave lokale, transportit dhe bareve. Pjesë e organizatës ishin 3 nëngrupe kriminale, baza e njërit në Durrës dhe 2 të tjerët në Itali, në Puglia. Përveç trafikantëve të drogës, i përfshirë ishte edhe një avokat.
    Më 28 qershor, GJKKO sekuestroi me urdhër të SPAK 21 pasuri me vlerë 12 milionë euro në Durrës dhe zonat përreth. 10 prej tyre i përkisnin Visit të Pojës, i cili është ende në kërkim, dhe të tjerat ishin të Ervin Zeqirit dhe Nazmi Shahinit, person i lidhur me Juxhin Draxhin.
    Më 21 maj, kur u ndërmor edhe operacioni, sekuestro u vendos edhe për miliona euro pasuri, përfshirë 2 kompani ndërtimi, 4 restorante luksoze, 1 agjenci imobiliare, 1 televizion në Vlorë, të dyshuara që vinin nga trafiku ndërkombëtar i drogës. Ndërkohë, në Itali u sekuestruan 9 apartamente, 4 kompani, 7 llogari bankare dhe 3 makina.

    E paketuan në Spanjë kush është ushtari i Visit të Pojës
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Arrestohet në Tiranë djali i Petrit Çakrrit! I ati në burg për rrëmbim dhe vrasje

    14.08.2026
    Aktualitet

    Para false në ProCredit Bank, nis hetimi

    14.08.2026
    Aktualitet

    Doni të punoni në SPAK? Kjo është mundësia…

    14.08.2026
    Aktualitet

    ANALIZA/ ProCredit Bank Albania në alarm! Financa shkon gropë…fitimet po zhduken

    14.08.2026
    Aktualitet

    SKANDAL te ProCredit Bank! Hakerat nxjerrin në shitje të dhënat e klientëve

    14.08.2026
    Aktualitet

    Aruba/ Kokainë drejt Ukrainës dhe pako me dyll blete

    14.08.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Arrestohet në Tiranë djali i Petrit Çakrrit! I ati në burg për rrëmbim dhe vrasje

    14.08.2026

    Para false në ProCredit Bank, nis hetimi

    14.08.2026

    Doni të punoni në SPAK? Kjo është mundësia…

    14.08.2026

    ANALIZA/ ProCredit Bank Albania në alarm! Financa shkon gropë…fitimet po zhduken

    14.08.2026

    SKANDAL te ProCredit Bank! Hakerat nxjerrin në shitje të dhënat e klientëve

    14.08.2026
    Më të lexuarat

    Vrasja e Joan Zukos/ Kristjan Sterjo kujtohet të pendohet në gjykatë: Aman më falni…

    Nga InfoNews12.08.20260

    Vrasja e Joan Zukos/ Kristjan Sterjo kujtohet të pendohet në gjykatë: Aman më falni… Gjykata…

    Sherr masiv në Divjakë, i riu merr armën me silenciator dhe kërkon të vrasë një person! 6 në pranga

    13.08.2026

    Ndërtimi ilegal në zemër të Karaburunit, kush ua dha ”besën” Skerdi Dinaj dhe Olsen Sherifaj

    12.08.2026

    Arben Cara nuk u dorëhoq! E shkarkoi Lamallari! Kujt po ja përgatit vendin?

    12.08.2026

    Çudirat në Himarën e Vangjel Tavos…! Si mbiu hoteli 5 katësh pa leje

    11.08.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.