Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Rinasi hyn në një epokë të re! Nisin fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos

    19.06.2026

    Pastruan 100 milion euro, goditet në Spanjë grupi shqiptar i trafikantëve, bashkëpunuan me kinezët

    19.06.2026

    Shenja në bark zbardhi misterin! Si u zbulua trupi i Eglant Koçit

    19.06.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Vrasja e gjyqtarit/ Ja çfarë deklaruan nipi dhe xhaxhai, Elvis Shkambi punonte në SHIK?

    Nga InfoNews09.10.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    TIRANË- Elvis Shkambi, autori i vrasjes së gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, do të qëndrojë në burg. Masa u konfirmua nga Gjykata e Tiranës paraditen e sotme, ndërsa arrest me burg u dha edhe për xhaxhanë e tij, Gjon Shkambi dhe rojën e sigurisë së Gjykatës së Apelit në Tiranë, Banush Koxhaj. Seanca u mbajt nga gjyqtarja Marinela Osmani me dyer të mbyllura, ndërsa burime bëjnë me dije se 30-vjeçari ka kërkuar falje.

    Sipas tyre, ngjarja ka ndodhur si pasojë e tronditjes së rëndë psikike për shkak të kalvarit të gjatë të gjyqeve për pronësinë. Elvis Shkambi ka deklaruar se kishte mundësi të largohej, por dorëzoi armën dhe qëndroi. Në pamjet e para të momentit pas vrasjes, ai dallohet mjaft i qetë dhe duar në xhepa brenda oborrit të Gjykatës së Apelit.

    Avokati i autorit, Kujtim Ibra tha se arma me të cilën ka qëlluar gjyqtarin në sallën e gjyqit nuk ka qenë me leje, por Elvis Shkambi pretendon ka armë pasi punuar si punonjës sigurie në disa institucione.

    “Ka kërkuar falje për dy të plagosurit dhe për gjyqtarin. Është goditur një gjyqtar, është i pajustifikueshëm, gjyqtari dhe prokurori janë në zbatim të ligjit nuk mund të vriten dhe unë besoj se kjo kambanë alarmi do jetë edhe për sistemin e drejtësisë, që s’duhet të arrijnë në zvarritje të tejskajshme”, tha avokati Ibra.

    Nga ana tjetër, roja i sigurisë së Apelit i cili akuzohet për shpërdorim detyre, mësohet se ka deklaruar në sallën e gjyqit se ka qenë i sëmurë. Banush Koxhaj ka pretenduar se i kishte kërkuar leje kancelares së Gjykatës 1 orë para se autori dhe xhaxhai i tij të kalonin në detektor, por nuk e kishin zëvendësuar.

    Sipas hetimeve të deri më tanishme, roja nuk u çua nga karrigia për të kontrolluar Shkambin dhe xhaxhain, ndonëse detektori sinjalizoi prezencën e metaleve dhe kështu autori u fut me armë brenda në sallë. Ai nuk ka kryer kontroll fizik ndaj tyre dhe as nuk ka bërë regjistrimin në librin e protokollit, ashtu siç është detyrim për çdo qytetar që hyn dhe del në institucion.
    “Kam qenë i sëmurë. Para se të kalonin palët në skaner, unë kam lajmëruar kancelaren se nuk ndihesha mirë, pasi vuaj nga diabeti. Një orë më pas, kancelarja më dha leje për t’u larguar, por nuk jam zëvendësuar”, tha ai në sallën e gjyqit.
    Elvis Shkambi, 30 vjeç, Autori i vrasjes së gjyqtarit dhe plagosjes së Rakip dhe Ervis Kurtajt, babë e bir, përballet me tre akuza: vrasje e funksionarëve publikë, vrasje në rrethana të tjera cilësuese kundër palëve të përfshira kryer në bashkëpunim dhe mbetur në tentativë, si dhe mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve.
    Për sa i përket Gjon Shkambit, prokuroria ka ndryshuar kualifikimin fillestar të veprës penale që i referoi policia, e cila e akuzonte edhe atë për vrasjen e gjyqtarit. Organi i akuzës dyshon se Gjoni kishte dijeni vetëm planin e nipit të tij ndaj palës kundërshtare në gjyq. Madje Prokuroria thekson se ka dyshime që Gjon Shkambi ka pasur rolin e nxitësit në tentativën për të vrarë babë e bir, të cilët jetojnë në pronën e pretenduar prej tij në Shkodër.

    Organi i akuzës mbështet dyshimet e tij në deklaratat kërcënuese që 56-vjeçari ka bërë më herët në media, ku ka folur hapur për hakmarrje ndaj personave që ai i konsideronte si uzurpues të pronës. Madje, sipas hetuesve, edhe vetë familjarë të tij kanë paraqitur kallëzime në polici për kanosjet e vazhdueshme.

    Elvis Shkambi punonte në SHIK? Vrasja e gjyqtarit/ Ja çfarë deklaruan nipi dhe xhaxhai
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Rinasi hyn në një epokë të re! Nisin fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos

    19.06.2026
    Aktualitet

    Pastruan 100 milion euro, goditet në Spanjë grupi shqiptar i trafikantëve, bashkëpunuan me kinezët

    19.06.2026
    Aktualitet

    Shenja në bark zbardhi misterin! Si u zbulua trupi i Eglant Koçit

    19.06.2026
    Aktualitet

    SPAK dërgon për gjykim Erion Isain e Kolonjës dhe 12 të pandehur

    19.06.2026
    Aktualitet

    Plagosja në Tiranë, policia: Ja si ndodhi ngjarja

    19.06.2026
    Aktualitet

    Grabitja e taksistit fundos 27-vjeçarin hajdut, zbardhen 5 krime

    19.06.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Rinasi hyn në një epokë të re! Nisin fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos

    19.06.2026

    Pastruan 100 milion euro, goditet në Spanjë grupi shqiptar i trafikantëve, bashkëpunuan me kinezët

    19.06.2026

    Shenja në bark zbardhi misterin! Si u zbulua trupi i Eglant Koçit

    19.06.2026

    SPAK dërgon për gjykim Erion Isain e Kolonjës dhe 12 të pandehur

    19.06.2026

    Plagosja në Tiranë, policia: Ja si ndodhi ngjarja

    19.06.2026
    Më të lexuarat

    Plagosi dy persona! Pranga Ylli Muratit, vëllait të Fation Muratit

    Nga InfoNews17.06.20260

    DVP Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Udhëkryqi”. I kërkuar për plagosje të dyfishtë, me mjet prerës,…

    U kujtohet sherrin në Palasë? Kush janë vëllezërit Koçeku që drejtojnë trafikun e drogës

    12.06.2026

    Ka marrë 1 milion euro cash…2 të tjera më vonë! përgjimet e SPAK të grupit kriminal për Samir Mane

    12.06.2026

    45-vjeçari që u gjet i vdekur në Mirditë dyshohet si autor i vrasjes së Anton Kelit

    15.06.2026

    Tiranë/ Efektivi i policisë i jep fund jetës me armën e shërbimit

    14.06.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.