Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Shqipëria po i paketon, Italia në hall: Ja tre bosët shqiptarë që na fshihen në Dubai

    27.02.2026

    1 mln euro në furgon, zbardhet dëshmia e policit

    27.02.2026

    Zhvatën 36 mln euro e prona qytetarëve, SPAK edhe 5 muaj kohë për plotësim hetimi

    27.02.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    “Na ka sjellë Zoti të pastrojmë robt e këqij”/ Bisedat në Sky ECC, “BANDA Avdyli” në ROLIN e “misionarit’: Të rritet brezi i ri me qytetari!

    Nga InfoNews06.10.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Në një bisedë të zbardhur nga përgjimet e SkyEcc që daton më 10 nëntor të vitit 2020, Ermir Dedja bisedon me Elidon Avdylin në lidhje me përgatitjet që po bënin për mbushjen e karikatorëve me fishekë dhe pastrimin e armëve me qëllim që të ishin të gatshëm për të kryer vrasje.

    Në dosjen hetimore, Ermir Dedja e paraqet veten si ‘misionar i dërguar për të pastruar terrenin nga njerëzit e këqij’.

    “Ne na ka prurë Zoti me maru robt e këqij, me pastru terrenin që të rritet brezi i ri me qytetarizëm të mirë pa negativa vërdallë”, thuhet në bisedën e shkëputur nga përgjimet e SkyEcc.

    Biseda daton më 21 tetor 2020 mes Ermir Dedjas dhe Elidon Avdylit.

    Ermiri Dedja i ka shkruar Elidonit se ka biseduar me një person për punën e “Malos” duke iu referuar Edmir Bregut, që ta ruante pa ndërprerë kundrejt pagesës.

    Në vijim i ka shkruar se duhet të fillonin goditje se nuk kishin gjë në terezi. Në platformën SkyECC janë ruajtur vetëm mesazhet e dërguara nga Ermiri Dedja.

    “Ça po bën, Vlla. si po kalon, krej mirë vlla. Kam bisedu me i rob për punën e malos me e rujt e me ju vu non stop. Po do më kthejë përgjigjë. Për punë lekësh sa do i thash. Se duhet me bo llapitje sesbon se s’kemi gjë në terezi. S’kam ça me humb mo, vetëm marësi ju uroj vetes dhe ju o zot.”
    Në datën 22 tetor 2020, në orën 12:58, Ermiri Dedja i shkruan Elidonit se ka mbetur pak i keq dhe se duhet sa më shpejt të bëjnë ndonjë goditje që të marrin veten se po i dilte vjetja nga qejfi, dhe konkretisht Ermiri ka dërguar sms si vijon.

    “Ça po bon vlla. Si je, mirë kapo këtu ke lagjja, sa po pi i kafe, po pres i shok t’vi me taku. E mos vi takoj pastaj. Mrena kti muj i ke gjall a vdek thuj kapos, i rrezikshëm je. Hahahahhahha vllai jot ska 2 qind lek t’vogla nxhep hahahhaha. O Allah sa me shpejt naj goditje, t’morrim icik veten. Se kshu po mdel vetja ka qefi”.
    Në datën 25 tetor 2020, në orën 18:05, Ermiri Dedja i ka shkruar Elidon Avdyli se ishte me Piratin dhe një shok në terren dhe se do ta linte Kelin me një shok të kontrollonin njëherë vërdallë me makinë. Ermiri lutet që ta nisnin me mbarësi vitin 2020.

    Në orën 18:12 Ermiri i ka shkruar Elidionit dhe se do ta bënin me patjetër pasi vetëm atë gjë kishte ne mendje dhe se shumë shpejt personi që kërkonin do të binte në grackë.

    Nga konteksti i bisedës dyshohet se bëhet fjalë për kontrollin që Ermiri Dedja me bashkëpunëtorët e vet bëjnë çdo ditë në qytetin e Durrësit për të gjetur shtetasin Edmir Bregu me qëllim për ta vrarë atë.

    “Ca po bën kapo. Tashi sa do e lej Kelin me i shok me makinë. Ta nisim me marësi këtë vit që vjen. Do të bëjmë sesbën, maje mend pra. Mos sot, nesër do bjerë në grackë. 120 euro a ke mundësi të mi japësh se doja të rregulloja makinën

    "BANDA Avdyli" në ROLIN e "misionarit': Të rritet brezi i ri me qytetari! “Na ka sjellë Zoti të pastrojmë robt e këqij”/ Bisedat në Sky ECC
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Shqipëria po i paketon, Italia në hall: Ja tre bosët shqiptarë që na fshihen në Dubai

    27.02.2026
    Aktualitet

    1 mln euro në furgon, zbardhet dëshmia e policit

    27.02.2026
    Aktualitet

    Zhvatën 36 mln euro e prona qytetarëve, SPAK edhe 5 muaj kohë për plotësim hetimi

    27.02.2026
    Aktualitet

    Durim Bami: Kam hasmit në burg…më çoni në Fushë Krujë

    27.02.2026
    Aktualitet

    Ligji i minierave/ Spak: Samir Mane e bleu me vila! Kryemadhi shfajsohet: E firmosi edhe Edi Rama

    27.02.2026
    Aktualitet

    Ndryshime në polici! Kush e merr Krujën, Pogradecin etj…

    27.02.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Shqipëria po i paketon, Italia në hall: Ja tre bosët shqiptarë që na fshihen në Dubai

    27.02.2026

    1 mln euro në furgon, zbardhet dëshmia e policit

    27.02.2026

    Zhvatën 36 mln euro e prona qytetarëve, SPAK edhe 5 muaj kohë për plotësim hetimi

    27.02.2026

    Durim Bami: Kam hasmit në burg…më çoni në Fushë Krujë

    27.02.2026

    Ligji i minierave/ Spak: Samir Mane e bleu me vila! Kryemadhi shfajsohet: E firmosi edhe Edi Rama

    27.02.2026
    Më të lexuarat

    Lidhjet me Ergys Agasin, Orest Sota shet me urgjencë Fortis Beton pas lëvizjeve të SPAK

    Nga InfoNews24.02.20260

    Lidhjet me Ergys Agasin, Orest Sota shet me urgjencë Fortis Beton pas lëvizjeve të SPAK…

    VIDEO/ ANK e Kolajve dhe 2T e Sakove masakruan lumin? Del blof drejtori i ARRSH Ami Kozeli: Ja pasojat e gërryerjes…u shemb edhe hekurudha

    22.02.2026

    Testi për Prokurorinë e Elbasanit! Hetimi për shembjen e rrugës, dy kompanitë dhe provat në terren!

    22.02.2026

    Nuk ndalet SPAK! Këmba këmbës pas AKSHI-t, 25 dëshmi që fundosin Ermal Beqirin, Mirlindën dhe Gys Agasin

    26.02.2026

    1 mln euro për kokën e tij, nga atentatet te armiqësitë me ish deputetin dhe Vis Martinaj/ Kush është Durim Bami

    26.02.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.