Një konflikt familjar është regjistruar pak minuta më parë në lagjen 18 të qytetit të Korçës. Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur mes një çifti bashkëshortësh, ku gruaja ka goditur burrin e saj me një pjatë, duke i shkaktuar plagë të lehta në kokë.
Nga të dhënat paraprake mësohet se rastet e dhunës në këtë familje kanë qenë të përsëritura. Pas incidentit, bashkëshorti i plagosur ka marrë ndihmën mjekësore në spital dhe më pas është larguar drejt banesës, ndërsa gruaja është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
Policia e Korçës ka nisur procedurat ligjore dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
