Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Energji në kurriz të komuniteteve; mbi 200 hidrocentrale private në 15 vjet

    24.12.2025

    Motorristi WOLT Albania shpërndan drogë, goditet grupi me 33 persona

    24.12.2025

    SKANDAL USHQIMOR! Bllokohen 5 TON fileto e djathë të kompanisë TONA

    24.12.2025
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Ku shkojnë paratë e kromit në Bulqizë? Thellohet skandali, Albchrome shkruan se humbi 720 mijë euro në 2024

    Nga InfoNews22.09.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Shfrytëzimi i pasurive në nëntokë është një nga skandalet më të mëdha që i bëhet Shqipërisë, nga të gjitha qeveritë përgjatë 35 viteve të fundit.

    Duke filluar nga nafta, kromi, hekur nikeli apo edhe metale të tjera që gjenden në vendin tonë. Pushteti qendror ka shpërdoruar në mënyrën më të keqe këto pasuri, duke ua dhënë me koncesion disa firmave me të kaluar tepër të dyshimtë, të cilat pasi mbushin mirë e mirë xhepat, largohen sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

    Hetimet e vonuara të Prokurorisë së Fierit nxorën një mori parregullsish nga koncesionari që shfrytëzon fushën naftëmbajtëse Patos-Marinzë, ku drejtuesit e Bankers kishin abuzuar në kurriz të vetë shtetit, apo thënë ndryshe, në kurriz të shqiptarëve. Në atë rast hetimet janë gjysmake, pasi nuk janë thelluar te emrat e zyrtarëve, qoftë edhe të ministrave, që i lejuan ato abuzime.

    Por, pa kaluar jehona e atij hetimit, duket se historia po përsëritet sërish me një nga pasuritë më të mëdha në nëntokën shqiptare, kromi në Bulqizë.

    Pronarët e koncesionit kanë ndryshuar disa duar, ndërkohë që aktualisht miniera e famshme po administrohet nga një firmë turke. VoxNews ka investiguar disa veprime tepër të dyshimta të krerëve të Albchrome, e cila përveç minierës në Bulqizë administron edhe uzinat e ferrokromit në Klos, Burrel dhe Elbasan.

    Ku shkojnë paratë e kromit në Bulqizë? Thellohet skandali,

    Faksimile: Bilanci i kompanisë Albchrome për vitin 2024, me një humbje prej 720 mijë eurosh

    Të dhënat që ka publikuar redaksia jonë flasin se drejtuesit e mëdhenj, por edhe administratorët e disa uzinave, kanë abuzuar rëndë me menaxhimin e kësaj pasurie, e cila ka si “pronar” vetë shqiptarët dhe jo ata që e menaxhojnë apo ata (qeveritarët qendrorë) që kanë dhënë leje.

    Madje, firma koncesionare vepronte me dy bilance, duke e bërë situatën tepër të dyshimtë, duke “kopjuar” në këtë rast simotrën e saj Bankers.

    Skema është e njëjtë për të gjithë koncesionarët; fryjnë kostot, paguajnë vetën, shfrytëzojnë punëtorët dhe në fund bilancet i nxjerrin me humbje.

    Sipas dokumenteve që ka hulumtuar VoxNews, në vitin 2024 firma koncesionare Albchrome ka regjistruar një humbje prej 720 mijë eurosh.

    Bilanci është publikuar ditët e fundit në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ku ortaku i vetëm i kësaj shoqërie ka nxjerrë edhe një dokument. “Të miratojë pasqyrat financiare të shoqërisë përvitin ushtrimor 2024, për periudhën nga 1 janar 2024 -31 dhjetor 2024 me një humbje me vlerën 71.492.641 lekë, i cili do të mbulohet nga fitimet e akumuluara të shoqërisë” thuhet në dokument.

    Natyrshëm lindin disa pyetje; Ku shkojnë paratë e kromit në Shqipëri? A mos vallë bëhet një bilanc me humbje për të mos paguar detyrime? Sa janë fryrë kostot, duke paguar nënkontraktorë, me qëllim nxjerrjen e këtij bilanci? Çfarë pagash kanë administratorët, drejtorët, përgjegjësit e ata që menaxhojnë këtë pasuri të shqiptarëve?

    Natyrisht, institucionet kontrolluese, por edhe ata ligjzbatuese, duhet të veprojnë me qëllim ndaljen e këtij abuzimi të frikshëm. Nëse në çdo vend të botës minierat sjellin të ardhura për shtetin, punëtorët, komunitetin apo edhe për vetë firmën që i menaxhon, krejt ndryshe ndodh në Shqipëri. Të gjitha dalin me humbje!

    Po nëse s’kanë fitim, përse i mbajnë?

    Apo për të paguar rrogat e majme që marrin. Për të paguar firmat nënkontraktorë, që në shumicën e rasteve i menaxhojnë vetë.

    Ku shkojnë paratë e kromit në Bulqizë? Thellohet skandali,

    Ku shkojnë paratë e kromit në Bulqizë? Thellohet skandali,

    Faksimile: Albchrome ka ndryshuar disa administratorë, pas bilanceve me humbje dhe akuzave për menaxhimin

    Ditët e fundit, drejtuesit turq të Albchrome kanë bërë disa mbledhje të zgjatura, qoftë në Turqi, Tiranë apo edhe në Bulqizë, Burrel, Klos apo edhe Elbasan. Qëllimi është që të largojnë disa drejtues të firmës koncesionare nga drejtimi, pas raportimeve për abuzime të frikshme.

    Sipas dokumenteve që vetë firma Albchrome ka publikuar në QKB, janë larguar Cemil Acar nga detyra e Administratorit të Shoqërisë. Është larguar gjithashtu edhe Sokol Sinani, që menaxhonte Uzinën e Ferrokromit në Elbasan. Mësohet se është emëruar znj. Teuta Üstünda?, si administratore për çështjet financiare. Zonja Teuta ka punuar dikur edhe në Ministrinë e Shëndetësisë, gjatë kohës që drejtohej nga z. Ilir Beqja. Gjithashtu, ajo ka drejtuar edhe kompaninë turke Kurum.

    Gjithasht është emëruar edhe znj. Zeynep Erbeyler, e cila do të merret me çështje administrative dhe operative. Është emëruar edhe z. Erjon Duraj për të njëjta çështje, administrative dhe operative.

    Krahas këtyre ndryshimeve, VoxNews ka mësuar se Albchrome u ka komunikuar shkarimin edhe disa administratorëve të tjerë, në poste të larta drejtuese.

    Javët e fundit ka pasur një “gjueti shtrigash”, ku janë kërkuar dorëheqje në masë, kjo si pasojë e keqmenaxhimit të kromit, ku ka pasur edhe abuzime dhe fatura fiktive.

    Ndryshime do të ketë edhe në postet drejtuese të Minierës së Kromit në Bulqizë, e cila menaxhon procesin e nxjerrjes dhe transportimit për në Uzinat e Ferrokromit apo edhe në Portin e Durrësit.

    Paralajmërimet e VoxNews për abuzime të mëdha për këtë pasuri tashmë kanë gjetur edhe mbështetje nga vetë firma koncesionare Albchrome.

    Por, në të njëjtën kohë, “fjetja” e atyre që duhet t’i kontrollojnë apo edhe t’i hetojnë edhe tepër e frikshme, çka i bën këto institucione si bashkëfajtore në menaxhimin e kësaj pasurie. Abuzimet janë të frikshme, për të mos thënë në të njëjtin nivel me Bankers. /voxnews.al

    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Energji në kurriz të komuniteteve; mbi 200 hidrocentrale private në 15 vjet

    24.12.2025
    Aktualitet

    Motorristi WOLT Albania shpërndan drogë, goditet grupi me 33 persona

    24.12.2025
    Aktualitet

    SKANDAL USHQIMOR! Bllokohen 5 TON fileto e djathë të kompanisë TONA

    24.12.2025
    Aktualitet

    Skandali trondit ONE Albania! Ja drejtorët që shesin drogë

    24.12.2025
    Aktualitet

    EKSKLUZIVE/ One Albania çerdhe droge, arrestohen dy drejtorët shpërndarës

    24.12.2025
    Aktualitet

    Oltion Çaçi i Sarandës ndan 2 mln euro për miqtë! Dy tendera për të njëjtën rrugë

    24.12.2025
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Energji në kurriz të komuniteteve; mbi 200 hidrocentrale private në 15 vjet

    24.12.2025

    Motorristi WOLT Albania shpërndan drogë, goditet grupi me 33 persona

    24.12.2025

    SKANDAL USHQIMOR! Bllokohen 5 TON fileto e djathë të kompanisë TONA

    24.12.2025

    Skandali trondit ONE Albania! Ja drejtorët që shesin drogë

    24.12.2025

    EKSKLUZIVE/ One Albania çerdhe droge, arrestohen dy drejtorët shpërndarës

    24.12.2025
    Më të lexuarat

    36 mln €, rrjeti i Darjo Jasharit dhe karremi i SPAK për Gys Agasin

    Nga InfoNews21.12.20250

    Ishte data 28 Maj, 2025, kur SPAK zbuloi se një fabrikë cigaresh në periferi të…

    Nga firma e Dario Jasharit me cigaret tek tenderi 7.6 mln € në AKSHI, si ra në rrjetën e SPAK Gys Agasi

    18.12.2025

    Ikën italianë, francezë dhe grekë, por vijnë turqit! Por kush është banka Ziraat, skandale në Gjermani dhe SHBA

    23.12.2025

    EKSKLUZIVE/ One Albania çerdhe droge, arrestohen dy drejtorët shpërndarës

    24.12.2025

    Skandali trondit ONE Albania! Ja drejtorët që shesin drogë

    24.12.2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2025 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.