Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    “Do më vrasin…”/ Drejtoria e Burgjeve i plotëson kërkesën Dur Bamit

    18.04.2026

    Kokaina lum…/ Ja kush janë anëtarët e grupit të Mir Pepës

    18.04.2026

    Plagoset me armë Ilirjan Dosti në Tiranë

    17.04.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Bastet sportive, plas “lufta” për licencat: Biznesmeni i njohur, një ndër fituesit e paracaktuar?

    Nga InfoNews15.09.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Pikat e lojërave të fatit janë kthyer sërish në një problem për lagjet e qyteteve shqiptare. Dikur me makina “e kuqe e zezë” në çdo cep pallati, sot bastet vendosen nëpër lokale, përmes celularëve, nën mbrojtjen e të fortëve dhe shpesh edhe të Policisë së Shtetit.

    Skyweb.al publikoi disa muaj më parë një investigim mbi mënyrën si janë organizuar bastet sportive, shtatë vite pas operacionit “Fundi i marrëzisë”, duke treguar se marrëzia është përhapur edhe më shumë.

    Në investigim u shpjeguan mënyrat e funksionimit të tregut, aktorët kryesorë dhe arsyet pse kompanitë hezitojnë të legalizohen, pasi u kushton më lirë të qëndrojnë jashtë sistemit se sa të paguajnë taksa.

    Ndërkohë, përballë rezistencës së disa aktorëve për t’u licencuar, të tjerë po kërkojnë me ngulm hyrjen në treg. Marrja e një ose disa prej 10 licencave është kthyer në një garë të fortë, ku sipas VoxNews janë përfshirë edhe ndërhyrje në nivele të larta të qeverisë.

    Raportohet se një nga emrat më të fuqishëm që po tenton të hyjë në treg është biznesmeni Besnik Sulaj, i njohur si “Beso i Tajvanit”. Ai ka në pronësi lokalin dhe kazinonë “Tajvani” në Parkun Rinia dhe ka ushtruar aktivitet me licencë kazinoje prej vitesh. Sot, ai po lobon të marrë disa nga licencat për baste online.

    Për këtë qëllim është krijuar kompania “Novabet”, me objekt aktivitetin e basteve sportive online, import-eksportin e pajisjeve dhe çdo aktivitet tjetër të lidhur me këtë treg.

    Aksionerët e saj janë të njëjtët me ata të kazinosë “Regency”, në pronësi me letra të Skënder Sulajt, babait të Besos.

    Aksionerë janë gjithashtu “Gaming Invests” dhe “Taiwan Park Center TPC”, të përfaqësuar nga Skënder Sulaj, ndërsa Avni Braçaj figuron si aksioner te “Taiwani”.

    Burime thonë se këto lëvizje janë bërë përpara ngritjes së komisionit që do të shpërndajë licencat dhe se Beso i Tajvanit dyshohet se ka marrë premtime për më shumë se një licencë. Tashmë mbetet për t’u parë se cilët do të jenë anëtarët e komisionit dhe kompanitë fituese, mes dyshimeve për lidhje të forta me politikën dhe krimin.

    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    “Do më vrasin…”/ Drejtoria e Burgjeve i plotëson kërkesën Dur Bamit

    18.04.2026
    Aktualitet

    Kokaina lum…/ Ja kush janë anëtarët e grupit të Mir Pepës

    18.04.2026
    Aktualitet

    Plagoset me armë Ilirjan Dosti në Tiranë

    17.04.2026
    Aktualitet

    Bardha Spahia dënohet me 100 mijë lekë gjobë

    17.04.2026
    Aktualitet

    Nga Izraeli në Tiranë! Si po bëhet kontrolli i Jet Bank, Facebook nxjerrë të vërtetën

    17.04.2026
    Aktualitet

    SPAK jep pretencën për mjeshtrin e tenderave korruptiv! Ja sa pritet të dënohet Evis Berberi

    17.04.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    “Do më vrasin…”/ Drejtoria e Burgjeve i plotëson kërkesën Dur Bamit

    18.04.2026

    Kokaina lum…/ Ja kush janë anëtarët e grupit të Mir Pepës

    18.04.2026

    Plagoset me armë Ilirjan Dosti në Tiranë

    17.04.2026

    Bardha Spahia dënohet me 100 mijë lekë gjobë

    17.04.2026

    Nga Izraeli në Tiranë! Si po bëhet kontrolli i Jet Bank, Facebook nxjerrë të vërtetën

    17.04.2026
    Më të lexuarat

    16 mln euro abuzime! Marrëveshja për siguracionin Raiffeisen – SIGAL e Avni Ponari: Shijuan 90% të fitimit

    Nga InfoNews11.04.20260

    16 mln euro abuzime! Marrëveshja për siguracionin Raiffeisen – SIGAL e Avni Ponari: Shijuan 90%…

    Si u rrëmbye Florian Sula nga dy djemtë e Gazment Neza pronarit të UBA Bank! Lidhja me Kadri Morinaj

    14.04.2026

    Plas në tregun energjitik të Kosovës! Adresa fantazëm e çmime marramendëse: Misteri i ETMT Energy e Marin Gjonaj dhe zyra në Beograd 

    16.04.2026

    Zjarri te pallati i Arlis nisi nga Big Market! Arrestohet menaxherja, e pëson Armando Lilo

    15.04.2026

    Si e vuri në rresht Inez Hajrulla policinë e Vlorës…SPAK zbulon bisedat: Planifikimi i vrasjes së Gent Qarrit

    13.04.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.