Me vendim të Gjykatës Prokuroria dhe Policia që prej orëve të para të mëngjesit kanë zhvilluar kontrolle në banesa të personave që kanë lidhje me inceneratorin në qytetin e Elbasanit. Aksioni lidhet me djegien e fushës së mbetjeve të inceneratorit.
Veç Denis Hasallës drejtor në kabinetin e bashkisë Peqin, i cili është njëkohësisht edhe vëllai i deputetit socialist Saimir Hasalla, në pranga është vendosur edhe Bledar Çullhaj. Ky i fundit nuk ka asnjë funksion publik, por gruaja e tij është përgjegjëse në sektorin e mbetjeve. Gjatë kontrollit në banesë, 36-vjeçarit iu gjet një armë e ftohtë, shkruan TCH.
Sipaa informacioneve paraprake kontrolle janë ushtruar dhe në banesën e administratorit të kompanisë publike të landfillit Elbasan, “Eco-Elb”, Leli Kaja. Po ashtu, kontrolle janë zhvilluar edhe tek mbikëqyrësit e kontratave në Bashkitë e qarkut dhe janë sekuestruar edhe disa celularë.
Deri më tani raportohet se Gjykata ka caktuar disa masa sigurie për veprën penale “shpërdorim detyre” dhe “ndotje mjedisi”, por ende nuk ka detaje të tjera.
