Vrau policin në Fier gjytarja e Apelit Miranda Andoni i zbut dënimin Azgan Mërnicës
Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka ndryshuar vendimin për autorin e vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Novruz Cenalia.
Sipas vendimit të dhënë sot, më 9 prill 2026, nga trupa gjykuese ku pjesë ishte edhe gjyqtarja Miranda Andoni, Apeli vendosi të ulë dënimin për autorin Azgan Mërnica, duke e dënuar me 35 vite burg.
Ky vendim ndryshon dënimin e dhënë më parë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, e cila në 30 korrik 2025 e kishte dënuar Mërnicën me burgim të përjetshëm për vrasjen e efektivit të forcave “Shqiponja”.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 13 maj 2024, në fshatin Baltëz të Fierit, ku efektivi 28-vjeçar i policisë u qëllua me armë zjarri pas një konflikti të çastit me autorin, ndërsa po shkonte për të marrë shërbimin.
Vendimi i Apelit për uljen e dënimit nga burgim i përjetshëm në 35 vite burg ka shkaktuar reagime nga familjarët e të ndjerit.
