Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Bastiset qelia e Alket Rizait dhe shqiptarëve të tjerë në burgun e Domokos, gjenden celularë dhe thika

    25.02.2026

    ARRSH shmang përgjegjësitë! Pacientët e bllokuar të zonës juglindore rrezikojnë shëndetin

    25.02.2026

    Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e Pëllumb Gjokës, investitorit strategjik

    25.02.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Vrasja që ndezi luftën, si e ekzekutoi Jani Aliaj në bllok Elton Çiços

    Nga InfoNews18.02.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Vrasja që ndezi luftën, si e ekzekutoi Jani Aliaj në bllok Elton Çiços

    Një prej aktiviteteve kryesore të Jani Aliajt ishte kultivimi dhe trafiku i kanabisit. Mendohet se ky aktivitet e futi në rrugën e konflikteve mes grupeve. Një prej episodeve të zbardhur, lidhet me tentativën për grabitjen e 100 kilogramëve kanabis në Frashër, një operacion që tregoi aftësinë e tij për organizim, planifikim dhe ekzekutim të veprimeve të rrezikshme.

    Ngjarja, e regjistruar në aktakuzë dhe e ndjekur nga prokuroria, tregonte se Aliaj mund të manipulojë njerëzit, situatat dhe dhunën për të arritur objektivat e tij nga grabitja e drogës deri tek përplasjet që do të lindnin vrasje dhe plagosje.

    “Ka marrë pjesë në zhdukje të sasive të lëndëve narkotike të cilët banda shqiptare kanë shpërndarë në Athinë dhe nuk i ka paguar ata, dyshohet se ka keqpërdorur njohjet e tij, për të përfituar jashtë kuadrit të bandave në të cilën ai operonte”, u shpreh gazetari Artur Bibe.

    “Siç është raportuar edhe më parë këta kanë qenë një grup i madh shoqëror, janë njerëz që e njohin mirë njëri-tjetrin, janë nga i njëjti vend, janë afërsisht të së njëjtës moshë edhe gjithashtu kanë pasur njohje të mëparshme dhe bashkëpunime të mëparshme”, u shpreh avokati Indrit Sefa.

    Një përplasje mes grupeve rivale të trafikut të kanabisit, çoi në një përleshje të armatosur mes tyre në fshatin Vreçisht të Frashërit, ku u tentua grabitja e një sasie prej 100 kilogramë lëndë narkotike.

    Sipas aktakuzës së Prokurorisë, në këtë ngjarje janë përfshirë të pandehurit Jani Aliaj, Enea Koçia, Mario Ndreu, Stefan Gjoka, Roland Pata, si dhe Altin Merdani.

    Dosja hetimore sqaron se ngjarja nisi në orët e vona të natës, kur Koçia dhe Merdani, pasi t akuan me të pandehurit e tjerë në jnë karburant në Gjirokastër, u nisën drejt vendit të përleshjes.

    “Pasi u organizuan me tre automjete dhe u armatosën me armë luftarake, ata u nisën drejt fshatit Frashër me qëllim për të grabitur 100 kg lëndë narkotike që po transportohej nga vëllezërit Ilirjan, Fatri dhe Gazmor Ibro”.

    Sipas të njëjtit dokument, grupi kriminal kishte planifikuar grabitjen në vendin e quajtur “Hangari Gostomickës”, ku u ndeshën me pesë personat që po transportonin drogën me mushka.

    “Në momentin që janë afruar pesë shtetasit që po transportonin lëndën narkotike me mushka, u është bërë thirrje që të ndalojnë në një largësi 5-10 metra nga dy automjetet. Personat e armatosur kanë hapur zjarr me tre armë të ndryshme, dy automatik dhe një pistoletë, në drejtim të Gazmor Ibros. Një nga predhat ka goditur Gazmor Ibron në shpinë duke i rrezikuar seriozisht jetën e tij.”

    Kjo ngjarje, zbulon brutalitetin e operimit të grupit të Jani Aliajt. Pas shkëmbimit të zjarrit, grabitësit morën të gjithë lëndën narkotike dhe u larguan me tre automjete. Njëri prej mjeteve, ai me targa “AA 122 JC”, ngeci për shkak të një defekti.

    “Jani Aliaj ishte një personazh goxha i rëndësishëm, në grupin e tij që ai përfaqësonte, nuk ishte vetëm në rolin e ekzekutorit por ishte në një rol goxha vendimmarrës, me autoritet brenda grupit, për shkak të kaluarës së tij, ai impononte frikë te kundërshtarët”, u shpreh avokati Gjergj Nikolla.

    “Jani Aliaj mbahet mend si një person që nuk kishte miq, i shiste shumë kollaj ata, ndaj edhe krijoi armiqësi dhe u largua nga njerëzit që ishin shumë të afërt me ta, dhe u largua nga ata që ishin njerëzit më të afërt të tij që ishin grupet e shitjes së drogës në zonën e Lazarat -Tepelenë, të cilët ishin njerëz të njohur nga e njëjta krahinë, njiheshin me njëri-tjetrin”, u shpreh Artur Bibe, gazetar.

    Veprimet e prokurorisë çuan në arrestimin në flagrancë të Roland Patës, ndërsa disa pjesëtarë të tjerë u fshehën dhe u bënë të paarritshëm për autoritetet.

    “Pajtim Shyti ka mbajtur në kontakt dhe biseduar me Ahmet Skenderaj për lëvizjet e policisë, ndërsa ky i fundit ka njoftuar Zaim Ibron, Ilirjan Ibron dhe Fatri Ibron për çdo veprim të policisë në vendngjarje.”

    Për këtë ngjarje, Jani Aliaj është dënuar me 10 vite burg nga gjykata e Përmetit. Por gjykata e Apelit, shpalli moskopetencë për dosjen, pasi ngriti akuzën e grupit kriminal. Ky ishte momenti që e ngriti Aliajn në nivele të larta të krimit. Ai u shndërrua në njeri hije që dinte si ti shmangej drejtësisë.

    “Kam përshtypjen është se autoritet policia, prokuroria në atë kohë sa nuk ka pasoja në njerëz, nuk ishin të interesuara për të çuar përpara drejtësisë këta personazhe, duke patur parasysh më pas edhe ndikimin që ata kanë pasur në policinë lokale Gjirokastër por edhe në Tiranë”, u shpreh Xhevahir Zhabina, gazetar.

    Kodi napolitan i përplasjes ‘Aliaj-Çiça”, grupet që‘shlyenin” gjakun e shokëve…

    Përplasja gjakatare mes grupeve të Tepelenës të drejtuar nga Elton Çiço dhe Jani Aliaj, e ka zanafillën 2 dekada para se të ekzekutohej ky i fundit. Një konflikt mes dy personave, u kthye në një spirale atentatesh që do të përfshinte dy grupe, dy shtete dhe disa qytete.

    Gjithçka nis në Atikën Perëndimore, në Greqi. Një 20-vjeçar, E. Ballazhiu, me origjinë nga Zhapokika e Memaliajt, goditet për vdekje me thikë. Autor i krimit ishte Jani Aliaj. Viktima ishte shok fëmijërie i Elton Çiçës. Ishin rritur bashkë në Tepelenë, në të njëjtën lagje, me të njëjtat lidhje shoqërore dhe familjare.

    “Është nga ato histori që ja vlen ta diskutosh, por duket që ka një tjetër zhvillim nga ajo që ne jemi mësuar zakonisht, ku në histori të tjera shohim që në njëfarë mënyre gjaku i një personi të vrarë merret nga persona të afërt të tij, vlla kushëri, ndërsa në këtë historinë mes Jani Aliajt dhe Elton Çiços gjaku merret nga shoku”, u shpreh Xhevahir Zhabina, gazetar.

    “Kjo ka krijuar edhe faktin që kemi një numër të lartë viktimash edhe mosmbylljen kurrë të këtyre konflikteve, të cilat janë konflikte shumë të ashpra, kanë sjellë vepra të rënda penale, kanë sjellur edhe vrasje të shumta”, u shpreh Indrit Sefa, avokat.

    Vrasja nuk u perceptua si një akt i izoluar, por si një plagë personale. Kur Çiça mëson se kush ishte autori, reagimi i tij nuk mbetet në heshtje. Ai dërgon fjalë në burg. Një mesazh i drejtpërdrejtë: kjo vrasje nuk do të mbetej pa përgjigje.

    Në atë kohë, Alia ishte arrestuar dhe ndodhej në paraburgim në Greqi. Konflikti, ende pa u materializuar fizikisht mes tyre, kishte marrë formë si premtim hakmarrjeje.

    Rreth tre vite më vonë, fati i vendos të dy në të njëjtin institucion: Burgun e Koridhalosë, aty ku do ishte fundi i “Xhekut”.

    Alia tashmë i dënuar me 18 vite burg për vrasje. Çiça me 5 vite për drogë. Dy burra nga i njëjti qytet, me një llogari të hapur gjaku, ndahen vetëm nga muret e një burgu të sigurisë së lartë.

    Përplasja e parë fizike ndodh në ajrim. Çiça e godet me thikë Alinë që arrin të mbijetojë. Konflikti kishte kaluar nga paralajmërimi në gjakderdhje direkte. Por as ky episod nuk e mbylli ciklin.

    “Në Shqipëri është vërtertuar në shumë raste që disa histori kriminale nuk mbyllen kurrë. Kanë vazhduar për vite për dhjetra vjeçar. Fatkeqësisht, në shoqërinë tonë ekzistojnë këto fenomene, ekziston ndjenja e hakmarrjes, edhe është një histori e trashguar është një ndjenjë e trashëguar”,u shpreh Indrit Sefa, avokat

    Disa kohë pas kësaj ngjarjeje, Alia përfiton leje pasi kishte kryer rreth 10 vite dënim. Ai del nga burgu dhe nuk kthehet më. Shpallet në kërkim nga autoritetet greke. Çiça, nga ana tjetër, përfundon dënimin dhe lirohet. Tashmë të dy janë jashtë.

    Dhe kur dy armiq me histori gjaku dalin në liri, përplasja nuk shuhet, ajo zhvendoset.

    Nga ai moment, hakmarrja shpërthen në disa fronte: Gjirokastër, Tiranë, Durrës, Fier. Atentate të realizuara, tentativa të dështuara, persona të vrarë dhe të plagosur që nuk ishin gjithmonë objektivi i drejtpërdrejtë, por pjesë e rrethit.Për një dekadë, kjo sagë llogaritet të ketë prodhuar katër viktima, pesë të plagosur dhe disa atentate të mbetura në tentativë.

    “Informacionet kanë qenë se përplasje mes grupeve do ishte shumë e përgjakshme, pasi të dyja grupet ishin me goxha njerëz, ishin goxha të fuqishëm ekonomikisht, dhe hakmarrja e tyre do të ishte shumë e përgjakshme”, u shpreh avokati Gjergj Nikolla.

    Para se plumbat të gjenin Elton Çiçën në Tiranë, kishte pasur dy tentativa të qarta për të eliminuar Jani Alinë. Dy episode që, të marra veçmas, mund të dukeshin si përplasje sporadike. Por, të vendosura në të njëjtën vijë kronologjike, ato ngjajnë si paralajmërime të një fundi që po afrohej.

    Vrasja që i ‘vuri zjarrin” disa qyteteve, Jani iu drejtua me emër Eltonit, të pathënat e eliminimit të Çiçës në mes të Bllokut

    Pasi Jani Aliaj i shpëtoi disa atentateve, tashmë plumbat do të drejtoheshin nga armiku i tij i betuar. Më 1 maj 2016 Elton Çiça ekzekutohet në zemër të ish-Bllokut. Ora shënonte 22:15 kur një person me veshje sportive dhe kapele të bardhë afrohet drejt lokalit.

    “Historia mes tij dhe Elton Çiçës është një nga ngjarjet më të dhunshme që është raportuar ndonjëherë nga media në Shqipëri, për shkak edhe të vrasjes se si ndodhi vrasja e Elton Çiçës në ish-bllok”, u shpreh gazetari, Xhevahir Zhabina

    “Në këtë periudhë nga sa kam unë dijeni është ngritur një grup hetimor, i cili në një kohë rreth 20-25 ditë e ka zbardhur si ngjarje, pavarësisht se autori Jani Aliaj nuk u arrit të kapet asnjëherë dhe të vendosur përpara drejtësisë, por policia ka bërë një punë shumë të mirë lidhur me dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje”, u shpreh avokati Gjergj Nikolli.

    Brenda gjithçka dukej e zakonshme: një person në këmbë pranë banakut, katër të ulur në një tavolinë, mes tyre Elton Çiça, me kokën e ulur mbi telefon, i painteresuar për atë që po afrohej drejt tij. Kamera fikson çdo lëvizje, çdo hap, çdo sekondë që çon drejt aktit fatal.

    “Rreth orës 22:15, në ambientet e lokalit ‘De Niro”, ka hyrë një person i veshur sportiv, me kapele të bardhë, i cili është drejtuar me hapa të shpejtuar drejt tavolinës ku ndodhej viktima”.

    Por ajo që e bën këtë skenë edhe më tronditëse është mënyra si ndodh përballja: autori i drejtohet me emër viktimës, sikur të kërkonte konfirmim, sikur të donte që objektivi ta dinte se kush po e thërriste në atë çast të fundit.

    Brenda dy sekondash, arma del nga brezi dhe dy të shtëna thyejnë qetësinë e lokalit, duke e shndërruar atë tavolinë në skenë krimi.

    “Autori, pasi i është drejtuar me emër viktimës, ka nxjerrë armën e zjarrit tip pistoletë dhe ka qëlluar dy herë në drejtim të trupit të tij, duke u larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes”.

    Pamjet tregojnë edhe një detaj që hetuesit e konsiderojnë domethënës: para se të largohet, autori kthen kokën për një fragment sekonde, si për të verifikuar rezultatin e veprimit të tij.

    Hetuesit detyrohen të kthehen pas në kohë. Motivi nuk gjendet në javët apo muajt e fundit, por në vitin 2006. Në një vrasje në Greqi. Në një miqësi fëmijërie. Në një premtim hakmarrjeje të dërguar brenda një burgu.

    Grupi hetimor u fokusua pikërisht tek saga e përplasjes me Jani Aliajn, që do të identifikohej si autori i krimit.

    Në dosje përshkruhet qartë se pas këtyre episodeve, ai ishte i vendosur të vepronte, duke e konsideruar Elton Çiçën si organizatorin e sulmeve ndaj tij.

    Hetuesit theksojnë se vendimi për të goditur nuk ishte impulsiv, por i menduar dhe i paraprirë nga vëzhgime të lëvizjeve të viktimës.

    “Pas dy atentateve të dështuara ndaj shtetasit Jani Alia, ky i fundit, i bindur se organizator ishte shtetasi Elton Çiça, ka vendosur të kundërpërgjigjet duke planifikuar eliminimin fizik të tij”.

    “Një nga arsyet që pati një angazhim kaq të madh, për shkak se informacionet kanë qenë të atilla që hakmarrje do vazhdonte shumë e ashpër ndaj dy grupeve. Pikërisht për të evidentuar këtë u bë një përkushtim i kësaj ngjarjeje u mor me shumë seriozitet si nga drejtoria e policisë Tiranë, dhe nga prokuroria derisa u arrit të dokumentohej me prova ligjore”, u shpreh avokati Gjergji Nikolli.

    Hetuesit ndoqën çdo gjurmë, çdo lëvizje të automjetit që kishte transportuar autorin. Kamerat e sigurisë identifikuan veturën me të cilin Aliaj u largua pas ngjarjes, ku rezultoi si një mjet i blerë vetëm tre ditë para ngjarjes. Një zgjedhje që fliste për planifikim dhe përkushtim ndaj detajeve. Makina ishte blerë në emër të Renato Milloshit, i cili u dënua vetëm për moskallëzim krimi.

    Përpara hetuesve ai u shpreh se Aliaj i kishte kërkuar ta regjistronte automjetin në emër të tij me pretendimin se e kishte vendndodhjen në Tepelenë.

    “Sipas deklarimeve, ai nuk mund te merrte mjetin ne emrin e tij, pasi e kishte vendbanimin ne qytetin e Tepelenes. Duke u ndjere borxhli për shkak te respektit qe i pandehuri Jani Aliaj, i kishte bere, Renato kishte pranur ta blinte mjetin ne emrin e tij dhe për këtë e kishin lenë për tu takuar tek notere Sh. Gj., për të kryer veprimet.”

    “Unë i konsideroj këto si vepra të rënda penale që vijnë si pasojë e një grupi për t”,u vendosur ndaj një tjetri për tu mbivendosur ndaj një tjetri ose për të siguruar veten e tij, ose për të siguruar jetën nga kundërshtarët, duke qenë se kjo frikë është më e madhe se nevoja për hakmarrje ose për të kundërshtuar, ose për të vrarë për arsye të një konflikti të mëparshëm mendoj që kjo sjell viktimat më të mëdha”, u shpreh avokati, Indrit Sefa.

    Detajet e mëtejshme të dosjes zbuluan një skemë të kujdesshme për të fshehur gjurmët. Dëshmitari me inicialet K. A., shitësi i makinës, rrëfen pamjen që sot duket si një skenë filmike:

    “Mbasi kemi shkuar tek noterja ka ardhur një djalë me kapele të cilën e kishte të ulur deri poshtë hundës dhe i dallohej vetëm pjesa e gojës… Kanë marrë makinën dhe kanë shkuar të bëjnë targat…”

    Një provë të rëndësishme për autorësinë e vrasjes dha shitësi i automjetit, i cili i dorëzoi hetuesve numrin e telefonit me të cilin kishte komunikuar për shitjen e mjetit, i cili rezultoi se përdorej nga Jani Aliaj.

    “Nga analiza e tabulateve të numrit të telefonit … ka rezultuar se numri ishte në përdorim të pandehurit Jani Alia… dhe antena e qelizës së vendndodhjes rezultoi në zonën e rrugës … në drejtim të vendit të ngjarjes.”

    si e ekzekutoi Jani Aliaj në bllok Elton Çiços Vrasja që ndezi luftëb Vrasja që ndezi luftën
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Bastiset qelia e Alket Rizait dhe shqiptarëve të tjerë në burgun e Domokos, gjenden celularë dhe thika

    25.02.2026
    Aktualitet

    ARRSH shmang përgjegjësitë! Pacientët e bllokuar të zonës juglindore rrezikojnë shëndetin

    25.02.2026
    Aktualitet

    Shembet dhe pista 190 milionë euro e Formulës 1 në Elbasan

    25.02.2026
    Aktualitet

    Rrezik! Ambasada e SHBA në Tiranë: Ja lokalet ku shtetasit amerikanë nuk duhet të shkojnë!

    25.02.2026
    Aktualitet

    5 leje për të gërryer Shkumbinin/ Si u shkatërrua lumi me bekimin e qeverisë

    25.02.2026
    Aktualitet

    Lidhjet me Ergys Agasin, Orest Sota shet me urgjencë Fortis Beton pas lëvizjeve të SPAK

    24.02.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Bastiset qelia e Alket Rizait dhe shqiptarëve të tjerë në burgun e Domokos, gjenden celularë dhe thika

    25.02.2026

    ARRSH shmang përgjegjësitë! Pacientët e bllokuar të zonës juglindore rrezikojnë shëndetin

    25.02.2026

    Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e Pëllumb Gjokës, investitorit strategjik

    25.02.2026

    Shembet dhe pista 190 milionë euro e Formulës 1 në Elbasan

    25.02.2026

    Rrezik! Ambasada e SHBA në Tiranë: Ja lokalet ku shtetasit amerikanë nuk duhet të shkojnë!

    25.02.2026
    Më të lexuarat

    Lidhjet me Ergys Agasin, Orest Sota shet me urgjencë Fortis Beton pas lëvizjeve të SPAK

    Nga InfoNews24.02.20260

    Lidhjet me Ergys Agasin, Orest Sota shet me urgjencë Fortis Beton pas lëvizjeve të SPAK…

    VIDEO/ ANK e Kolajve dhe 2T e Sakove masakruan lumin? Del blof drejtori i ARRSH Ami Kozeli: Ja pasojat e gërryerjes…u shemb edhe hekurudha

    22.02.2026

    Testi për Prokurorinë e Elbasanit! Hetimi për shembjen e rrugës, dy kompanitë dhe provat në terren!

    22.02.2026

    Dy makina i kaluan sipër 7 vjeçarit! Arrestohen shoferët e aksidentit te Kthesa e Kamzës

    24.02.2026

    2 mln euro transferta…Policia: Agency Hope tek Arena punonte në të zezë, në pranga Gelmona Tarja

    22.02.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.