Vila, mijëra euro dhe udhëtime! SPAK zhvesh Arben Ahmetajn nga paratë e krimit
Pasi mbylli hetimet, Prokuroria e Posacme SPAK, thotë se ish zv Kryeministri në Arrati Arben Ahmetaj i janë dokumentuar të paktën 9 raste ku ai ka kryer veprën penale të korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë për sa i përket hetimit për Inceneratorin e Elbasanit.
SPAK shpjegon se Arben Ahmetaj ka perfituar nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, një shumë prej dy milion lekësh mes viteve 2019-2020 për rikonstruksionin e një apartamenti.
Përmes Andi Bonit dhe Helidon Begaj, Arben Ahmetaj ka përfituar nëprmjet shitjeve fiktive një shumë prej 170 mijë euro. Përmes Besmir Priftit dhe të pandehurve Sonila Goxha e Sokol Meqemeja, Arben Ahmetaj ka përfituar shumën prej 270 000 euro, nga një shitje fiktive. Në një tjetër episiod nga të pandehurit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, përmes të pandehurve Gerian Kuka dhe Erjola Hoxha, Arben Ahmetaj ka përfituar vilën e ndodhur në Hamallaj, e vlerësuar në shumën 230 000 euro. Ndëkrohë vetëm për udhëtime SPAK ka mundur që të vërtëtoj se Ahmetaj ka marrë nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiti, një shumë monetare prej 32 mijë eurove.
Për veprën penale të mosdeklarimit të pasurisë, Arben Ahmetaj sipas SPAK, ka shkelur 15 herë ligjin. Sipas SPAK Arben Ahmetaj dhe Albina Mançka kanë fshehur pasurinë e investuar në ndërtimin e një pallati.Po ashtu Ahmetaj sipas SPAK, ka fshehur 270 000 euro të ardhura nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Ka kryer deklarim të rremë për një shumë kesh 30 mijë euro. Ka bërë deklarim të rrëm për vilën 230 mijë euro për vilën në Hamallaj dhe investimin prej 145 mijë euro në këtë vilë. Një tjetër pronë që Ametaj ka fshehur është vila në Palasë me vlerë 387 mijë euro si dhe investimet në të prej 112 mijë eurosh. Po ashtu Ahmetaj, ka fshehur edhe një shumë prej 93 mijë euro të harxhuara në një kazion në Maltë.
Sipas SPAk, në të paktën 6 raste dyshohet se Arben Ahemtaj ka kryer pastrim parash. Për këto raste, SPAK, përmend investimet në ndërtimin e një pallati, dy vila, si dhe shpenzime të tjera qindra mijëra euro.
Ndërkohë e pandehura Albina Mançka është akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Mosdekalrimit të Pasurisë”, si dhe “Pastrim parash” kryer në bashkëpunim. Për të njëjtat vepra penale akuzohet nga SPAK edhe bashkëjetuesaj e Arben Ahmetaj, Erjola Hoxha. Të pandehurit Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto në këtë fraksion për inceneratorin e Elbasanit akuzohen për “Korruppsion aktiv” dhe “Pastrim Parash”, ndërsa Të pandehurit: Andi Boni, Elda Dinaj, Gerian Kuka, Helidon Begaj, Sonila Goxhaj dhe Sokol Meqemeja janë akuzuar për kryerjen e veprës penale “pastrim parash”.

1 Koment
Pingback: Tigri Arben Ahmetaj i fiksuar pas bixhozit, SPAK: La 93 mijë eruo brenda natës në Kazino