Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Bastiset qelia e Alket Rizait dhe shqiptarëve të tjerë në burgun e Domokos, gjenden celularë dhe thika

    25.02.2026

    ARRSH shmang përgjegjësitë! Pacientët e bllokuar të zonës juglindore rrezikojnë shëndetin

    25.02.2026

    Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e Pëllumb Gjokës, investitorit strategjik

    25.02.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    VIDEO/ ANK e Kolajve dhe 2T e Sakove masakruan lumin? Del blof drejtori i ARRSH Ami Kozeli: Ja pasojat e gërryerjes…u shemb edhe hekurudha

    Nga InfoNews22.02.20261 Koment
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    VIDEO/ ANK  e Kolajve dhe 2T e Sakove masakruan lumin? Del blof drejtori i ARRSH Ami Kozeli: Ja pasojat e gërryerjes…u shemb edhe hekurudha

     

    Juglindja e vendit është izoluar totalisht ditën e sotme pas bllokimit të aksit që lidh Librazhd me Prrenjas, si pasojë e rrëshqitjes së dherave. Rruga kryesore që lidh Tiranë dhe Elbasan me Korçë dhe Pogradec është bërë e pakalueshme, duke krijuar kaos në qarkullim dhe radhë kilometrike.

    Sipas të dhënave, në rrugën Librazhd–Prrenjas është ndërhyrë rreth 25 vite më parë dhe që prej asaj kohe nuk janë raportuar probleme në argjinatura apo ura. Por pas nisjes së punimeve për Korridorin VIII, aksi ka filluar të shfaqë problematika të vazhdueshme.

    Fillimisht pati rrëshqitje dherash, ndërsa tani vetë rruga ka pësuar shembje. Një urë ekzistuese është plasaritur dhe rrezikon shembjen, duke ngritur alarmin për një katastrofë të mundshme.

    Në zonën ku ka ndodhur rrëshqitja, po ndërtohet traseja e re e Korridorit VIII, e cila kalon mbi pjesën problematike. Ndërkohë, pak më poshtë është ndërhyrë në argjinaturën e lumit Shkumbin. Nga Elbasan deri në zonën ku ka ndodhur shembja, janë kryer ndërhyrje të shumta në shtratin e lumit, ndërsa banorë dhe vëzhgues lokalë pretendojnë se gërryerja për marrjen e inerteve ka ndikuar në destabilizimin e terrenit.

    Situata ka nxjerrë në pah rolin e dy kompanive të përfshira në këtë segment: “ANK” dhe “2T”.

    Kompania “2T” shpk ka qenë përgjegjëse për mirëmbajtjen e aksit Librazhd–Hotolisht. Pas rrëshqitjeve të para të ndodhura rreth një muaj më parë, situata kaloi në menaxhim nga kompania “ANK”, e cila po ndërton edhe lotin e katërt të Korridorit VIII, pikërisht segmentin ku ka ndodhur shembja.

    “ANK”, në pronësi të vëllezërve Ndue dhe Agim Kola, është shpallur fituese e procedurës “Zgjerimi i rrugës Elbasan–Qafë–Thanë (Faza IV)” me fond limit 23.6 milionë euro.

    Ndërsa kompania “2T” shpk, me aksioner kryesor Artan Sako, është shpallur fituese e procedurës “Zgjerimi i rrugës Elbasan–Qafë–Thanë (Faza III)”, me të njëjtin fond limit 23.6 milionë euro, në tenderin e zhvilluar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

    Në të dy tenderët kanë marrë pjesë nga gjashtë kompani, ku gjysma janë skualifikuar. Në njërin rast ka fituar “2T” me ofertë 21.4 miliardë lekë të vjetra, ndërsa “ANK” ka rezultuar humbëse me ofertë 22.8 miliardë lekë të vjetra. Në tenderin tjetër, “ANK” ka fituar me ofertë rreth 21 miliardë lekë të vjetra, ndërsa “2T” ka paraqitur ofertë 22.8 miliardë lekë të vjetra – saktësisht sa oferta humbëse e “ANK” në procedurën e parë, çka ka ngritur dyshime për koordinim mes tyre.

    Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, ka deklaruar se nga verifikimi i dokumentacionit rezulton se rrëshqitja masive e tokës dhe dëmtimi i rrugës Librazhd–Pogradec nuk kanë lidhje me shfrytëzimin e lumit Shkumbin për marrjen e inerteve nga kompania kontraktore. Sipas tij, koordinatat e lejes dhe dokumentacioni janë në përputhje me rregullat.

    “Gjatë këtyre 2 ditëve kam parë në rrjetet sociale që lidhin fenomenin e ndodhur me punimet ose marrjen e inerteve në lumë. Do doja shumë ta përgënjeshtroja sepse është dezinformim. Unë sot kam qenë në komunikim me IKMT, e cila ka sjellë dhe drejtorinë vendore të Elbasanit për të bërë një kontroll të dokumentacionit të kompanisë kontraktore. M’u konfirmua që koordinatat e dhëna në leje janë të sakta, pra aty ku merren inertet janë të sakta për këtë segment që ne po flasim. Ashtu sikur edhe leja e shfrytëzimit ka të gjithë dokumentacionin e nevojshëm”, – tha Kozeli.

    Por gazetari Osman Stafa, ditën e sotme ka qenë i pranishëm në shtratin e lumit, ku shikohet qartë se aty ka pasur ndërhyrje dhe është gërryer shtrati. Buzë lumit, si pasojë e gërryerjes nga kompanitë për të marrë inerte, janë dëmtuar edhe segmentet e hekurudhës së ndërtuar që në kohën e diktaturës. Dëmtimet shihen qartë me sy të lirë dhe, sipas tij, janë kryer së fundmi për shkak të marrjes së inerteve.

    Ndërkohë, qytetarët dhe bizneset po përballen me pasoja të rënda ekonomike, pasi ky aks është nyje kyçe që lidh vendin me doganat e Qafë Thanë dhe Kapshticë, ndërsa aktualisht asnjë kamion nuk mund të lëvizë.

    Situata mbetet kritike, ndërsa qytetarët kërkojnë përgjegjësi dhe transparencë për dëmet e shkaktuara në një nga akset më të rëndësishme kombëtare.

    2T Ami Kozeli ANK Autoriteti Rrugor Shqiptar bllokim aksi Elbasan Hetime inerte Kapshticë Korce Korridori VIII Librazhd Osman Stafa Pogradec Prrenjas Qafë Thanë rrëshqitje dherash Shkumbin tendera Tirane VIDEO/ ANK e Kolajve dhe 2T e Sakove masakruan lumin? Del blof drejtori i ARRSH Ami Kozeli: Ja pasojat e gërryerjes...u shemb edhe hekurudha
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Bastiset qelia e Alket Rizait dhe shqiptarëve të tjerë në burgun e Domokos, gjenden celularë dhe thika

    25.02.2026
    Aktualitet

    ARRSH shmang përgjegjësitë! Pacientët e bllokuar të zonës juglindore rrezikojnë shëndetin

    25.02.2026
    Uncategorized

    Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e Pëllumb Gjokës, investitorit strategjik

    25.02.2026
    Aktualitet

    Shembet dhe pista 190 milionë euro e Formulës 1 në Elbasan

    25.02.2026
    Aktualitet

    Rrezik! Ambasada e SHBA në Tiranë: Ja lokalet ku shtetasit amerikanë nuk duhet të shkojnë!

    25.02.2026
    Aktualitet

    5 leje për të gërryer Shkumbinin/ Si u shkatërrua lumi me bekimin e qeverisë

    25.02.2026
    View 1 Comment

    1 Koment

    1. Pingback: Testi për Prokurorinë e Elbasanit! Hetimi për shembjen e rrugës, dy kompanitë dhe provat në terren!

    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Bastiset qelia e Alket Rizait dhe shqiptarëve të tjerë në burgun e Domokos, gjenden celularë dhe thika

    25.02.2026

    ARRSH shmang përgjegjësitë! Pacientët e bllokuar të zonës juglindore rrezikojnë shëndetin

    25.02.2026

    Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e Pëllumb Gjokës, investitorit strategjik

    25.02.2026

    Shembet dhe pista 190 milionë euro e Formulës 1 në Elbasan

    25.02.2026

    Rrezik! Ambasada e SHBA në Tiranë: Ja lokalet ku shtetasit amerikanë nuk duhet të shkojnë!

    25.02.2026
    Më të lexuarat

    Lidhjet me Ergys Agasin, Orest Sota shet me urgjencë Fortis Beton pas lëvizjeve të SPAK

    Nga InfoNews24.02.20260

    Lidhjet me Ergys Agasin, Orest Sota shet me urgjencë Fortis Beton pas lëvizjeve të SPAK…

    VIDEO/ ANK e Kolajve dhe 2T e Sakove masakruan lumin? Del blof drejtori i ARRSH Ami Kozeli: Ja pasojat e gërryerjes…u shemb edhe hekurudha

    22.02.2026

    Testi për Prokurorinë e Elbasanit! Hetimi për shembjen e rrugës, dy kompanitë dhe provat në terren!

    22.02.2026

    Dy makina i kaluan sipër 7 vjeçarit! Arrestohen shoferët e aksidentit te Kthesa e Kamzës

    24.02.2026

    2 mln euro transferta…Policia: Agency Hope tek Arena punonte në të zezë, në pranga Gelmona Tarja

    22.02.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.