Tigri Arben Ahmetaj i fiksuar pas bixhozit, SPAK: La 93 mijë eruo brenda natës në Kazino
Hetimi për aferën korruptive për Inceneratorin e Elbasanit, solli ndarjen me një tjetër fraksion për të pandehurin Arben Ahmetaj ku nisi dhe një hetim pasuror. Tashmë Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish-zv/kryeministrin Ahmetaj e 10 persona të tjerë, përfshirë bashkëshorten Erjola Hoxha dhe ish-bashkëshorten Albina Mançka, të akuzuar për ‘Fshehje të pasurisë’, ‘Pastrim i produkteve penale’ e ‘Korrupsion’.
Nga hetimet ka rezultuar se Arben Ahmetaj ka konsumuar veprën penale të “Korrupsionit pasiv” në 9 raste. Arben Ahmetaj sipas SPAK, Ka kryer deklarim të rremë, në formën e fshehjes në deklaratën e dorëzuar pranë ILDKPKI më datë 29.3.2019, në lidhje me burimin dhe shumën e shpenzuar, prej 93 500 (nëntëdhjetë e tre mijë e pesëqind) euro, në kazino Dragonara, Maltë.
Sipas SPAK, Ahmetaj ka përfituar nga Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, sipërmarrës të inceneratorëve, shuma të konsiderueshme parash nëpërmjet pagesave apo shitjeve fiktive.
Ka fshehur pasurisë apo ka bërë deklarim të rremë të të ardhurave në 15 raste në bashkëpunim me bashkëshorten dhe ish-bashkëshorten e tij. Në skemën e pastrimit të parave, përveç Mirel Mërtirit e Klodian Zotos, të përfshirë janë dhe Andi Boni, Elda Dinaj, Gerian Kuka, Helidon Begaj, Sonila Goxhaj dhe Sokol Meqemeja.

1 Koment
Pingback: Vila, mijëra euro dhe udhëtime! SPAK zhvesh Arben Ahmetajn nga paratë e krimit