Taulant Balla i drejtohet ILD për vendimin e Apelit! Gjyqtarja Miranda Andoni uli dënimin për vrasësin e policit në Fier
Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste e Shqipërisë, ka dërguar për shqyrtim te Inspektori i Lartë i Drejtësisë vendimin e Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm lidhur me uljen e dënimit për autorin e vrasjes së efektivit të policisë Novruz Cenalia, duke kërkuar reagim dhe verifikim për këtë çështje.
Reagimi vjen pasi Apeli ndryshoi vendimin e mëparshëm për autorin Azgan Mërnica. Sipas vendimit të dhënë sot, më 9 prill 2026, nga trupa gjykuese ku pjesë ishte edhe gjyqtarja Miranda Andoni, Apeli vendosi të ulë dënimin për Mërnicën në 35 vite burg.
Ky vendim ndryshon dënimin e dhënë më parë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, e cila më 30 korrik 2025 e kishte dënuar Mërnicën me burgim të përjetshëm për vrasjen e efektivit të forcave “Shqiponja”.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 13 maj 2024, në fshatin Baltëz, ku efektivi 28-vjeçar i policisë u qëllua me armë zjarri pas një konflikti të çastit me autorin, ndërsa po shkonte për të marrë shërbimin.
Vendimi i Apelit për uljen e dënimit nga burgim i përjetshëm në 35 vite burg ka shkaktuar reagime nga familjarët e të ndjerit. Ndërkohë, referimi i çështjes nga Taulant Balla te Inspektori i Lartë i Drejtësisë synon të verifikojë procedurën dhe arsyetimin e vendimit.
