Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Ilir Shtufi 7 licensa, si u përqendruan investimet për energjinë diellore në pak duar

    11.03.2026

    Statistikat, si u dhanë mijëra hektarë tokë në ankande jo konkurruese nga pushteti lokal

    11.03.2026

    Si e morën tokën në Kolonjë, Kail Energji, Universal Transport II LLC, Fortis Energy and Construction

    11.03.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Statistikat, si u dhanë mijëra hektarë tokë në ankande jo konkurruese nga pushteti lokal

    Nga InfoNews11.03.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Statistikat, si u dhanë mijëra hektarë tokë në ankande jo konkurruese nga pushteti lokal

    Dhënia me qira e pasurive shtetërore në Shqipëri rregullohet nga Ligji për Ankandin Publik dhe vendimet e posaçme të Këshillit të Ministrave, që përcaktojnë procedurat, kriteret dhe detyrimin për transparencë përmes publikimit zyrtar.

    Por, përtej kornizës ligjore, të dhënat zbulojnë një proces me përqendrim të lartë në pak duar. Ankandet kryesisht finalizohen pa konkurrim.

    “Fotovoltaikët që ndërtohen në zonën kodrinore apo me fuqi të vogël nuk i nënshtrohen një vlerësimi të ndikimit në mjedis të thelluar, por kalojnë me një VPN paraprake e cila nuk merr në konsideratë të gjitha ndikimet”, u shpreh Krisiti Bashmili, ekspert mjedisi.

    Nga viti 2015 deri në vitin 2024, bashkitë kanë shpallur 750 procedura për dhënien me qira të pasurive publike. Në total, rreth 6 350 hektarë tokë publike kanë kaluar në përdorim privat. Viti 2024 shënon kulmin, me mbi 2 300 hektarë të dhëna për privatët.

    Procesi dominohet nga një numër i kufizuar bashkish. Vetëm pesë prej tyre kontrollojnë rreth 60% të gjithë sipërfaqes së dhënë me qira në rang kombëtar. Në krye qëndron Bashkia Poliçan, ku pothuajse e gjithë toka e dhënë lidhet me projekte të energjisë së rinovueshme. Pas saj renditen Kruja, Elbasani, Kolonja dhe Devolli.

    Përfitimet janë përqendruar në pak operatorë ekonomikë. Një kompani e vetme, ‘Delvina Solar’, ka siguruar mbi 1 150 hektarë tokë publike për projekte fotovoltaike. Pas saj renditen ‘AlbKalustyan’, ‘X One’, ‘Eco Group Tomorrica’ dhe ‘Kronos Konstruksion’.

    “Pjesa perëndimore e vendit, siç është edhe ultësira perëndimore e të gjithë Shqipërisë, duhet të kuptojmë që kemi të bëjmë me korridoret më të rëndësishme të emigrimit të shpendëve. Fotovoltaikët mund të japin idenë që janë pellgje me ujë, mund të devijojnë nga fluturimi; tjetërsimi i habitatit, ne shikojmë që mund të pastrohen zona të tëra, pastaj ka një rrethim që konsiderohet fragmentim i habitatit dhe nuk lejon lëvizshmërinë”, u shpreh Krisiti Bashmili, ekspert mjedisi.

    Dhënia me qira e pronës shtetërore është një problematikë thelbësore që po e shoqëron procesin e lejeve të dhëna për ndërtimin e parqeve fotovoltaike. Shpesh, përfitues të pronave që jepen pa ankand, pa garë reale, janë persona të lidhur me pushtetin.

    Në zonën kadastrale 3358 në Fier janë dhënë 2 leje me kapacitet 2 megavat secila për subjektet “Amel Energy” dhe “Dion Energji”. Kompania e parë zotërohet nga Entela Sako, ndërsa ‘Dion Energji’ zotërohet 50 % nga Artan Sako dhe 50 % nga InvestALB & Konsulencë. Kjo e fundit në vetvete ka aksionerë Amantia Xhafajn dhe Ditjon Baboçin, përkatësisht vajza dhe dhëndri i vajzës tjetër i deputetit Fatmir Xhafaj. Përpos aksionerëve të familjes Sako, këto kompani i lidh edhe administratori i njëjtë, Elian Shena.

    Këto projekte të lidhura me njerëz me pushtet kanë akses në mekanizmin e “blerjes së detyrueshme” të energjisë nga furnizuesi i Shërbimit Universal. Kjo u jep investitorëve siguri tregu, pa harruar edhe favorizimet për tokat.

    “Në vitet e fundit shikojmë një problematikë që në fakt është shqetësuese, që paketa legjislative për mbrojtjen e natyrës shikojmë që ka tërheqje mbrapa, ka lehtësim të kushteve. Ndryshimet në ligje lejojnë … lejojnë ndërtime në zonat e mbrojtura”, u shpreh Krisiti Bashmili, ekspert mjedisi.

    ‘Delvina Solar’ ‘Eco Group Tomorrica’ dhe ‘Kronos Konstruksion’. ‘X One’ Amel Energy” dhe “Dion Energji”. Kompania e parë zotërohet nga Entela Sako Elian Shena. ka siguruar mbi 1 150 hektarë tokë publike për projekte fotovoltaike. Pas saj renditen ‘AlbKalustyan’ këto kompani i lidh edhe administratori i njëjtë ndërsa ‘Dion Energji’ zotërohet 50 % nga Artan Sako dhe 50 % nga InvestALB & Konsulencë. Kjo e fundit në vetvete ka aksionerë Amantia Xhafajn dhe Ditjon Baboçin Një kompani e vetme përkatësisht vajza dhe dhëndri i vajzës tjetër i deputetit Fatmir Xhafaj. Përpos aksionerëve të familjes Sako
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Ilir Shtufi 7 licensa, si u përqendruan investimet për energjinë diellore në pak duar

    11.03.2026
    Aktualitet

    Si e morën tokën në Kolonjë, Kail Energji, Universal Transport II LLC, Fortis Energy and Construction

    11.03.2026
    Aktualitet

    Si favorizohen bizneset e energjisë diellore

    11.03.2026
    Aktualitet

    Fieri pushtohet nga panelet diellore, roli i GreeNNat Solar Park Ballsh

    11.03.2026
    Aktualitet

    Energjia diellore në kurriz të banorëve të Lushnjes, roli i EUROELEKTRA & SunXpower dhe Anduel Çekrezi

    11.03.2026
    Aktualitet

    Drejtori dhe menaxheri i Agro Kredit të përlyer në rryshfet

    11.03.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Ilir Shtufi 7 licensa, si u përqendruan investimet për energjinë diellore në pak duar

    11.03.2026

    Statistikat, si u dhanë mijëra hektarë tokë në ankande jo konkurruese nga pushteti lokal

    11.03.2026

    Si e morën tokën në Kolonjë, Kail Energji, Universal Transport II LLC, Fortis Energy and Construction

    11.03.2026

    Si favorizohen bizneset e energjisë diellore

    11.03.2026

    Fieri pushtohet nga panelet diellore, roli i GreeNNat Solar Park Ballsh

    11.03.2026
    Më të lexuarat

    EMRAT/ Skandali i Nadir Çaushollit, kush është administratori i CFO Pharma në kërkim dhe bashkëpunëtorët e FSDKSH!

    Nga InfoNews04.11.20250

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka dhënë tetë…

    Me shpejtësi nëpër lagje, aksident në Kamëz

    04.03.2026

    SPAK: Gentian Sula dhe Shkëlqim Fusha po bëhen pengesë për vijimin e gjykimit

    09.03.2026

    EMRI/ Kërcet arma në Shkodër

    05.03.2026

    Qytetarët i sulen One Albania: Kompani hajdute! A do mbajë përgjegjësi Ceo Barna Kutvolgyi

    11.03.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.