Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Bastiset qelia e Alket Rizait dhe shqiptarëve të tjerë në burgun e Domokos, gjenden celularë dhe thika

    25.02.2026

    ARRSH shmang përgjegjësitë! Pacientët e bllokuar të zonës juglindore rrezikojnë shëndetin

    25.02.2026

    Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e Pëllumb Gjokës, investitorit strategjik

    25.02.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    SPAK dërgon në gjyq Suel Çelën dhe grupin e tij

    Nga InfoNews22.02.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    SPAK dërgon në gjyq Suel Çelën dhe grupin e tij

    Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr. 193 të vitit 2023, në ngarkim të 21 të pandehurve të akuzuar për një sërë veprash të rënda penale, të kryera në kuadër të organizatës kriminale dhe grupit të strukturuar kriminal.

    Të pandehurit janë:

    Marjus Lulaj (alias Suel Çela)
    Mario Çela
    Klaus Matishi (alias Klaus Çopja, alias Kledjan Çopja)
    Xhino Roka
    Marsel Roka
    Prekë Kodra
    Ledio Zabeli
    Sergej Hasanpapaj
    Fuad Verzivolli
    Bruno Hazizolli
    Ado Xhika (alias Elkier Cerriku, alias Ado Cerriku)
    Artan Hoxha
    Pajtime Fetah
    Metin Mehja
    Skënder Sufaj
    Marsel Shega (alias Bujar Shega)
    Renato Hasani
    Hajdar Lala (alias Hajdar Xaka, alias Hajdar Sefa)
    Blerina Beqiri
    Elton Qyno
    Dedan Gjoni
    Hetimet e kryera nga hetuesit e Byrosë Kombëtare e Hetimit dhe të drejtuara nga prokurorët e posaçëm kanë evidentuar një strukturë të organizuar kriminale me veprimtari në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe jashtë saj, e dyshuar për përfshirjen në tentativë vrasjeje, trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, të llojit kokainë si dhe raste të korrupsionit aktiv dhe pasiv në sistemin e drejtësisë dhe sektorin privat.

    Ngjarjet objekt hetimi përfshijnë episode të ndodhura në Elbasan si edhe raste të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike në Ekuador, Holandë, Mbretërinë e Bashkuar.

    Ndaj të pandehurve janë aplikuar masa të ndryshme sigurimi, mbështetur në Kodin e Procedurës Penale.

    Marjus Lulaj (alias Suel Çela) i hetuar nën masën e sigurimit “arrest me burg”, në mungesë, i akuzuar për veprat penale:
    “Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Ardjan Çopja në datën 08.06.2020 në qytetin e Elbasanit, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe“Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2-22, 28/1 dhe 334/1/2 të Kodit Penal;

    “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Bled Muça (alias Bledar Muça) dhe Elvis Koçi, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 80, 28/1 dhe 334/1 të Kodit Penal; “Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/1 i Kodit Penal;

    “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të organizatës kriminale,“Organizata kriminale” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/1 dhe 334/1 të Kodit Penal; “Trafikim i narkotikëve”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, fët penal i verifikuar në datën 13.12.2020 në shtetin e Ekuadorit ku është sekuestruar sasia prej 930 kg lëndë narkotike kokainë, në datën 5.1.2021 në shtetin e Holandës ku është sekuestruar sasia prej 446 kg lëndë narkotike (kokainë) dhe fakti penal i verifikuar në datën 6.4.2020, ku është sekuestruar sasia prej 14 kg lëndë narkotike (kokainë) në Britaninë e Madhe; “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal; “Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, i kryer në bashkëpunim me të pandehurën Blerina Beqiri, parashikuar nga nenet 319 dhe 25 të Kodit Penal; “Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, pasi i ka premtuar dhe ka dhënë shuma parash si përfitim të parregullt të hetuarës Pajtime Fetah (gjyqtare), parashikuar nga nenet 319 dhe 25 të Kodit Penal; “Korrupsion aktiv në sektorin privat”, i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 164/a, 25 i Kodit Penal (dy herë).

    Mario Çela, i hetuar nën masën e sigurimit “arrest me burg”, i akuzuar për veprat penale:
    “Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë në dëm të shtetasit, Ardjan Çopja më 8.6.2020 në qytetin e Elbasanit, e kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2-22, 28/1 dhe 334, paragrafi i dytë i Kodit Penal; “Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/2 i Kodit Penal; “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të organizatës kriminale, “Organizatë kriminale” dhe “Kryerjë e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/1 dhe 334, paragrafi i parë i Kodit Penal; “Korrupsion aktiv në sektorin privat”, i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 164/a, 25 i Kodit Penal.

    Klaus Matishi, (alias Klaus Çopja, alias Kledjan Çopja) i hetuar nën masën e sigurimit “arrest me burg”, i akuzuar për veprat penale:
    “Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë në dëm të shtetasit Ardjan Çopja në datën 8.6.2020 në qytetin e Elbasanit, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2 – 22, 28/1 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal; “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Bled Muça (alias Bledar Muça) dhe Elvis Koçi, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 80, 28/1 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal; “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale, “Organizatë kriminale” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/1 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal; “Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/2 i Kodit Penal; “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, fëti penal i verifikuar në datën 6.4.2020, ku është sekuestruar sasia prej 14 kg lëndë narkotike e llojit kokainë në Britaninë e Madhe; “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i dytë i Kodit Penal.

    Xhino Roka, i hetuar nën masën e sigurimit “arrest ne burg”, i akuzuar për veprat penale:
    “Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë në dëm të shtetasit Ardjan Çopja në datën 8.6.2020 në qytetin e Elbasanit, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2 – 22, 28/1 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal; “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve, Bled Muça (alias Bledar Muça) dhe Elvis Koçi, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 80, 28/1 dhe 334 paragrafi i parë i Kodit Penal; “Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/2 i Kodit Penal; “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/1 dhe 334 paragrafi i parë i Kodit Penal; “Trafikim i narkotikëve”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal, fakt penal i verifikuar në datën 5.1.2021 në shtetin e Holandës, ku është sekuestruar sasia prej 446 kg lëndë narkotike e llojit kokainë; “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.

    Marsel Roka, i hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg”, i akuzuar për veprat penale:
    “Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Ardjan Çopja, më 8.6.2020 në qytetin e Elbasanit, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2 – 22, 28/1 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal; “Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/2 i Kodit Penal; “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/1 dhe 334 paragrafi i parë i Kodit Penal.

    Prekë Kodra, i hetuar me masën e sigurimit “arrest në burg” (në mungesë), i i akuzuar për veprat penale:
    “Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Ardjan Çopja, më 8.6.2020 në qytetin e Elbasanit, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2 – 22, 28/1 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal; “Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/2 i Kodit Penal dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/1 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal.

    Ledio Zabeli, i hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg”, (në mungesë), i akuzuar për veprat penale:
    “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Ardjan Çopja, më 8.6.2020 në qytetin e Elbasanit, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2, 22, 28/1 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal; “Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/2 i Kodit Penal; “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve, Bled Muça (alias Bledar Muça) dhe Elvis Koçi, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 80, 28/1 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/1 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal.

    Sergej Hasanpapaj, i hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg”, i akuzuar për veprat penale:
    “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Ardjan Çopja, më 8.6.2020 në qytetin e Elbasanit, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2 – 22, 28/1 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal; “Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/2 i Kodit Penal dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

    Fuad Verzivolli, i hetuar nën masën e sigurimit “arrest ne burg”, i akuzuar për veprat penale:
    “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Ardjan Çopja, më 8.6.2020 në qytetin e Elbasanit, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2 – 22, 28/1, 333 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal; “Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/2 i Kodit Penal dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/1 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal.

    Bruno Hazizolli, i hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg”, (në mungesë), i akuzuar për veprat penale:
    “Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/2 i Kodit Penal dhe “Korrupsion aktiv në sektorin privat”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 164/a dhe 25 të Kodit Penal.

    Ado Xhika, (alias Elkier Cerriku alias Ado Cerriku) i hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg”, i akuzuar për veprat penale:
    “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, “Përkrahje e autorit të krimit” dhe “Organizatë kriminale” parashikuar nga nenet 301,302/2, 333/2 i Kodit Penal.

    Artan Hoxha, i hetuar me masën e sigurimit “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, i akuzuar për veprat penale:
    “Korrupsion pasiv në sektorin privat”, parashikuar nga neni 164/b i Kodi Penal dhe “Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/2 i Kodit Penal.

    Pajtime Fetah, e hetuar me masën e sigurimit “arrest në shtëpi”, e akuzuar për veprat penale:
    “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, kryer më shumë se një herë, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal dhe “Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/2 i Kodit Penal.

    Metin Mehja, i hetuar me masën e sigurimit “arrest në burg” (në mungesë), i akuzuar për kryerjen e veprave penale:
    “Sigurim i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve, Bled Muça (alias Bledar Muça) dhe Elvis Koçi, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 80, 28/1 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal si dhe “Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/2 i Kodit Penal.

    Skënder Sufaj, i hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg”, i akuzuar për veprat penale:
    “Trafikim i narkotikëve”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të struktruar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4 dhe 334, paragrafi i parë të Kodit Penal, fët penal i verifikuar në datën 13.12.2020 në shtetin e Ekuadorit ku është sekuestruar sasia prej 930 kg lëndë narkotike e llojit kokainë dhe në datën 5.1.2021 në shtetin e Holandës ku është sekuestruar sasia prej 446 kg lëndë narkotike e llojit kokainë; “Trafikim i narkotikëve”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal, fakti penal i verifikuar në datën 6.9.2020, në Dover, Mbretëri e Bashkuar, ku shtetasit, Mile Pajic dhe Miodragan Ivankovic janë arrestuar pasi janë gjetur në zotërim të një sasie prej 54 kg kokainë; “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal; “Korrupsioni aktiv në sektorin privat”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 164/a – 25 të Kodit Penal.

    Marsel Shega (alias Bujar Shega), i hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg”, i akuzuar për veprat penale:
    “Trafikim i narkotikëve”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të struktruar kriminal dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal, fakti penal i verifikuar në datën 13.12.2020, në shtetin e Ekuadorit, ku është sekuestruar sasia prej 930 kg lëndë narkotike e llojit kokainë dhe “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal.

    Renato Hasani, i hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg” (në mungesë), i akuzuar për veprat penale:
    “Trafikim i narkotikëve”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal, fët penal i verifikuar në datën 13.12.2020 në shtetin e Ekuadorit, ku është sekuestruar sasia prej 930 kg lëndë narkotike e llojit kokainë dhe në datën 5.1.2021 në shtetin e Holandës ku është sekuestruar sasia prej 446 kg lëndë narkotike e llojit kokainë dhe “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.

    Hajdar Lala, (alias Hajdar Xaka; alias Hajdar Sefa), i hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg” (në mungesë), i akuzuar për veprat penale:
    “Trafikim i narkotikëve”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal, fakti penal i verifikuar në datën 13.12.2020 në shtetin e Ekuadorit, ku është sekuestruar sasia prej 930 kg lëndë narkotike e llojit kokainë dhe në datën 5.1.2021 në shtetin e Holandës ku është sekuestruar sasia prej 446 kg lëndë narkotike e llojit kokainë dhe “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.

    Blerina Beqiri, e hetuar me masën e sigurimit “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, e akuzuar për veprën penale:
    “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319 – 25 i Kodit Penal.

    Elton Qyno, i akuzuar për veprën penale:
    “Korrupsion pasiv në sektorin privat”, parashikuar nga nenet 164/b i Kodit Penal.

    Dedan Gjoni, i hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg”, i akuzuar për veprën penale:
    “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

    Prokuroria e Posaçme ka vendosur ndarjen e akteve nga procedimi penal nr. 193 i vitit 2023. Ky veprim procedurial është kryer për të vijuar hetimet për vepra të tjera penale.

    Prokuroria e Posaçme mbetet e angazhuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

    SPAK dërgon në gjyq Suel Çelën dhe grupin e tij Suel Cela
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Bastiset qelia e Alket Rizait dhe shqiptarëve të tjerë në burgun e Domokos, gjenden celularë dhe thika

    25.02.2026
    Aktualitet

    ARRSH shmang përgjegjësitë! Pacientët e bllokuar të zonës juglindore rrezikojnë shëndetin

    25.02.2026
    Aktualitet

    Shembet dhe pista 190 milionë euro e Formulës 1 në Elbasan

    25.02.2026
    Aktualitet

    Rrezik! Ambasada e SHBA në Tiranë: Ja lokalet ku shtetasit amerikanë nuk duhet të shkojnë!

    25.02.2026
    Aktualitet

    5 leje për të gërryer Shkumbinin/ Si u shkatërrua lumi me bekimin e qeverisë

    25.02.2026
    Aktualitet

    Lidhjet me Ergys Agasin, Orest Sota shet me urgjencë Fortis Beton pas lëvizjeve të SPAK

    24.02.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Bastiset qelia e Alket Rizait dhe shqiptarëve të tjerë në burgun e Domokos, gjenden celularë dhe thika

    25.02.2026

    ARRSH shmang përgjegjësitë! Pacientët e bllokuar të zonës juglindore rrezikojnë shëndetin

    25.02.2026

    Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e Pëllumb Gjokës, investitorit strategjik

    25.02.2026

    Shembet dhe pista 190 milionë euro e Formulës 1 në Elbasan

    25.02.2026

    Rrezik! Ambasada e SHBA në Tiranë: Ja lokalet ku shtetasit amerikanë nuk duhet të shkojnë!

    25.02.2026
    Më të lexuarat

    Lidhjet me Ergys Agasin, Orest Sota shet me urgjencë Fortis Beton pas lëvizjeve të SPAK

    Nga InfoNews24.02.20260

    Lidhjet me Ergys Agasin, Orest Sota shet me urgjencë Fortis Beton pas lëvizjeve të SPAK…

    VIDEO/ ANK e Kolajve dhe 2T e Sakove masakruan lumin? Del blof drejtori i ARRSH Ami Kozeli: Ja pasojat e gërryerjes…u shemb edhe hekurudha

    22.02.2026

    Testi për Prokurorinë e Elbasanit! Hetimi për shembjen e rrugës, dy kompanitë dhe provat në terren!

    22.02.2026

    Dy makina i kaluan sipër 7 vjeçarit! Arrestohen shoferët e aksidentit te Kthesa e Kamzës

    24.02.2026

    2 mln euro transferta…Policia: Agency Hope tek Arena punonte në të zezë, në pranga Gelmona Tarja

    22.02.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.