Një vrasje ndodhi brenda burgut të Korydallos në Greqi, ku i burgosuri shqiptar Jani Aliaj u qëllua me thikë nga një i dënuar grek.
Aliaj nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra, sipas mediave greke.
Ngjarja ndodhi në rrethana ende të paqarta, duke nxitur mobilizimin e menjëhershëm të autoriteteve të burgut.
Autori i vrasjes së 49-vjeçarit Jani Aliaj rezulton të jetë një 28-vjeçar grek, i konsideruar vrasës me pagesë. Bëhet fjalë për të njëjtin person që në 18 gusht 2025 ekzekutoi 47-vjeçarin nga Gjirokastra, Artur Bashimi.
Ngjarja atëherë ndodhi në Agio Pantaleimona, ku Bashimi u ekzekutua me armë zjarri nga greku. Bashimi, një ish i dënuar për vjedhje, dyshohet të jetë vrarë si shenjë hakmarrje për vëllanë e tij, Marsel Bashimi, i përfshirë në ngjarje të rënda në Greqi, në një rast në bashkëpunim me Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin, të kërkuar ne Shqipëri për vrasjen e Komisar Artan Cukut.
Policia greke dyshon se dhe vrasja e Jani Aliajt është e porositur nga jashtë burgut dhe e paguar,
