Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    57 mln euro vetëm maja Ajsbergut! Edhe 3 fraksione të hapura pas thesit me para të AKSHI-t

    23.12.2025

    SPAK rrëmon te KADASTRA! Skandale që pritet të trondisin vendin…a do vihet drejtësia në vend?

    23.12.2025

    Ikën italianë, francezë dhe grekë, por vijnë turqit! Por kush është banka Ziraat, skandale në Gjermani dhe SHBA

    23.12.2025
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Skandali me tenderin 2.3 milionë euro të Arkivave, Gjykata i heq përjashtimin 1 vit firmës “Adel Co”

    Nga InfoNews18.08.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Një tender me vlerë rreth 2.3 milionë euro ka shkaktuar një përplasje të fortë mes dy firmave, me akuza të ndërsjella ndaj njëra tjetrës. Nga njëra anë firma “Kristalina” dhe nga ana tjetër firma “Adel Co”, të cilat kanë përplasur “brirët” jo vetëm në procedurën e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave por kanë bërë kallëzime dhe padira ndaj njëra tjetrës.

    Tenderi po hetohet edhe nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, pasi njëra nga firmat bëri edhe kallëzim penal. Por ka edhe vendime të Agjencisë së Prokurimit Publik, apo edhe Komisionit të Prokurimit Publik, me vendime të kundërta me njëra tjetrën. Nëse njëra (APP-ja) i jep tenderin firmës “Kristalina”, tjetra (KPP) ia jep firmës “Adel Co”.

    Një histori me shumë të panjohura, aq më tepër edhe vendimmarrjet e këtyre institucioneve meritojnë një hetim më të thelluar.

    Skandali me tenderin 2.3 milionë euro të Arkivave, Gjykata i heq

    Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, në datën 14 gusht 2025, në kulmin e ditëve të pushimit të zyrave shtetërore dhe nën një vapë përvëluese, Agjencia e Prokurimit Publik ka nxjerrë një vendim tjetër për tenderin e shumë përfolur.

    Vendimi është marrë nga Drejtoria Juridike dhe e Monitorimit të Procedurave në APP, teksa shkruan se me vendimin me numër 51, të datës 11 korrik 2025, është vendosur përjashtimi për 12 muaj i firmës “Adel Co” nga e drejta për të fituar kontrata publike, për “keqinformim për qëllime kualifikimi, në procedurat e prokurimit”.

    “Kundër këtij vendimi ‘Adel Co’, i është drejtuar Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, duke i kërkuar marrjen e masës së sigurimit të padisë, si dhe pezullimin e efekteve të vendimit të APP-së me numër 51. Gjykata Administrative me vendimin e datës 11 gusht 2025, ka vendosur pranimin e kërkesës për sigurimin e padisë, si dhe pezullimin e zbatimit të vendimit të APP-së, deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes” thuhet në këtë dokument.

    Sipas APP-së, vendimet e gjykatës për sigurimin e padisë janë tituj ekzekutive dhe ekzekutohen. “APP ka vijuar duke proceduar me heqjen e emrit të këtij operatori ekonomik nga lista e operatorëve ekonomikë të përjashtuar nga e drejta për të fituar kontrata publike. Ky vendim qëndron në fuqi deri në marrjen e një vendimi përfundimtar” shkruhet më tej në dokument.

    Skandali me tenderin 2.3 milionë euro të Arkivave, Gjykata i heq

    Vendimi i APP-së që përjashtoi firmën për keqinformim për të fituar 2.3 milionë euro

    VoxNews shfletoi dokumentin e datës 11 korrik 2025 të APP-së, ku theksohet se firma “Adel Co” u përjashtua 1 vit pas një hetimi administrativ për keqinformim për qëllime kualifikimi në procedurën e prokurimit “blerje kuti dhe dosje për ruajtje të përhershme për autoritete dhe ente kontraktore qendrore dhe rajonale”. Vlera e tenderit ishte 227.210.2025 lekë pa TVSH, zhvilluar nëpërmjet marrëveshjes kuadër nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave më datë 14 gusht 2023.

    Ky tender pësoi një kalvar të gjatë, teksa në APP procedura u fitua nga firma “Kristalina” me ofertë 1.7 milionë euro. Ndërkohë firma “Adel Co” e ankimoi këtë vendim në Komisionin e Prokurimit Publik, pavarësisht se vlera e saj ishte rreth 2 milionë euro. KPP-ja i dha të drejtë dhe e shpalli fitues firmën “Adel Co”.

    Nuk mbaron këtu, pasi firma “Kristalina” e ankimon në gjykatë vendimin e KPP-së, ku Gjykata Administrative e Apelit, me një vendim të formës së prerë, urdhëroi Komisionin e Prokurimit Publik që të ndryshonte vendim dhe të shpallte fitues firmën “Kristalina”. KPP-ja siç ka bërë zakon gjatë kohës që drejtohej nga Jonaid Myzyri nuk e zbatoi vendimin e gjykatës, por përjashtoi sërish firmën “Kristalina” nga kjo procedurë, teksa kjo firmë ka bërë edhe një kallëzim penal në SPAK, por deri më tani nuk ka një njoftim pubik për mbarëvajtjen e këtij hetimi.

    Si përfundim, ende sot e kësaj dite, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave nuk ka në dorë dosjet. Aq më tepër edhe me vendimin e fundit, ku pas përjashtimit, vjen edhe heqja e kësaj mase sikur të mos kishte ndodhur gjë. ©Copyright Vox Ne

    Gjykata i heq përjashtimin 1 vit firmës “Adel Co” Skandali me tenderin 2.3 milionë euro të Arkivave
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    57 mln euro vetëm maja Ajsbergut! Edhe 3 fraksione të hapura pas thesit me para të AKSHI-t

    23.12.2025
    Aktualitet

    SPAK rrëmon te KADASTRA! Skandale që pritet të trondisin vendin…a do vihet drejtësia në vend?

    23.12.2025
    Aktualitet

    Ikën italianë, francezë dhe grekë, por vijnë turqit! Por kush është banka Ziraat, skandale në Gjermani dhe SHBA

    23.12.2025
    Aktualitet

    Shteti digjital në duart e krimit! Lidhja e Gys Agasit me klanin Çopja

    23.12.2025
    Aktualitet

    Jo vetëm çokollata, lekët e shqiptarëve AKSHI i bleu dhe çibukë

    23.12.2025
    Aktualitet

    Nga Thesari i Shtetit tek Policia e Burgjet! Ja 19 tenderat që përfitoi Ergys Agasi

    23.12.2025
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    57 mln euro vetëm maja Ajsbergut! Edhe 3 fraksione të hapura pas thesit me para të AKSHI-t

    23.12.2025

    SPAK rrëmon te KADASTRA! Skandale që pritet të trondisin vendin…a do vihet drejtësia në vend?

    23.12.2025

    Ikën italianë, francezë dhe grekë, por vijnë turqit! Por kush është banka Ziraat, skandale në Gjermani dhe SHBA

    23.12.2025

    Shteti digjital në duart e krimit! Lidhja e Gys Agasit me klanin Çopja

    23.12.2025

    Jo vetëm çokollata, lekët e shqiptarëve AKSHI i bleu dhe çibukë

    23.12.2025
    Më të lexuarat

    36 mln €, rrjeti i Darjo Jasharit dhe karremi i SPAK për Gys Agasin

    Nga InfoNews21.12.20250

    Ishte data 28 Maj, 2025, kur SPAK zbuloi se një fabrikë cigaresh në periferi të…

    Nga firma e Dario Jasharit me cigaret tek tenderi 7.6 mln € në AKSHI, si ra në rrjetën e SPAK Gys Agasi

    18.12.2025

    Disinformation networks against the European Integration Process in Albania: resources, narratives and distribution channels

    19.12.2025

    Ikën italianë, francezë dhe grekë, por vijnë turqit! Por kush është banka Ziraat, skandale në Gjermani dhe SHBA

    23.12.2025

    Biznesmenë, policë, zyrtarë e politikanë! Si i filmonte Agasi bashkëpunëtorët tek zyra e Equos Resort

    21.12.2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2025 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.