Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Si u rrah në zyrë nga kolegu Fatmir Meta! Roli i Klesti Çela dhe kush po përfiton nga dherat?

    03.03.2026

    Ja pse e rrahën Fatmir Metën e IKMT

    03.03.2026

    DOKUMENTI/ Raiffeisen Bank si gangster! Si i ndërtoi 70 m2 pa leje në mes të Tiranës

    03.03.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Si u rrah në zyrë nga kolegu Fatmir Meta! Roli i Klesti Çela dhe kush po përfiton nga dherat?

    Nga InfoNews03.03.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Kush po përfiton nga dherat? Si u rrah në zyrë nga kolegu Fatmir Meta! Roli i Klesti Çela
    Kush po përfiton nga dherat? Si u rrah në zyrë nga kolegu Fatmir Meta! Roli i Klesti Çela
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Si u rrah në zyrë nga kolegu Fatmir Meta! Roli i Klesti Çela dhe kush po përfiton nga dherat?

    Një incident i rëndë është regjistruar në ambientet e Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), ku është dhunuar drejtori i Ekzekutimit të Vendimeve, Fatmir Meta.

    Sipas burimeve brenda institucionit, Meta është sulmuar nga Klesti Çela, drejtor i Mjedisit, i shoqëruar nga tre persona të tjerë. Ngjarja dyshohet se ka ardhur pas një përplasjeje verbale të ndodhur një ditë më parë mes palëve.

    Konflikti, sipas burimeve, lidhet me një grup inspektimi për çështjen e depozitimit të dherave në zonat përreth Tirana. Mësohet se Fatmir Meta kishte bllokuar disa mjete të subjekteve që dyshohet se po derdhnin dhera në mënyrë të paligjshme.

    Pas debatit fillestar, situata ka degraduar një ditë më pas në dhunë fizike brenda ambienteve të institucionit, ku raportohet se Meta është goditur me qytat e pistoletave nga Çela dhe personat që e shoqëronin.

    Pas incidentit, Klesti Çela mësohet se është paraqitur në zyrën e Afrim Qendros, ku ka kërkuar dorëheqjen. Deri tani nuk ka një reagim zyrtar nga IKMT apo nga personat e përfshirë, ndërsa pritet që rasti të hetohet nga organet kompetente.

    Pyetje që kërkojnë përgjigje:

    Kujt i përket kompania apo kompanitë që po kryenin largimin dhe depozitimin e dherave?

    A kanë këto subjekte leje të rregullta për transportin dhe depozitimin e inerteve?

    Kush do të përfitojë nga kontrata për largimin e dherave?

    A ka lidhje politike apo familjare mes drejtuesve të përfshirë dhe kompanive në fjalë?

    Pse një konflikt institucional degradoi në dhunë fizike brenda një institucioni shtetëror?

    A ka pasur precedentë të mëparshëm konfliktesh për të njëjtën çështje?

    A janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë brenda IKMT-së?

    Çfarë mase është marrë ndaj personave të përfshirë deri në sqarimin e plotë të rrethanave?

    A do të ketë një hetim të brendshëm administrativ paralel me hetimin penal?

    abuzim me detyrën administratë publike Afrim Qendro aktualitet bllokimi i mjeteve depozitimi i dherave dhunë fizike dhunë në institucion drejtori i Ekzekutimit të Vendimeve drejtori i Mjedisit Ergys Agasi Fatmir Meta grup inspektimi hedhja e inerteve hetim administrativ hetim penal IKMT incident në IKMT inspektim për inertet Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kamerat e sigurisë Klesti Çela kompani inerte konflikt institucional konflikt interesi konflikt për dherat kontroll territori korrupsion kronikë Kush po përfiton nga dherat? Si u rrah në zyrë nga kolegu Fatmir Meta! Roli i Klesti Çela lajm i fundit largimi i dherave leje mjedisore lidhje familjare lidhje politike ndotje mjedisi ngjarje e rëndë organet kompetente përplasje verbale presion institucional prokuroria qytat e pistoletës reagim zyrtar rrethinat e Tiranës Shqipëri skandal mjedisor skandal në administratë sulm brenda zyrave shtetërore Tirane zhvillim i fundit
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Ja pse e rrahën Fatmir Metën e IKMT

    03.03.2026
    Aktualitet

    DOKUMENTI/ Raiffeisen Bank si gangster! Si i ndërtoi 70 m2 pa leje në mes të Tiranës

    03.03.2026
    Aktualitet

    Dhunohet zyrtari i IKMT-së Fatmir Meta

    03.03.2026
    Aktualitet

    Për çfarë i duhet tenderi sekret 1 mln euro Policisë?

    03.03.2026
    Aktualitet

    Kush e merr Policinë? Hapet gara për Drejtor të Përgjithshëm

    03.03.2026
    Aktualitet

    Nga Elidon Çela te Neritan Nallbati…pretendentët për të zëvendësur Ilir Prodën! Çfarë parashikohet…

    02.03.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Si u rrah në zyrë nga kolegu Fatmir Meta! Roli i Klesti Çela dhe kush po përfiton nga dherat?

    03.03.2026

    Ja pse e rrahën Fatmir Metën e IKMT

    03.03.2026

    DOKUMENTI/ Raiffeisen Bank si gangster! Si i ndërtoi 70 m2 pa leje në mes të Tiranës

    03.03.2026

    Dhunohet zyrtari i IKMT-së Fatmir Meta

    03.03.2026

    Për çfarë i duhet tenderi sekret 1 mln euro Policisë?

    03.03.2026
    Më të lexuarat

    Lidhjet me Ergys Agasin, Orest Sota shet me urgjencë Fortis Beton pas lëvizjeve të SPAK

    Nga InfoNews24.02.20260

    Lidhjet me Ergys Agasin, Orest Sota shet me urgjencë Fortis Beton pas lëvizjeve të SPAK…

    Ndryshojnë pagat për policët

    02.03.2026

    Shkarkohet Elton Alushi! Jep dorëheqjen Ilir Proda!

    01.03.2026

    1 mln euro për kokën e tij, nga atentatet te armiqësitë me ish deputetin dhe Vis Martinaj/ Kush është Durim Bami

    26.02.2026

    Si dështoi Prokuroria e Tiranës… i fali pasuritë një organizate kriminale

    27.02.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.