Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Ilir Shtufi 7 licensa, si u përqendruan investimet për energjinë diellore në pak duar

    11.03.2026

    Statistikat, si u dhanë mijëra hektarë tokë në ankande jo konkurruese nga pushteti lokal

    11.03.2026

    Si e morën tokën në Kolonjë, Kail Energji, Universal Transport II LLC, Fortis Energy and Construction

    11.03.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Si favorizohen bizneset e energjisë diellore

    Nga InfoNews11.03.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Si favorizohen bizneset e energjisë diellore
    Si favorizohen bizneset e energjisë diellore
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Si favorizohen bizneset e energjisë diellore

    Një numër i madh kompanish janë përqendruar në zona të caktuara dhe prodhojnë deri në 2 megavat.

    Modeli është i qartë, dhjetëra kompani të ndryshme në letër, por një përqendrim intensiv në pak kilometra katrorë. Nëse do të ishin bashkuar, shumë prej tyre do të përbënin parqe dhjetëra megavatëshe që do të kërkonin procedura më të thelluara mjedisore dhe konkurruese. Por të ndara në dy megavat secila, ato kalojnë si projekte të vogla duke përfituar nga lehtësitë ligjore.

    ERE: Shteti, përmes miratimit për ndërtimin e centraleve deri në 2 MW, garanton blerjen e energjisë për një periudhë 15-vjeçare. Njëkohësisht, këta prodhues janë të detyruar të japin si royalty 2% të prodhimit vjetor të energjisë elektrike, pa pagesë, për ministrinë përgjegjëse.

    Një shembull i tillë është ai i biznesmenit Refat Sali. Ai rezulton pronar me 60% të kuotave në dy kompani, ‘SUN AVENUE’ dhe ‘SUNPOWER 2017’, të cilat kanë përfituar leje si projekte të vogla me nga dy megavat në të njëjtën zonë. E njëjta skemë edhe nga kompania “Albanian General Electricity” në pronësi të Besar Llapashticës. Subjekti rezulton aksioner me përqindje të ulët në 6 kompani të ndryshme që kanë përfituar leje për energjinë diellore. Po ashtu, rezulton aksionere në një numër të madh shoqërish të tjera të lidhura me energjinë.

    Kjo shpërndarje aksionesh tregon një model të qartë shtrirjeje horizontale në treg: në disa raste me kontroll të plotë (100%), në disa me kontroll të përbashkët (50%), dhe në shumë të tjera me pjesëmarrje simbolike prej 1%. Kjo ngre disa çështje thelbësore: nëse kemi të bëjmë me investime realisht të pavarura apo me një grup interesi të fragmentuar në disa entitete juridike që përfitojnë nga skemat mbështetëse…

    “Duhet parë me detaje edhe pjesa e ligjit ose kriteret e licencimit i plotësojnë apo nuk i plotësojnë për sa i përket marrjes së licencës sepse ka, le të themi, shumë pikëpyetje në mënyrën se si e përfituan licencën” u shpreh inxhinieri, Azmer Dulevic.

    Duhet theksuar se këtu problemi nuk janë bizneset private që kanë shfrytëzuar hapësirat, por të çarat e ligjit dhe favorizimet klienteliste…

    “Me parqe fotovoltaike deri në 2 megavat këto bëhen për një arsye se këto që janë deri në dy mega kanë një tarifë të caktuar nga ERE që është 100 euro për megavat, tarifë e miratuar nga ERE. Kjo është një problematikë, dhënia është një person juridik që ka ndarë një park eolik që mund ta ketë 30 mega e ka ndarë me nga dy mega për të përfituar tarifën 100 euro/megavat”, u shpreh Eduart Elezi, ekspert i energjisë.

    “Në këto raste nëse do ta themi në gjuhën popullore, bankat luten për të kredituar një kompani e cila ka marrë një licencë për të ndërtuar një park fotovoltaik 2, 10 apo më shumë megavat dhe ka garanci që këtë energji elektrike do t’ia shesë shtetit shqiptar. Problemi nis për ata investitorë të cilët do të duhet më pas që të dalin në tregun e lirë dhe do të duhet ta gjejnë ata se ku do ta shesin energjinë elektrike”, u shpreh gazetari, Emirjon Senja.

    Një analizë më e thelluar e pasqyrave financiare të deklaruara tregon se një pjesë e madhe e këtyre kompanive rezultojnë me humbje, çka shton dyshimet mbi qëndrueshmërinë e tyre ekonomike në raport me projektet e licencuara.

    “Ty të duhet të deklarosh të paktën një kapacitet të tillë financiar për të përballuar një investim që është mesatarisht 1 mln euro për një megavat të instaluar”, u shpreh gazetari, Emirjon Senja.

    Në Ligjin nr. 24 të vitit 2023 për energjinë e rinovueshme shumë mekanizma kyç si skemat e mbështetjes, kriteret e ankandeve dhe përzgjedhja e fituesve nuk janë të detajuara. Ato lihen në dorë të akteve nënligjore dhe institucioneve si Enti Rregullator i Energjisë. Në praktikë, kjo do të thotë: kush ka lidhje dhe informacion më të mirë mund të përfitojë. Nuk është garë e drejtë, është lojë e ndikimit. Modeli me ankande favorizon projektet e mëdha.

    “Ka problematikë shumë të madhe edhe në sistemin e transmetimit të energjisë elektrike, transmetimit në pjesën e shpërndarjes që i takon kompanisë së shpërndarjes”, u shpreh Eduart Elezi, ekspert i energjisë.

    Një bum investimesh në fotovoltaikë pritet të shtojë ndjeshëm sasinë e energjisë së prodhuar, duke ndryshuar strukturën tradicionale të tregut energjetik. Kontratat e nënshkruara për një afat të gjatë duke fiksuar çmimin pa rishikime, rrezikon që shteti të rezultojë me humbje.

    “Kur çmimi i energjisë në bursë është 15 euro megavati këto nuk ndikohen fare nga çmimi i bursës dhe ti je i detyruar nga taksat tona do t’ia blesh sa e ke bërë kontratën 20, 25, 50, 70 apo edhe 100 euro megavati për 10, 15 apo 20 vite dhe këtu është ajo që duhet parë te pjesa e licencimit dhe e kritereve”, u shpreh Azmer Dulevic, inxhinier.

    ERE: kontratat me çmim të fiksuar për një periudhë shumëvjeçare janë instrument i skemave mbështetëse për prodhuesit me synim rritjen e sigurisë së të ardhurave dhe mundësimin e rikuperimit të investimit brenda një afati të caktuar. Në këtë kuadër, roli i ERE-së lidhet me zbatimin e kuadrit ligjor dhe miratimin e kushteve të përgjithshme dhe elementeve rregullatore përkatëse, ndërsa dizajni i skemës mbështetëse trajtohet në kuadër të politikave publike.

    ‘SUN AVENUE’ dhe ‘SUNPOWER 2017’ Si favorizohen bizneset e energjisë diellore SUN AVENUE SUNPOWER 2017
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Ilir Shtufi 7 licensa, si u përqendruan investimet për energjinë diellore në pak duar

    11.03.2026
    Aktualitet

    Statistikat, si u dhanë mijëra hektarë tokë në ankande jo konkurruese nga pushteti lokal

    11.03.2026
    Aktualitet

    Si e morën tokën në Kolonjë, Kail Energji, Universal Transport II LLC, Fortis Energy and Construction

    11.03.2026
    Aktualitet

    Fieri pushtohet nga panelet diellore, roli i GreeNNat Solar Park Ballsh

    11.03.2026
    Aktualitet

    Energjia diellore në kurriz të banorëve të Lushnjes, roli i EUROELEKTRA & SunXpower dhe Anduel Çekrezi

    11.03.2026
    Aktualitet

    Drejtori dhe menaxheri i Agro Kredit të përlyer në rryshfet

    11.03.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Ilir Shtufi 7 licensa, si u përqendruan investimet për energjinë diellore në pak duar

    11.03.2026

    Statistikat, si u dhanë mijëra hektarë tokë në ankande jo konkurruese nga pushteti lokal

    11.03.2026

    Si e morën tokën në Kolonjë, Kail Energji, Universal Transport II LLC, Fortis Energy and Construction

    11.03.2026

    Si favorizohen bizneset e energjisë diellore

    11.03.2026

    Fieri pushtohet nga panelet diellore, roli i GreeNNat Solar Park Ballsh

    11.03.2026
    Më të lexuarat

    EMRAT/ Skandali i Nadir Çaushollit, kush është administratori i CFO Pharma në kërkim dhe bashkëpunëtorët e FSDKSH!

    Nga InfoNews04.11.20250

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka dhënë tetë…

    Me shpejtësi nëpër lagje, aksident në Kamëz

    04.03.2026

    SPAK: Gentian Sula dhe Shkëlqim Fusha po bëhen pengesë për vijimin e gjykimit

    09.03.2026

    EMRI/ Kërcet arma në Shkodër

    05.03.2026

    Qytetarët i sulen One Albania: Kompani hajdute! A do mbajë përgjegjësi Ceo Barna Kutvolgyi

    11.03.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.