Rama në panik! Shkarkohet edhe Ilir Proda
Ilir Proda ka dhënë dorëheqjen nga detyra si Drejtor i Përgjithshëm i Policia e Shtetit. Vendimi është marrë nga autoritetet përkatëse, duke sjellë ndryshime në drejtimin e institucionit më të lartë të rendit në vend.
Ndërkohë nga detyra është shkarkuar edhe Elton Alushi, drejtori i Policisë së Tiranës.
Në vend të tij, në krye të Policisë së Shtetit është komanduar Sokol Bizhga, i cili do të ushtrojë detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm në mënyrë të përkohshme deri në një vendim të mëtejshëm.
Ndryshimi në drejtimin e Policisë së Shtetit vjen në një moment të rëndësishëm për institucionin, ndërsa pritet që drejtuesi i ri i komanduar të vijojë punën për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe përmbushjen e reformave në strukturat e policisë.
Ende nuk janë bërë publike detaje të plota mbi arsyet e shkarkimit, ndërsa priten reagime dhe sqarime zyrtare në vijim.
Ka dyshime se kjo erdhi pasi nuk u siguruar perimetri ne proteste dhe rrezikuan jeten 12 artiste tek ish vila e Enver Hoxhes.
