Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Bastiset qelia e Alket Rizait dhe shqiptarëve të tjerë në burgun e Domokos, gjenden celularë dhe thika

    25.02.2026

    ARRSH shmang përgjegjësitë! Pacientët e bllokuar të zonës juglindore rrezikojnë shëndetin

    25.02.2026

    Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e Pëllumb Gjokës, investitorit strategjik

    25.02.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Sekuestrohen 10 mijë produkte të kompanisë pas fushatave të marketingut mashtrues

    Nga InfoNews19.02.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Sekuestrohen 10 mijë produkte të kompanisë pas fushatave të marketingut mashtrues

    Policia e Tiranës njoftoi të enjten sekuestrimin e mbi 10 mijë suplementeve ushqimore dhe bimore, që dyshohet se i përkasin “Monetize Ad d.o.o. Sarajevo Limited Charm”, një kompani e akuzuar se përdorte skema të marketingut mashtrues për të shitur produkte kontraverse mjekësore. Policia po ashtu njoftoi shpalljen në kërkim të Jasmin Trebo, 53 vjeç, një person nga Bosnjë-Hercegovina që shërben si administratori i kompanisë në Shqipëri.

    “Nga kontrolli i ushtruar në ambientet e subjektit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare gjetën dhe sekuestruan aty mbi 10 000 suplemente ushqimore dhe bimore të skaduara, pa pullën e Agjencisë së Barnave dhe pa atë të Ministrisë së Financave, si dhe pa etiketa në gjuhën shqipe”, thuhet në njoftimin për shtyp të Policisë së Tiranës.

    Policia bëri me dije se gjatë operacionit që u kodua “Audienca” u përdorën metoda speciale hetimi nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës. “Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u shpall në kërkim administratori i subjektit, shtetasi nga Bosnja dhe Hercegovina, J. T., 53 vjeç, si dhe u proceduan penalisht punonjësit që ishin në ambientet e subjektit, shtetasit J. G., 30 vjeç dhe M. Ç., 26 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Policia tha se ndaj personave të ndaluar dhe administratorit ishin ngritur akuza për “Kontrabandë me mallra të tjera”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”.

    Një muaj më parë, një investigim i BIRN gjeti, përmes përdorimit të metodave kërkimore të hapura (OSINT), se kompania reklamonte në rrjetet sociale dhe internet një duzinë suplementesh “çudibërëse” – për shëndetin, potencën seksuale apo humbjen e peshës së tepërt. Investigimi gjeti se për ta bërë të besueshme reklamën, ajo përdorte intervista të trilluara me mjekë të njohur në vend. Kompania përdor të njëjtën skemë edhe në Kosovë dhe vende të tjera të rajonit.

    BIRN po ashtu gjeti se ndaj personave të lidhur me kompaninë kishte kallëzime të mëparshme në Bosnjë dhe Hercegovinë për vepra penale të mashtrimit, keqinformimit të konsumatorëve dhe përdorimit të paautorizuar të të dhënave personale. Në Shqipëri prokuroria bëri me dije se kishte regjistruar një kallëzim penal në vitin 2025.

    Të dhënat e Qendrës Kombëtare të Biznesit tregojnë se kjo kompani ka regjistruar degën në Shqipëri në qershor të vitit 2020, si subjekt me emrin: “Monetize Ad d.o.o. Sarajevo Limited Charm”. Fusha e veprimtarisë së saj përshkruhet si: “shërbime në marketingun e internetit dhe shpërndarjen e produkteve sipas modelit COD (cash on delivery)”.

    Referuar të dhënave nga QKB-ja, përfaqësuesi i huaj ligjor i kësaj kompanie deri në qershor 2025 ishte Ajdin Brković dhe pas tij u emërua i shpalluri në kërkim Jasmin Trebo, të dy qytetarë boshnjakë. Të dhënat publike tregojnë se kompania kishte korrur sukses në vitet e fundit. Në vitin 2024, të ardhurat e saj ishin 140 milionë lekë, me një fitim prej 37 milionë lekësh.

    140 milionë lekë 37 milionë lekë fitim administrator kompanie Agjencia e Barnave Ajdin Brković birn Bosnjë-Hercegovinë cash on delivery depozitim mallrash fshehje të ardhurash hetim financiar hetim special humbje peshe importim i paligjshëm intervista të trilluara Jasmin Trebo kallëzim penal 2025 keqinformim i konsumatorëve kontrabandë Kosovë krime ekonomike mallra kontrabandë marketing mashtrues marketing online Mashtrim metoda speciale hetimi Ministria e Financave mjekë të njohur modeli COD Monetize Ad d.o.o. Sarajevo Limited Charm Operacioni “Audienca” OSINT pa etiketë në shqip pa pullë fiskale përdorim i paautorizuar i të dhënave personale policia e tiranes potencë seksuale procedim penal produkte “çudibërëse” produkte mjekësore produkte të skaduara Prokuroria e Tiranës Qendra Kombëtare e Biznesit rajoni i Ballkanit regjistrim biznesi 2020 reklama në internet reklama të rreme rrezik për shëndetin Rrjete sociale Sarajevë Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare Sekuestrohen 10 mijë produkte të kompanisë pas fushatave të marketingut mashtrues shitje e paligjshme shpallje në kërkim siguria ushqimore Skemë mashtrimi suplemente bimore suplemente ushqimore të ardhura 2024 Tirane transport mallrash kontrabandë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Bastiset qelia e Alket Rizait dhe shqiptarëve të tjerë në burgun e Domokos, gjenden celularë dhe thika

    25.02.2026
    Aktualitet

    ARRSH shmang përgjegjësitë! Pacientët e bllokuar të zonës juglindore rrezikojnë shëndetin

    25.02.2026
    Uncategorized

    Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e Pëllumb Gjokës, investitorit strategjik

    25.02.2026
    Aktualitet

    Shembet dhe pista 190 milionë euro e Formulës 1 në Elbasan

    25.02.2026
    Aktualitet

    Rrezik! Ambasada e SHBA në Tiranë: Ja lokalet ku shtetasit amerikanë nuk duhet të shkojnë!

    25.02.2026
    Aktualitet

    5 leje për të gërryer Shkumbinin/ Si u shkatërrua lumi me bekimin e qeverisë

    25.02.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Bastiset qelia e Alket Rizait dhe shqiptarëve të tjerë në burgun e Domokos, gjenden celularë dhe thika

    25.02.2026

    ARRSH shmang përgjegjësitë! Pacientët e bllokuar të zonës juglindore rrezikojnë shëndetin

    25.02.2026

    Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e Pëllumb Gjokës, investitorit strategjik

    25.02.2026

    Shembet dhe pista 190 milionë euro e Formulës 1 në Elbasan

    25.02.2026

    Rrezik! Ambasada e SHBA në Tiranë: Ja lokalet ku shtetasit amerikanë nuk duhet të shkojnë!

    25.02.2026
    Më të lexuarat

    Lidhjet me Ergys Agasin, Orest Sota shet me urgjencë Fortis Beton pas lëvizjeve të SPAK

    Nga InfoNews24.02.20260

    Lidhjet me Ergys Agasin, Orest Sota shet me urgjencë Fortis Beton pas lëvizjeve të SPAK…

    VIDEO/ ANK e Kolajve dhe 2T e Sakove masakruan lumin? Del blof drejtori i ARRSH Ami Kozeli: Ja pasojat e gërryerjes…u shemb edhe hekurudha

    22.02.2026

    Testi për Prokurorinë e Elbasanit! Hetimi për shembjen e rrugës, dy kompanitë dhe provat në terren!

    22.02.2026

    Dy makina i kaluan sipër 7 vjeçarit! Arrestohen shoferët e aksidentit te Kthesa e Kamzës

    24.02.2026

    2 mln euro transferta…Policia: Agency Hope tek Arena punonte në të zezë, në pranga Gelmona Tarja

    22.02.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.