Qytetarët i sulen One Albania: Kompani hajdute! A do mbajë përgjegjësi Ceo Barna Kutvolgyi
Një ndërprerje e gjerë e rrjetit të operatorit celular One Albania është raportuar duke lënë mijëra përdorues pa shërbim në disa zona të vendit.
Qytetarë të shumtë kanë raportuar vështirësi për të kryer telefonata, për të përdorur internetin dhe për të dërguar mesazhe. Sipas reagimeve në rrjetet sociale, problemi duket se është përhapur pothuajse në të gjithë vendin, ndërsa shumë abonentë thonë se sinjali është zhdukur plotësisht ose funksionon me ndërprerje.
Lexo edhe: Skandali/ Bie sistemi, lekët e shqiptarëve vidhen! A do japë dorëheqjen CEO i One Albania, Barna Kutvolgyi
Ndërkohë, qindra qytetarë kanë vërshuar me komente në postimet zyrtare të One Albania në rrjetet sociale, duke kërkuar llogari për ndërprerjen e shërbimit dhe mungesën e informacionit. Në disa prej komenteve, përdoruesit shprehin indinjatë të fortë ndaj kompanisë, duke e cilësuar atë edhe si “kompani hajdute”, ndërsa kërkojnë transparencë dhe shpjegime për atë që ka ndodhur.
Deri në këto momente nuk ka një reagim zyrtar nga kompania për shkaqet e ndërprerjes. Vëmendja është përqendruar edhe tek drejtuesi i saj, CEO i One Albania, Barna Kutvolgyi. Pas incidentit të mbrëmjes, në rrjetet sociale kanë nisur diskutimet dhe spekulimet nëse drejtuesi i kompanisë do të mbajë përgjegjësi për situatën dhe nëse mund të ketë zhvillime në drejtimin e kompanisë. Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar që sugjeron dorëheqjen e tij.
Në vende të Bashkimi Europian, ndërprerje të mëdha të shërbimeve të telekomunikacionit shpesh shoqërohen me hetime nga autoritetet rregullatore dhe kërkesa të forta për transparencë nga kompanitë. Në raste të ngjashme, drejtuesit e kompanive mund të përballen me presion publik dhe institucional për të marrë përgjegjësi, veçanërisht nëse ndërprerja ka qenë e gjatë ose ka prekur një numër shumë të madh abonentësh







