Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    1 mln euro për kokën e tij, nga atentatet te armiqësitë me ish deputetin dhe Vis Martinaj/ Kush është Durim Bami

    26.02.2026

    Bastiset qelia e Alket Rizait dhe shqiptarëve të tjerë në burgun e Domokos, gjenden celularë dhe thika

    25.02.2026

    ARRSH shmang përgjegjësitë! Pacientët e bllokuar të zonës juglindore rrezikojnë shëndetin

    25.02.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Qumësht i rrezikshëm për fëmijë, çfarë po shitet në Shqipëri

    Nga InfoNews30.01.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Qumësht i rrezikshëm për fëmijë, çfarë po shitet në Shqipëri

    Brenda një periudhe të shkurtër kohore, dy marka të njohura qumështi formulë për foshnje janë përfshirë në njoftime zyrtare për probleme serioze sigurie, duke ngritur shqetësime te prindërit për produktet që përdoren për ushqimin e fëmijëve.

    Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bëri të ditur se, përmes Sistemit Evropian të Alarmit të Shpejtë për Ushqimin, RASFF, është raportuar prania e një toksine të rrezikshme në një tjetër formulë për bebe. Gjatë kontrolleve zyrtare të zhvilluara në Gjermani, është konstatuar prania e substancës cereulide, një toksinë e prodhuar nga bakteri Bacillus cereus, në një produkt të destinuar për foshnjat.

    Bëhet fjalë për formulën APTAMIL 1 PRONUTRA 800 gram Advanced, me numër artikulli 172911 dhe datë skadence 10 nëntor 2026.

    Sipas AKU, strukturat inspektuese janë angazhuar menjëherë në terren për verifikimin dhe tërheqjen e produktit nga tregu. Autoriteti u bën thirrje konsumatorëve që, nëse e kanë blerë këtë produkt dhe e mbajnë ende në përdorim, ta mos e konsumojnë dhe ta kthejnë pranë pikave të shitjes.

    Ky rast shënon problematikën e dytë të evidentuar brenda një muaji në tregun e qumështit formulë për foshnje.

    Disa ditë më parë, AKU kishte njoftuar tërheqjen e një lote të formulës “NAN 1 OPTIPRO” 800 gram, pas sinjalizimit të bërë nga vetë kompania prodhuese Nestlé.

    Masa u mor në mënyrë parandaluese, pas zbulimit të pranisë së së njëjtës toksinë në ambientet e prodhimit në Holandë.

    Në vijim të këtyre zhvillimeve, edhe disa subjekte tregtare që shpërndajnë këto marka kanë reaguar publikisht, duke njoftuar konsumatorët që produktet e blera të kthehen dhe të mos përdoren për ushqimin e foshnjave.

    AKU bën me dije se gjatë kontrolleve në terren është konstatuar edhe afishimi i njoftimeve për konsumatorët në supermarketet ku këto produkte janë tregtuar. Sipas autoritetit, sasitë e tërhequra do të asgjësohen ose do të kthehen në vendin e origjinës.

    Dy raste brenda një muaji kanë rikthyer në vëmendje sigurinë e ushqimit për foshnjat, duke shtuar nevojën që prindërit të jenë veçanërisht të kujdesshëm ndaj njoftimeve zyrtare dhe verifikimit të loteve të produkteve që përdorin për fëmijët e tyre.

    çfarë po shitet në Shqipëri Qumësht i rrezikshëm për fëmijë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    1 mln euro për kokën e tij, nga atentatet te armiqësitë me ish deputetin dhe Vis Martinaj/ Kush është Durim Bami

    26.02.2026
    Aktualitet

    Bastiset qelia e Alket Rizait dhe shqiptarëve të tjerë në burgun e Domokos, gjenden celularë dhe thika

    25.02.2026
    Aktualitet

    ARRSH shmang përgjegjësitë! Pacientët e bllokuar të zonës juglindore rrezikojnë shëndetin

    25.02.2026
    Aktualitet

    Shembet dhe pista 190 milionë euro e Formulës 1 në Elbasan

    25.02.2026
    Aktualitet

    Rrezik! Ambasada e SHBA në Tiranë: Ja lokalet ku shtetasit amerikanë nuk duhet të shkojnë!

    25.02.2026
    Aktualitet

    5 leje për të gërryer Shkumbinin/ Si u shkatërrua lumi me bekimin e qeverisë

    25.02.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    1 mln euro për kokën e tij, nga atentatet te armiqësitë me ish deputetin dhe Vis Martinaj/ Kush është Durim Bami

    26.02.2026

    Bastiset qelia e Alket Rizait dhe shqiptarëve të tjerë në burgun e Domokos, gjenden celularë dhe thika

    25.02.2026

    ARRSH shmang përgjegjësitë! Pacientët e bllokuar të zonës juglindore rrezikojnë shëndetin

    25.02.2026

    Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e Pëllumb Gjokës, investitorit strategjik

    25.02.2026

    Shembet dhe pista 190 milionë euro e Formulës 1 në Elbasan

    25.02.2026
    Më të lexuarat

    Lidhjet me Ergys Agasin, Orest Sota shet me urgjencë Fortis Beton pas lëvizjeve të SPAK

    Nga InfoNews24.02.20260

    Lidhjet me Ergys Agasin, Orest Sota shet me urgjencë Fortis Beton pas lëvizjeve të SPAK…

    VIDEO/ ANK e Kolajve dhe 2T e Sakove masakruan lumin? Del blof drejtori i ARRSH Ami Kozeli: Ja pasojat e gërryerjes…u shemb edhe hekurudha

    22.02.2026

    Testi për Prokurorinë e Elbasanit! Hetimi për shembjen e rrugës, dy kompanitë dhe provat në terren!

    22.02.2026

    Dy makina i kaluan sipër 7 vjeçarit! Arrestohen shoferët e aksidentit te Kthesa e Kamzës

    24.02.2026

    2 mln euro transferta…Policia: Agency Hope tek Arena punonte në të zezë, në pranga Gelmona Tarja

    22.02.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.