Një skandal i vërtet mund të cilësohet autostra Thumanë-Kashar, vetëm pak kohë pas inaugurimit të saj. Thuajse të gjitha urat në këtë aks të ri kanë pësuar dëmtime, ndërsa mungesa e sinjalistikës përbën rrezik të madh për jetën e qytetarëve.
Çfarë ndodhi?
Ura në fjalë është dëmtuar në mënyrë të pazakontë, duke pësuar humbje dhe duke ngritur pikëpyetje të mëdha mbi cilësinë e punimeve. Megjithë këtë situatë të rrezikshme, në zonë vazhdon të qëndrojë tabela që lejon shpejtësinë 130 km/h, ndërsa mungon çdo tabelë paralajmëruese për rrezikun apo dëmtimin në rrugë.
Shoferët që kalojnë në këtë segment nuk kanë asnjë paralajmërim për gjendjen e urës. Në mungesë të sinjalistikës, kalimi me shpejtësi të lartë përbën rrezik serioz për aksidente.
Ky incident ka nxitur reagime të shumta nga qytetarët dhe ekspertët e sigurisë rrugore, të cilët kërkojnë përgjegjësi për këtë neglizhencë të rëndë.
DENONCIMI:
Pershendetje infonews. Autostrada Thumane-Kashar po na rrezikon jeten dhe demton makinat sa here qe kalojme ne kete rruge.
Edhe pse eshte nje autostrade me pages nuk ploteson asnje lloj standarti. Autostrada ka shpejtesi max 130km/h, shpejtesi qe me luhatjet qe ka rruga mund te bej qe makina te devioje nga rruga dhe i shkakton deme serioze gjenerike makines.
