Një aksident i rëndë me pasojë plagosje tejet të rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Bathore, në zonën e njohur si rruga “Dajti”.
Burime bëjnë me dije se një automjet tip “Passat” ka përplasur një këmbësor, i cili më pas eshte transportuar në spital ne gjendje kritike.
Sipas mesazheve të mbërritura në redaksi, aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00. Qytetari që raportoi ngjarjen shprehet se ambulanca është vonuar dhe se i plagosuri fillimisht është futur në automjetin që e kishte përplasur për t’u dërguar drejt spitalit.
Banorët e zonës ngrenë akuza të drejtpërdrejta, duke pretenduar se para një jave është shtruar rruga dhe janë hequr bordurat dhe pengesat kufizuese të shpejtësisë.
Sipas tyre, gjatë gjithë ditës kishin njoftuar policinë për lëvizje mjetesh me shpejtësi të lartë dhe qarkullim të automjeteve të tonazhit të rëndë.
Policia pritet të zbardhë rrethanat e plota të aksidentit dhe të përcaktojë përgjegjësitë. Deri në një njoftim zyrtar, pretendimet e banorëve mbeten dëshmi të tyre, ndërsa dinamika e ngjarjes është nën verifikim.
Një tjetër jetë e humbur në rrugët e vendit, ndërsa banorët kërkojnë masa urgjente për sigurinë rrugore në zonë.
