LISTA ME EMRA/ Nga Skënder Hitaj e Pëllumb Seferi tek xhaketat e vjetra, Tonin Vocaj…
14 kandidatë në garë për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, afati mbyllet në mesnatë
Mbyllet sot afati 7-ditor për aplikimet në garën për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, i hapur pas dorëheqjes së ish-kryepolicit Ilir Proda.
Deri në orën 16:00 të ditës së sotme, sipas burimeve zyrtare për InfoNews, kanë dorëzuar dokumentacionin për kandidim 12 kandidatë. Emrat e tyre janë:
Pellumb Seferi
Elidon Çela
Alfred Çepe
Rebani Jaupi
Saimir Boshnjaku
Lorenc Panganika
Afrim Tafa
Neritan Nallbati
Idejet Faskaj
Gentian Berberi
Tonin Vocaj
Skënder Hitaj
Arjanit Arapi
Gentjan Shehaj
Megjithatë, çdo kandidat tjetër i interesuar ka ende kohë deri në mesnatën e 11 marsit për të dorëzuar dokumentacionin e aplikimit përmes emailit.
Pas përfundimit të afatit të aplikimeve, Ministria e Brendshme pritet të publikojë në faqen zyrtare listën e plotë të kandidatëve që kanë aplikuar.
Më pas, brenda 10 ditëve, një Komision i Posaçëm i përbërë nga tre persona — një zëvendësministër i Brendshëm në rolin e kryetarit, sekretari i përgjithshëm i ministrisë dhe kreu i Agjencia e Mbikëqyrjes Policore — do të kryejë vlerësimin paraprak për verifikimin e përmbushjes së kushteve ligjore nga kandidatët.
