Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Durim Bamin, i cili u ekstradua të enjten nga Dubai drejt Shqipëria.
Bami nuk ishte i pranishëm në seancë, duke zgjedhur të përfaqësohet nga avokati i tij mbrojtës, Ilir Murati. Ky i fundit i kërkoi trupës gjykuese zëvendësimin e masës së sigurisë me një masë më të butë, si “arrest shtëpie”, por kërkesa u rrëzua nga gjykata.
Organi i akuzës, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, u përfaqësua në seancë nga prokurori Altin Dumani.
Gjatë seancës për masën e sigurisë, avokati Murati ngriti edhe shqetësimin se jeta e klientit të tij rrezikohet në ambientet e burgut 313. Ai kërkoi që të merren masa për garantimin e sigurisë së Bamit, përfshirë mundësinë e transferimit në një institucion tjetër të vuajtjes së dënimit.
Trupa gjykuese, e kryesuar nga gjyqtari Erion Çela, bëri me dije se kërkesa për transferim do të shqyrtohet nga autoritetet e burgjeve në bashkëpunim me SPAK.
