Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të shqyrtojë ditën e martë, në 24 mars, kërkesën e ish-Presidentit Ilir Meta për zbutjen e masës së sigurisë.
Gjyqtari që do të shqyrtojë kërkesën e Metës është Paulin Çera. Meta depozitoi kërkesë tjetër në Gjykatën e Posaçme, ku kërkoi lirimin nga qelia kundrejt një garancie pasurore.
Konkretisht Meta ka kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë ‘arrest me burg’ me një masë më të butë sigurie si ‘arrest shtëpie’, ‘detyrim paraqitje’, ‘garanci pasurore’ ose ‘ndalim i daljes jashtë shtetit’.
Vazhdimisht avokati i Ilir Metës Kujtim Cakrani ka deklaruar se ish Presidenti nuk ka asnjë shumë parash por ai vetë do ti ofronte paratë në rast se do ti duheshin Metës për ta njxerrë nga burgu.
