EKSKLUZIVE/ E tregojnë pamjet filmike…i zhdukur prej disa ditësh! Policia dyshon se Eglant Koçi është rrëmbyer dhe vrarë
Një 34-vjeçar, i quajtuar Eglant Koçi i cili ishte raportuar i zhdukur në Tiranë prej disa ditësh, nga hetimet e policisë të derimëtanishme, dyshohet se mund të kemi të bëjmë me një rrëmbim dhe më pas eliminimin e tij fizik.
Pavarësisht se ende nuk është gjetur policia në këtë përfundim ka arritur pas analizimit të disa pamjeve filmike.

Eglant Koçi i datëlindjes 17.09.1991, për të cilin familjarët kishin humbur kontaktet dhe kishin kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e tij.
Për këtë ngjarje është arrestuar me urdhër të Prokurorisë Enea Zyferi, dyshohet se ka përkrahur autorin e krimit.
Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet po vijojnë veprimet hetimore për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të rastit.
Pritet një njoftim zyrtar nga organet kompetente për më shumë detaje.
