I bëmë puçin Ilir Metës, Kryemadhi: Unë me Ramën donim Erion Veliajn
Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka lënë ambientet e GJKKO ku u paraqit për seancën paraprake. Kryemadhi foli për mediat, nga ku mohoi sërish akuzat e ngritura ndaj saj nga Prokuroria e Posaçme.Ajo u shpreh se në 240 faqe akuzë pjesa më e madhe janë fokusuar te ajo, dhe vetëm 35 faqe janë për ish-bashkëshortin e saj Ilir Meta.“Në 240 faqe akuzë që janë paraqitur 35 janë për CEZ-DIA-n për Ilir Metën dhe gjithë pjesa tjetër është e detajuar dhe është fokusuar te unë”, tha Kryemadhi.
Gjatë hyrjes në Prokurorinë e Posaçme ish-kryetarja e LSI-së tha se po ikën “drejt një beteje ligjore shumë domethënëse”, duke mos i kursyer batutat me gazetarët.Kryemadhi shtoi se “është shumë e lumtur” se ekspertiza e prokurorisë do të shohë mesazhet e saj me Edi Ramën në vitin 2014”.“Do i shohim të gjitha, ose si kemi zgjedhur Erion Veilajn kryetar bashkie, ja kemi futur Ilir Metës se donte Blendi Klosin, unë desha Erion Veliajn”, tha ajo.
