Elca Sherifi, Marslida Kita, Erjon Lala bëhen bashkë dhe marrin peng një 28-vjeçar! E dhunojnë fizikisht dhe seksualisht
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, kanë arrestuar tre të rinj për shkak se kanë marrë peng dhe kanë dhunuar seksualisht dhe fizikisht një 28-vjecar.
Në pranga kanë rënë Elsa Sherifi 24 vjece, Marslida Kita 22 vjec, Erion Lala 30-vjec pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë hequr lirinë një 28-vjeçari, dhe e kanë dhunuar.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtuar si “Te Pamja” në Kryeqytet. Pasi e kanë rrahur dhe e kanë lidhur madje duke e dhunuar edhe seksualisht e kanë future në bagazhin e një makine. Më pas ka qënë një patrullë police që ka ndaluar të rinj dhe ka gjetur të lidhur në bagazh 28-vjecarin.,
