Policia e Shtetit ka bërë ndryshime në drejtimin e disa qarqeve. Ulian Shpataraku është emëruar drejtor i Policisë së Qarkut Korçë, ndërsa Erjon Ahmeti do të drejtojë Policinë e Qarkut Elbasan. Këto lëvizje janë pjesë e ristrukturimeve në kuadër të forcimit të rendit dhe sigurisë.
Kush është Ulian Shpataraku?
Ai deri në muajin prill ka qënë me gradën Komisar. Ndërsa në muajin prill me nenin e ligjit që parashikon “gradat për funksione të veçanta” atij iu dha grada drejtues. Prej disa muajsh ai ka mbajtur postin si Zv.Drejtor i Policisë në Elbasan. Ndërsa emri I tij ka qënë edhe I pezulluar. Në janar 2023, Ulian Shpataraku, me detyrë shef seksioni i Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Elbasan, është pezulluar nga detyra nga drejtoria Rajonale e AMP-së Elbasan-Korçë. Por më pas u rikthye sërish në detyrë.
Kush është Erjon Ahmeti?
Erion Ahmeti dikur në Korçë ishte shefi i qarkullimit, një polic i përulur të cilin e shihje në gjithë rrugët e juglindjes teksa përpiqej të krijonte një sistem për policinë rrugore. Vite më pas, atëherë kur edhe koha kaloi e gradat e mosha u rrit, Ahmeti risillet në Korçë si drejtor i drejtorisë vendore të policisë së Korçës. Tashmë ai vjen në krye të policisë së Elbasanit.
Ndryshimet e mëparshme:
Florian Dano do të drejtojë Policinë Kufitare në Dibër.
Elvid Shehu është emëruar në Policinë Kufitare në Sarandë.
Ferit Merkaj është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Himarë.
Kliton Zharri do të drejtojë Komisariatin e Policisë në Cërrik.
Ajet Bega është caktuar Shef i Komisariatit të Policisë Kurbin.
Leonard Ndreka do të marrë drejtimin e Komisariatit të Policisë Gramsh.
Krenar Guçe është emëruar Zëvendësdrejtor për Krimet në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.
Gentian Dedej është caktuar Shef i Komisariatit të Policisë Pogradec.
Faik Ruko do të drejtojë Komisariatin e Policisë Korçë
Idriz Daulle, nga zvdr i rendit në DVP Tiranë emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 5, Tiranë.
Besmir Qebini nga Shef Komisariati i Policisë nr 5 emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Kukës.
Bekim Lika, nga Shef i Komisariatit të Policisë Kukës, emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Shkodër.
Ermal Kenaçi emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 2, Tiranë.
Feliks Hoda emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 4, Tiranë.
Ervis Gjoshi, nga Shef i Komisariatit të Policisë nr. 4, emërohet Zëvendësdrejtor për Rendin në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.
Robert Losha emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 7, Tiranë.
Elton Shahini emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 1, Tiranë.
Këto lëvizje vijnë si pjesë e një strategjie për forcimin e rendit dhe rritjen e efektivitetit në menaxhimin e situatave në terren. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit thekson se ndryshimet synojnë përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe garantimin e sigurisë në çdo rajon të vendit.
