Gjatë mbrëmjes së djeshme, në Tiranë dhe Durrës janë zhvilluar kontrolle të shumta në biznese, banesa dhe njësi të tjera shërbimi, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Aksioni është mbështetur nga forcat e Policisë së Shtetit dhe, sipas të dhënave paraprake, deri tani nuk raportohet për persona të arrestuar. Burime konfidenciale bëjnë me dije se kontrollet janë pjesë e një hetimi të nisur nga SPAK për një grup të strukturuar kriminal, i cili dyshohet se merret me trafikun e lëndëve narkotike.
Operacioni pritet të vijojë edhe në ditët në vijim, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e ndalimeve apo arrestimeve të mundshme në fazat e ardhshme të hetimit.
