Dy makina i kaluan sipër 7 vjeçarit! Arrestohen shoferët e aksidentit te Kthesa e Kamzës
Komisariati i Policise Rrugore Tiranë ka vënë në pranga Tomorr Shukullin, një nga shoferët e dyshuar pergiegjës për aksidentin e sotëm ku humbi jetën nje 7 vjeçar.
Në pranga ka rënë gjithashtu edhe Valentina Koltraku, që ka qene ne drejtim te nje automjeti tjeter qe perplasi 7-vjeçarin.
Burimet pranë grupit hetimor, shpjegojne per replike se i mituri është perplasur nga dy automjete, por goditja fatale u mor nga drejtuesja Koltreku.
Shoferi qe perplasi per vdekje nje femije 7-vjeçar ne Tirane dhe u largua nga vendi i ngjarjes eshtë arrestuar nga policia.
Sipas njoftimit zyrtar, pas aksidentit te ndodhur rreth orës 11:20 në rrugën “Kastriotët”, drejtuesi i automjetit eshtë vetedorezuar ne komisariat. Menjehere pas kryerjes se veprimeve procedurale, ai eshtë vënë në pranga.
I mituri u transportua me urgiencë ne spital pas perplasjes, por per shkak te plageve të rënda nuk arriti të mbijetojë.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe dokumentimin ligjor te ngjarjes.
