DETAJET/ Atentati në Lezhë, polici u kundërpërgjigj me armë
Të tjera detaje bëhen me dije lidhur me atentatin që tronditi Lezhën mbrëmjen e së dielës, ku një 30-vjeçar mbeti i plagosur.
Ne momentin e ngjarjes i pranishëm në berberhanen e sulmuar në fshatin Rrilë, ndodhej edhe një oficer policie.
Oficeri i Policisë ka dëshmuar para hetuesve duke thënë se ndodhej aty rastësisht dhe ka pranuar se kur ka ndodhur sulmi, ka qëlluar me armë zjarri me qëllim për të neutralizuar autorët.
Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, edhe biznesi përballë berberhanes ka marrë disa plumba.
besohet se autorët e ngjarjes besohet të kenë qenë tre persona, njëri prej të cilëve mund të ketë luajtur rolin e shoferit dhe dy të tjerë në rolin e qitësve. Ata kanë qenë të maskuar me kapele në kokë.
