Çmendet babai në Durrës! Tenton të vrasë vajzën me thikë më pas veten! Patrulla e Rendit bën mrekullinë…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në Qërret, Durrës, ku babai, Ardian Varrosi, në gjendje të dehur kërcënonte vajzën e tij, të cilën e kishte dhunuar më parë në banesë.
Vajza ka mundur të shpëtojë nga duart e babait, ndërsa ky i fundit, me thikë në dorë, ka hyrë në banesën pranë shtëpisë duke kërcënuar sërish.
Ka ndërhyrë policia, konkretisht patrulla e rendit që ndodhej me shërbim aty pranë, duke shmangur përshkallëzimin e situatës.
Autori më pas ka goditur veten me mjetin prerës në pjesën e qafës dhe është dërguar për ndihmë nga vetë patrulla, e cila ka mundur të parandalojë goditjet e tjera me thikë që ai mund t’i shkaktonte vetes.
Sipas burimeve nga spitali i Durrësit, mësohet se gjendja e tij është e rëndë dhe po mbahet nën monitorim nga stafi mjekësor, ndërsa është ngritur një grup hetimor për të dokumentuar ngjarjen e rëndë.
